“VETTING”-u i 6 Tetorit ndëshkoi PAN dhe la jashtë parlamentit patericat eThaçit:
Nga Skënder Sadri KAPITI
Votimi i 6 Tetorit 2019 për nga rëndësia ishte si njw revolucion paqwsor ndemokratik ndwshkimor , apo edhe njw si VETTING popullor pwr politikwn .
Politikës dhe politikanëve në Kosovë gjatë këtyre viteve sodomos të pas Shpalljes së Pavarësisë , atyre u doli boja si një politikë e pushtetarë të interesuar vetëm për pushtet, për përfitime personale , për abuzivizëm dhe korrupsion, dhe vetëm e vëtëm patën si qëllim pasurimin e tyre.
Qeveritë dhe qeveritarët e pushtetit qëndror dhe të atyre lokal vetëm sa e shkynë, e coptuan, e vodhën dhe e ropën Kosovën dhe qytetarët saj.
Deri aty e prunë gjëndjen në Kosovë sa që shqiptarët u detyruan që të marrin përsëri rrugën e azilit dhe të eksodit si dikur që ua impononte regjimi kriminal e barbar i kolonizatorit serb .
Dhe votimi i 6 Tetorit 2019 ishte si një çlirim i dytë për Kosovën nga prangat e krimit, vjedhjes, korrupsionit dhe të padrejtësisë.
Prandaj edhe ndëshkimi i tyre pritej dhe atë e bëri vota e 6 Tetorit 2019.
Ndëshkimi dhe humbja e PAN ishte më se i merituar, pasi dështuan si keqqeverisja e interesave të qeveritarëve , e luksit dhe e rritjes së pagave të tyre; u ndëshkua si qeverisja më burokratike dhe më e fryrë me zëvëndëskryeministra, ministri, ministra, zevendësministra, me drejtori e me turli-lloj këshilltarësh sa as në historinë botërore nuk ishte shënuar një gjë e tillë ndonjëherë,as në perandoritë dhe as në shtete me popullsi dhjetra e qindramilionëshe, por u formula si një rast unikal në botë në Kosovë, ku dhe aq më tëpër kur Kosova është një shtet i ri, i vogël ,shumë i varfër dhe me një buxhet tejet minimal .
U ndeshkua Qeverisja e pushtetit privat mbushur me akraballëk familjar, fisnor, krahinor e nepotiko-klanor partiakësh të partive të atij kualicioni.
Do të duhet një kohë shumë e gjatë që të shlyhet nga kujtesa kolektive në Kosovë ky kësisoj zullumi e papërgjegjshmërie keqqeverisje që kanë hipotekuar partitë që u ndëshkuan me 6 Tetor 2019 .
Dhe besoj se zallamahinë e atij kualicioni me postet shtetërore dhe me paranë publike do ta bëjë transparent qeveria e kualicionit VV-LDK, Kurti-Osmani që pritet të formohet së shpejti. Nuk duhet vepruar si deri tani si në Kosovë dhe as ashtu si në Shqipëri që opozitat premtojnë luftë dhe ndëshkim kundër krimit e korrupsionit ,por kur marrin pushtetin e harrojnë atë.
Pra, ndryshimin që vota qytetare ia besoi Albinit dhe Vjosës nuk duhet të mbetet si ndryshim , ndërrim e zëvëndësim pushteti por duhet mbajtur premtimi për ndryshimin rrënjësor si filozofik ashtu edhe praktik të mënyrës së qeverisjes për një qeverisje ndryshe: antikrim, antikorrupsion, qeverisje ligjore-demokratike, transparente por sidomos ndëshkimore dhe penale për abuzivizmin, krimin, korrupsionin , hajdutërine e qeverisjes paraardhëse , duke i kallxuar në prokurori dhe paditur në gjykatë të gjitha abuzimet, vjedhjet dhe shpërdorimet e parasë publike që kanë bërë pushteti dhe pushtetarët paraardhës.
Këtë pret me padurim opinioni që i votoi dhe ua besoi qeverisjen VV-LDK-së, Albinit dhe Vjosës.
Mbetja jashtë parlamentit e B.Pacollit, F.Limës dhe Sh. Ahmetit i cili vete mori pak mbi 5000 vota, dhe vetëm një deputet Partia e tij është fitore politiko-demokratike e vullnetit popullor, është rezultat i ndëshkimit të merituar që u bëri atyre verdikti i popullit. “Të vetëlarguarit “ nga VETËVENDOSJA, ishdeputetët dhe kryekomunari Ahmeti, menduan se do t’i shërbenin qëllimit dhe shërbimit të PAN-it dhe Presidentit Thaci per ta dëmtuar dhe asgjësuar VV, por doli tjetra , ata rezultuan se kishin qenë viruse infeksioni korrupsioni, padinjiteti dhe papersonaliteti politik ; dhe “vetëlargimi” i tyre paska qenë se ata nuk mundën të gjejnë kushtet dhe substraktin mjedisor politik për t’u zhvilluar si sëmundje infektive virusale në trupën e shëndetshme politike dhe kombëtare të VV të drejtuar nga Albin Kurti.
Dhe vota popullore e 6 Tetorit i klasifikoi ata si “mbetje politike karantinore” jashtëparlamentare.
