top of page

Ne, katër shokë pedagogjikas


Bashkim Saliasi

Reportazh nga Bashkim Saliasi

Ne, katër shokë pedagogjikas të shkollës pedagogjike të Fierit (në vitet ’70 -74,) në një vizitë mikëpritëse në qytetin e bukur të Tepelenës.


Vendimi


Shoku im, Zagoll Gjoni, më tha se, Kujtimi, shoku ynë i klasës hera-herës kur flasim në telefon më përsërit ftesën: -Kur do t`ju bëhet mbarë të vini të vizitoni qytetin tim, Tepelenën?

Një telefonatë e dy shokëve të mi njëri pas tjetrit më bënë me dije se në datën 02.11.2019, nëse je dakort, së bashku do t`i përgjigjemi ftesës së shokut tonë Kujtim Brahimi. Shokët më thanë gjithashtu se, Pëllumbi nuk na vjen, sepse ka arsyet e veta. Më në fund pasi rregulluam punët tona ramë dakort që, në ora 6.00 të mëngjesit, ditën e shtunë të nisemi nga Tirana në drejtim të Tepelenës.

Përgatita çantën që në darkë në të cilën vendosa dy libra: “Parnasi sheh me bishtë të syrit”, vepër kushtuar shkrimtarit të mirënjohur Viron Kona, dhuratë për biblotekëne qytetit Tepelenë dhe librin e shkollës “Vëllazërimi”, dhuratë për shokun tim, zotin Kujtim Brahimi.

Në mëngjes, të tre shokët e shkollës, maturë e vitit 1974, kolonel Gëzim Ismaili, pilot, komandant Zagoll Gjoni, punonjës policie dhe unë, pasi pimë kafen e mëngjesit te lokali pranë shtëpisë së Gëzimit, morëm rrugën për Tepelenë.

Rruga kaloi shpejtë edhe pse udhëtuam dy orë e gjysëmë, por ne na u duk shumë e shkurtër sepse hymë në botën e kujtimeve dhe secili nga ne tregonte për shokët e shoqet që kishte pasur mundësi t`i takonte gjatë këtyre 45 viteve që ikën shpejtë, teksa ne, rinia e atyre viteve, tani jemi bërë gjyshër me flokë të bardhë apo dikush pa flokë fare.

Kujtuam profesorin Pipi Jano, që na niste me vrap në një xhade që ndodhej pas lagjes “Liri Gero” dhe kur arrinim në fund, profesori na thoshë me shaka kur ktheheshim: “-Hë arritët të çezmat dhe a i hapët musllukët?”...

Sollëm në kujtesë mësueset tona që, me profesionalizmin e tyre, na qëndronin shumë afër, kur ishte për të kërkuar llogari na bërtisnin, por ama në ambjentet që argëtoheshim bëheshin njësh me ne: mësuese Ida Tanku, Drita Sara, Minella Sara, Gjergj Toska, Bardhyl Shehu, Liljana Shehu, Afërdita Murati, Afërdita Çërra etj Në Tepelenë

Ora shënoi 8 e 35 minuta.

Kolonel Gëzimi, që drejtonte makinën përsëriti: -U thashë që në ora 8 e 30 do jem te shtatorja Ali Pashë Tepelena. Ali Pasha qëndronte në një piedestal paksa i krekosur në hyrje të qytetit me fytyrë nga Janina. Busti i Ali Pashë Tepelenës dukej sikur thoshë: -Merrni lejë një herë nga unë, pastaj futuni brenda në qytet dhe vizitoni kalanë dhe qytetin e bukur të Tepelenës. Shoku ynë Zagalli u lidh shpejtë me shokun tonë tepelenas, Kujtimin, i cili na priste diku më lartë, në mes të qytetit. Tepelena më ra menjëherë në sy. Një qyteti i vogël, i pastër plotë hijeshi, por me histori të mëdha. Pasi u takuam me Kujtimin dhe parkuam makinën, ai na propozoj që, çastin e parë të njohjes me qytetin e Tepelenës, do e fillojmë me një foto te busti i Ali Pashait. Me kënaqësi, -thamë të tre me një gojë dhe morëm rrugën për te busti i Ali Pashait. Një ish nxënëse e shokut tonë Kujtimit, kur na pa që po i afroheshim bustit të Pashait i foli shokut tonë tepelenas: -Profesor Kujtimi do bëni foto? -Po!? -Ma jepni mua aparatin, se fotot do t`jua realizojë unë, ish nxënësja jote, në ciklin fillor më keni dhënë mësim ju mësues Kujtimi. Shoku jonë u befasua. E përshëndeti vajzën me mirësjellje dhe ajo realizoi fotot që janë më poshtë. Kur mbaruam me fotot, të gjithë ishim në një mendje se, shtatorja e Ali Pashës është simboli i qytetit tëTepelenës.

