
Une nuk isha takuar asnjehere me ate njeri, por sa here qe lexoja fragmentet e romaneve dhe ciklet e tij poetike, njeri me i bukur se tjetri, gatuar me shije atje ne kasollen e tij prej bohemi, ne brigjet e detit ne Loutraqi, me dukej se kisha nje jete qe e kisha mik
I lexoja me nje fryme poezite e reja, qe publikonte ne fb dhe gazetat letrare, i perpija me nje fryme fragmentet, qe publikonte here pas here nga romanet e tij, plot ngjarje, intriga dhe karaktere, nga Shqiperia dhe Greqia, (atdheu i tij i dyte, ku kishte tridhjetë vjet qe ishte vendosur sebashku me familjen,) buzeqeshja me humorin e holle dhe te zgjuar jugor te babait dhe gjyshes se tij minoritare , qe autori i kishte bere pjese te perjetshme te krijimtarise se tij per vite dhe dekada, Ndonjëherë me dukej se Cubin, shokun e tij te vjeter te aventurave te tij mund te kisha takuar edhe une diku , ne ndonje aventure moshe, duke kthyer ndonje gote në ndonje nga mejhanet tipike te Lacit, apo Tiranes,ku tymi i cigareve dhe qofteve te zgares, s'te lene te shikosh as pertej hundes tende
Grigor Jovani ishte nga ato Heronjte e medhenj por te heshtur te shkrimit letrar, qe te ngjallte admirim dhe respekt, sa per stilin e tij te rrjedhshem te te shkruarit, per narrativen e pasur dhe plot befasira, per menyren se si i gjuante personazhet dhe ti vendoste perpara me nje elegance aristokratike, per humorin qesendises dhe alegorine, por mbi te gjitha per shpalosjen e pervojes se tij krijuese dhe energjine qe shperndante tek lexuesit nepermjet letërsise se tij cilesore
Duke qene nje krijues me nje talent te spikatur dhe nuhatje te thelle
krijimtaria e tij diti te zbulonte personazhe pafund nga diktatura dhe tranzicioni yne, duke nisur qe nga jeta e gjimnazit, studentit, gazetarit investigativ dhe emigrantit ne kerkim te egzistences, ose ndihmesinfermierit ne spitalin e te moshuarve ne Athine, te gjithe te veshur me veshjet perkatese te kohes dhe artit
Njohes i shkelqyer i psikologjisë se tyre, dhe mjeshter i tipizimit, ai diti te marre nga ta me te miren dhe me te vecanten, duke krijuar me ta nje galeri te tere personazhesh njeri me interesant se tjetri
Grigori si cdo krijues, nuk u perkedhel asnjehere nga politika dhe shoqeria jone e shurdher antiart
Mbas largimit nga Shqiperia ai u vendos ne Athine , ku i'u desh te bente pune nga me te ndryshmet dhe me te rëndomta, per te mbajtur familjen,
Naten vinte naten ikte Dhe me e keqja sic thoshte edhe vete me ironi, ne Greqi e konsideronin si Shqipetar, ndersa ne Shqiperi e konsideronin si grek Edhe pse i gjendur mes dy zjarresh ai nuk e ngriti asnjehere flamurin e bardhe te perkuljes, si lypi askujt ndihme dhe perkrahje Te vetmit qe i'u perkul ne jete ishte familja dhe letërsia e tij Rralle here kam ndeshur krijues te perkushtuar dhe punetor sa ai, I mjaftonin nje jave pushime ne nje nga ishujt e vegjel greke, qe te kthehej me nje traste me poezi te mrekullueshme, I duhej nje muaj prehje ne Loutraqi, qe te mbaronte pjesen e pare te nje vepre ne proze
Kush ka lexuar ciklet e poezive te ketij autori dhe nuk u mbush me emocione dhe imazhe, kush ka lexuar Heronjte e perkthimeve te tij nga letersia greke dhe ajo boterore dhe nuk u dashurua me artin e tyre gjenial dhe forcen e perkthimit nga ai
Kontakti me letersine dhe artin e madh grek dhe ate boteror, e pasuroi dhe i dha te tjere dimensione krijimtarise se tij shume dimensionale E beri me te vetedijshme dhe me filozofike ate Jane me dhjetra dhe qindra gazetat revistat dhe portale nga me te rëndësishmit, , ku spikasin shkrimet e tij plot vlera sepse Grigori nuk donte te mbante gje per vete
Ai e dashuronte lexuesin e tij dhe nuk u kursye asnjehere per ta kenaqur ate, jo me deklarata dhe fjale boshe, por duke i dhuruar atij veprat e tij origjinale si dhe shume nga ato botërore, te perkthyera Ne emer te ketij lexuesi, ai nuk u lodh se polemizuari me antivlerat dhe tregetaret e letersise, duke evidentuar sa te mund vlerat e verteta artistike Bashkepunetoret e tij te revistes letrare Pegas, " qe dilte ne Athine, qe e drejtoi per shume vite sebashku me Miho Gjinin, mund te flasin shume per te , sepse kane se c'te thone Prej kohesh ai vuante nga nje semundjen e rëndë vdekjeprurëse, por nuk e jepte veten Edhe ne keto kushte ai gjente force dhe energji, per te shkruar shkruar dhe perkthyer, duke sfiduar lodhjen rraskapitëse nga kimio Ai shkruante, edhe kur i varej koka nga pagjumesia dhe dhembjet e padurueshme te semundjes, edhe kur burokrate dhe mashtrues, nga Tirana, qe sot kane marre ne duar fatet e letersise dhe krijuesve tane, e fyen paturpësisht duke e anashkaluar me qellim dhe keqdashje vepren e tij konkurruese ne proze, vlerat e se ciles shumëkush i cileson si nje arritje te rendesishme te romanit tone bashkekohore. Kjo ngaqe Grigori besonte tek letersia, po aq sa tek e verteta,sepse ai kishte lindur dhe ishte njehsuar perjetesisht me te Me kujtohen bisedat tona te pakta ne mesenxher me te ,sa here qe shkruante fjalen letërsi, ai gjithmone e shkruante ate me germa te medha si te nje shenjti
Une besoj se te njejten dashuri, ai do ta ruaj per te edhe tani qe fryma dhe shpirti i tij, shkuan te takohen me superiorin ne qiellin e perjetesise, Besoj gjithashtu qe krijues te medhen te nivelit te tij, dijne te jene te pavdekshem dhe madheshtore edhe mbas frymes se fundit, dhe largimit fizik prej nesh
Une nuk e kisha takuar asnjehere Grigor Jovanin, por fale letersise se tij qe i kishte dhene portretin e dhimbjes dhe dashurise, kisha ndjesine, se e kisha mik prej kohësh.
Sot qe gjithë miqte dhe portalet letrare, po shpërndajnë ne eter lajmin e ikjes se tij te parakohshme , nuk di pse kam nje dhimbje dhe mbajtje fryme ,qe nuk me lene te qete
Grigori ka shkuar, por nuk ka ikur
Tashme ai dhe vepra e tij qendroje ne nje vend, duke gdhendur madheshtine e tyre te mohuar.
Agim Bajrami
Savona, Itali 12 - 3-2025
Po Agim Bajrami. E vertete eshte. Ai ka shkuar por s`ka ikur. Ka lene pas te gdhendur krijimtarine e tij.