Ndërsa rezultati i LDK-së i dedikohet faktit të fillimit të reformimit të saj, sidomos me kandidimin prej saj të Vjosa Osmanit për kryeministre, që ajo së bashku me një plejadë të re që kandiduan për deputetë nga radhët e LDK-së duke kandiduar ndividë cilësorë patriotikisht, intelektualisht ashtu edhe moralo-etikisht të cilët kanë mbajtur qëndrim e pozicionim serioz, të guximshëm, kritik dhe real gjithmonë kundër keqqeverisjes së kualicionit që u ndëshkua. Kjo gjë si fakt solli dhe riktheu shpresën të antarësia, te simpatizanët dhe te votuesi kosovar, të cilët mundësuan që LDK të marrë rezultatin më të mirë që nga koha e Rugovës.
Të dy , si Albini i VV, ashtu edhe Vjosa e LDK ishin imazhi pozitiv që përfaqësuan të dy forcat politike, por që i dhanë edhe besueshmërinë, serozitetin dhe hijeshinë zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019
Me dt. 7 nentor 2019 u shpallen rezultatet pasi përfundoi numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Këto zgjedhje ishin një referendum i madh dhe i rëndësishëm kombëtar, pasi ndëshkoi ashpër kualicionin e arkitektik famëkeq Hashim Thaçi , kualicionin PAN, ndëshkoi ashpër edhe patericën e dyfishtë: edhe të Presidentit Thaci por edhe të PAN-it, pra ndëshkoi ashpër edhe PSD-në e Shpend Ahmetit që fitoi me shumë vështirësi vetëm një deputet..
Por si meritë të madhe ka ajo se vota popullore ndëshkoi dhe i la me meritë jashtë parlamentit patericat e kualicionit PAN , më sakt patericat e regjimit të Presidentit Thaçi, pikërisht Behxhet Pacollin , Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn.
Jashtë parlamentit mbetën spekullantët më të mëdhenj të politikës kosovare, të cilët vetëm sa e kanë shfrytëzuar politikën , pushtetin dhe postet partiake dhe të pushtetit për korrupsion dhe vetëm për përfitime personale pushteti e pasurimi, si dhe për interesa familjare, nepotike e klanore.
Duke mbetur keta jashtë parlamentit , parlamentit iu dha kështu mundësia dhe shansi jo vetëm që të nxjerrë një qeverisje të pastër, të përgjegjshme para popullit dhe interesave të tij , dhe e cila, duke mos pasur parlamenti mostra të tilla deputetësh, dhe të diskredituarish, dështakësh e të korruptuarish të qeverisjes PAN, si Behxhet Pacolli ky matrapaz politik dhe dështaku i madh si zëvëndeskryeministër i parë dhe ministër i jashtëm , ku nën keqdrejtimin prej tij të diplomacisë kosovare u bë e mundur tërheqja e rreth 13 njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, si dhe të dy bashkëdrejtuesve të një të ashtuquajturi Delegacion per Negociata me Serbinë, që ishte një strukturë thellësisht antikushtetuese e drejtuar nga Limaj e Ahmeti, ku ky i fundit ka probleme korrupsioni edhe si kryekomunar i Prishtinës.
Dhe me pastrimin e parlamentit prej tyre që bëri VETTING-u popullor, vota popullore me 6 Tetor 2019, si rezultat i kësaj do të ketë më pak “gurë në rrota” për ta penguar punën e qeverisë VV-LDK te kryesuar nga Albin Kurti në ndërtimin e shtetit të së drejtës, të zhvillimit e të progresit demokratik dhe në efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
Duke mos qenë deputetë të Parlamentit as AKR, pronë e Pacollit , as NISMA e Limës dhe as pronari i PSD, Shpend Ahmeti kjo është në favor të interesit të Kosovës, pasi nuk ka mbështetje parlamentare dhe as politike prej tyre as Presidenti Thaçi të cilit edhe atij duhet t’i ndërpritet mandati i Presidentit, për shkelje të Kushtetutës me pasojave të rënda të kërcënimit të sovranitetit dhe të shtetit të Kosovës në marrëveshjet me Serbinë, pasi ai ishte dhe mbështetës i planidese antishqiptare për coptimin e Kosovës; si një President i pameritë dhe që u zgjodh në kushtet e pothuajse të një gjëndjeje të jashtëzakonshme të revoltës popullore të drejtuar me të drejtë nga VETËVENDOSJA, ashtu sikurse ishte po VV ajo e cila e kundërshtoi dhe i hoqi mandatin Presidentit Pacolli , i cili edhe si kryediplomat në qeverisdjen e PAN u shqua si mbartës i padevotshmërisë së këtij posti, dhe që sipas tij humbja e kualicionit PAN na paska ardhur prej ideologjive të shumta të kualicionit. Ky është një justifikim mjeran ,pasi realisht kualicioni ka pasur vetëm një ideologji: korrupsion, abuzivizëm, nepotizënm , burokraci dhe paaftësi e papërgjegjshmëri qeverisëse.
Pra, tashmë edhe Presidenti aktual, të cilit i kanë rënë edhe patericat, ai duhet të shkarkohet, pasi mjaft dëme të mëdha e të rënda i kanë ardhur Kosovës prej tij, në shkelje flagrante të interesave kombëtare dhe në shkeklje të rënda të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Këtë tashmë duhet ta bëjë parlamenti i Kosovës.
Comentários