Më pas Kujtimi na shëtiti cep më cep të Tepelenës, duke iu përgjigjur pyetjeve tona kureshtare:Ku është biblioteka e qytetit? Po Pallati kulturës? Po shkollat, ku janë?... Ai na shpjegoi se diku poshtë po ndërtohet një urë që lidh qytetin e Tepelenës me zonat dhe qytetet Gjirokastër e Përmet. Qëndruam përballë hyrjes së kalasë dhe poshtë vrojtuam për disa çaste puntorët që ndërtonin urën. Përballë, matanë, lumit Vjosë u shfaq një peizazh i mrekullueshëm, të cilin e fiksova në aparatin celular. Jo vetëm mua, por të tre ne shokëve të klasës, qyteti i vogël i Tepelenës na la shumë mbresa. Një qytet i vogël, me rrugë të pastra dhe me një gjelbërim në përshtatje me florën e zonës. Nuk lamë cep të qytetit pa shëtitur dhe në kujtesën tonë hodhën rrënjë mbresa të thella, për këtë qytet antik, të pa njohur nga afër nga ana jonë, pasi të tre kishim kaluar disa herë në atë rrugë për në Gjirokastër, Përmet apo Sarandë, por asnjë herë nuk na kish rënë rasti që ta vizitonim qytetin dhe të mahniteshim me bukuritë e tij magjike. Ja njihnim mirë historinë e krijimit të qytetit, por nuk e kishim parë nga afër, mundësi që na e krijoj vizita që organizuam për t`u takuar me shokun tonë, Kujtim, shokë klase në vitet ’70-74, në pedagogjiken e Fierit. Një kafe mirëseardhje me shokun tonë Kujtim Brahimaj

Kujtimi pasi na njohu me qytetin, na ftoi që të pimë kafen e mirëseardhjes. U ulëm në një lokal në mes të qytetit për t`u çlodhur pak çaste. Pasi u rehatuam e dhamë porositë, i dorëzova shokut, Kujtimit, dy kopjet e librit “Parnasi sheh me bisht të syrit”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë letrare-artistike të shkrimtarit të mirënjohur Viron Kona, për në bibliotekën e qytetit dhe një kopje të librit të shkollës 9- vjeçare“Vëllazërimi” Tiranë, dhuratë për në bibliotekën e tij. -Do të sjellë përsëri libra për bibliotekën, Kujtim, kur të vizitoj qytetin tuaj përsëri.. Duke qëndruar në kafe, na përshëndeti në telefon shoku ynë Hekuran Duçka nga Përmeti, por që banon dhe jetonë në Athinë. -Ju kam zili, - na tha në telefon, por ç’e do, gjendem largë, “tre male kaptuar”. Bëmë shaka me shokun tonë, që plaga e emigracionit e ka bërë që të punojë dhe të jetojë në vendin fqinjë, Greqinë. Më pas, na përshëndeti shoku ynë nga Tepelena, me banim në qytetin e Fierit, Baftjar Shehu, që na mungoj atë ditë për një arsye familjare. Biseda midis shokësh, ishte shumë e këndshme. Iu luta Kujtim të na krijonte mundësin që, punëtorja e shërbimit të na bënte një foto. Pastërtia dhe rregulli mbretëronte në këtë qytet. Tek ne, shokët e ardhur nga Tirana, pastërtia la mbresa të pa shlyshme, të cilën e reflektuam midis nesh në bisedat që zhvilluam gjatë rrugës në kthim. Kafeja pas një rrugëtimi të gjatë dhe një shëtitje relaksuese në qytetin antik të Tepelenës ishte shumë me shumë mbresa. Më në fund, shoku jonë na kërkoj leje për të shkuar pranë familjes, të linte librat dhuratë dhe, më pas do shkonim drejt Urës së Dragotit, në lokalin “Saimola”..

Dolëm përsëri për të shijuar bukuritë e qytetit dhe realizuam disa foto kujtim pranë heronjve të qytetit Tepelenës: Abas Shehu, Asim Zeneli e Mustafa Matohiti. Nuk mund të largohemi nga ky qytet, pa bërë disa foto, kujtim nga kjo vizitë shumë e bukur, - u thashë shokëve të mi.

Te lokali “Saimola” pranë urës Dragot

Lamë qyetin e bukur të Tepelenës dhe morëm rrugën për në lokalin “Saimola”. Gjatë rrugës Kujtimi na foli për fshatin e lindjes dhe pronat që ka trashëguar nga prindërit e tij.

-Kujdesem vazhdimishtë për to dhe sidomos ullinjtë që janë një pasuri tepër e vyer për ne që jemi mësuar me vajin e ullirit dhe frutin magjik të tij.

Gjatë rrugës u përhumba në postimin e fotove nga aparati im në aparatet e tyre dhe nuk fiksova dot bukuritë e natyrës me pamjet magjike që afron lugina e lumit Vjosë.

Pasi kaluam urën e Dragotit, pak metra më tej, u gjendëm në mjediset e lokalit “Saimola”.

Me aparatin që kisha në dorë, duke vizituar ambjentet e tij, fiksova shokun tim Zagoll Gjoni në një mjedis tepër relaksues të lokalit “Saimola”. Një lokal i thjeshtë buzë Vjosës, i ndërtuar me gurë, kishte ambjente çlodhëse për të kaluar disa orë, ku shijoje jo vetëm gatimet tradicionale të krahinës, por edhe bukuritë e natyrës në këtë fund vjeshte që afron lugina e Vjosës.

Pronari i lokalit jo vetëm që kishte zbatuar një artitekturë tepër relaksuese për mysafirët që bujtin sidomos në fundjavë, por dhe rrugëtarët që u bje rruga shijojnë një vakt tepër të këndshëm të zbukuruar me lule gjithfarë ngjyrash si ky që shikoni. Pasi vizituam gjithë ambjentet e lokalit “Saimola”, vendosëm që të drekojmë në katin e dytë. Kamarieri solli menunë, por shoku jonë Kujtimi e kish “ndarë mendjen” dhe na pyeti: -Dëshironi mish keci apo mish qengji. -Keci u përgjigj Gëzimi. -Atëherë, mish keci dhe dy zogj fushe, me përshesh me kulaç. Unë, - tha Zagalli, - dua një salcë kaçube. E pash me habi?! –Ç’është kjo salca e kaçubës, që nuk e njoh, i them? Kujtimi dhe Zagolli më shpjeguan se salcë kaçube, thonë salcës së ruajtur në lëkurë. Ishte vërtetë e mrekullueshme. Nuk mund të largohesh nga gryka e Këlcurës, pa fiksuar këto pamje kaq relaksuese pranë lumit Vjosë, me një florë të pasur, që ia shtojnë bukurinë natyrës së egër të këtyre viseve me histori të mëdha. Ky pejsazh kaq i bukur, por i egër më bëri të mendohem se nuk ka pasur faj AliPashaj që ka zgjedhur këtë vend dhe ngriti kalanë për tu bërball hordhive turke, sepse kjo grykë ishte mburoj për qytetin dhe kalanë e Tepelenës. Largohemi nga ambjentet e lokalit “Saimola”me përshtypjet më të mira për bujarinë, mikpritjen dhe respektin që treguan punonjësit e shërbimi të këtij lokali me mjedise mjaftë të bukura dhe çlodhëse. Dhe ja më në fund vizitës sonë në qytetin e bukur të Tepelenës i erdhi fundi. Një kafe relaksuese në këtë mjedis tepër çlodhës na shijojë dhe u ndamë miqësishtë me shokun tonë Kujtimin, për t`u takuar në muajit në vazhdim në kryeqytet, Tiranë. Gjej rastin dhe në emër të shokve të mi, ta falënderoj Kujtimin për pritjen e ngrohtë që na rezervoi dhe, e mirëpresim në Tiranë. Bisedë telefonike me punonjësen e Biblotekës Tepelenë

Një zile telefoni, më shkëputi nga puna në kompjuter, që në orët e para të mëngjesit.

-Alo, -jam Kujtimi!

-Urdhëro Kujtim!

Ndodhem në mjediset e brendshme të biblotekës së qytetit dhe zonja dëshiron të flasë me ju.

-Me kënaqësi, z Kujtim.

-Përshëndetje! Jam Rovena dhe vlerësoj shumë aktin tuaj të dhurimit të këtij thesari kushtuar shkrimtarit të mirënjohur Viron Kona “Parnasi sheh me bisht të syrit”, të përgatitur nga ana juaj.

E falënderova edhe unë znj. Rovena dhe z. Kujtim që, librat e mi shkuan në biblotekën e qytetit të Tepelenë dhe që, edhe lexuesi tepelenas, të njihet me krijimtarinë letrare e artistike të shkrimtarit Viron Kona.




46 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page