top of page

Ndrek Gjini: 22 POEZI IRLANDEZE



(Arkiva tek Fjala e Lirë, e premte, 29 Maj 2009 22:43:00 GMT)

 

Perkthyer nga Ndrek Gjini,

B.A. Heritage Studies GMIT

 

1. Samuel Becket

 

Do doja qe dashuria ime te vdese

 

 

Do doja qe dashuria ime te vdese

Dhe shi te bjere mbi varreza

Dhe mbi mua tek ec rrugeve

Duke mbajtur zi per ate qe me dashuronte

 

2. Geoffrey Squires

 

Sa mire te kisha nje shepi te qete

Sa mire te kisha  nje shtepi te qete

Timen perseri.Ku te kisha mundesi te ec

Drejt nje dhome, ku e di qe aty jam vec une

Ku asgje s’leviz pervec meje.

Ku s’ndjehet asnje zhurme pervec zhurmes qe une bej.

 

3. Cathal  Searcaigh

 

Kthimi i kurbetliut

 Ai eshte kthyer sonte tek shtepia e braktisur.

Prane portes se hyrjes  nen shkeqimin e henes

Nje hije e ngrire; pema qe ai mbolli shume vite me pare,

Tani gati trung i kalbur.

 

 4. Andrew Elliot

 

Sot…

 Shekuj me radhe burrat bene dashuri

Duke lene hijen e tyre te rende mbi grate.

 

 Sot  une deshiroj qe hija ime ti ngjaje

Nje zogu qe fluturon mbi lumin qe rrjedh.

 

 

5. John Hewit

 

 

Kaltersi dhe bardhesi

 

 

Deti i kalter, i kalter qielli

 

Te dy te shndritshem jane.

 

Puleardhat si dallge deti

 

Dallget si pulebardha ngjajne.

 

 

 

 

 

6. Paul Durcan

 

 

Ireland 1972

 

 

Ngjitur me varrin e e ri gjyshes qe e desha aq shume

 

Varri se dashures sime, vrare prej tim vellai.

 

 

 

 

7. Dermut Healy

 

 

Zjarri

 

 

Ne se e lini zjarrin fikur.

 

Shpirti endet permes fushes

 

Si flake qe digjet

 

Dhe shuhet ne vater tjeter.

 

 

 

Oh, shpirt i pafat

 

I  ndare prej meje

 

Brenda shtepise sime te ftohte.

 

 

 

8. Seamus Heaney

 

 

 

 Nje nate gushti

 

 

 

Duart e tij ishin te ngrohta, te vogla dhe te njohura per mua.

 

Kur i pashe serish mbreme ato me ngjane, si dy gjymtyre te kalbur

 

Duke lujatur te vetmuara me njera-tjetren,  ne fushen e praruar me hene.

 

 

 

 

 

9. W.B. Yeats

 

 

 

Kenge pijanecesh

 

 

Vera hyn ne goje

 

Dashuria vjen ne sy.

 

 

 

Kjo eshte krejt ajo c’ka ne duhet te dime

 

Para se te plakemi dhe vdesim.

 

 

 

Une ngre goten tek goja

 

Shoh nga ju dhe vec psheretij.

 

 

 

 

 

 

 

10. Michael Foley

 

 

 Forca e fjales per te shperhur ndjenjat

 

 

 

Kur e dashura iku dhe e la, ai s’mundi te fliste dot ansje fjale.

 

Dhe kur ajo u kthye serish tek ai, e lumtur si me pare.

 

Krisht, ajo ishte.  Krisht! Oh Krisht!

E bekuara e tij, ardhe ne emer te Zotit.

 

 

 

 

 

 

11.Tony Curtis

 

 

Qetesi

 

 

Ne qetesine e neteve degjoj

 

Kenget qe gjyshja ime kondon.

 

Tri kenge trishtimi per shtepine.

 

 

 

 

12. Aidan Carl Mathews

 

 

Vdekja e irlandezit

 

 

Jeta e tij rrodhi e qete

 

31 fjale per  lulet e detit

 

zbardhin ne breg..

 

 

 

 

 

13. Patrick Kavanagh

 

 

 

Shenjterim

 

 

Te jesh poet dhe te mos dish sa libra te jane shitur

 

Te jesh dashnor i mire  dhe te rrish larg femrave.

 

Dy paradokse qe i krijuan  te medhenjte shenjter.

 

Duke dhene shpirt  mes dhembeve te parajses.

 

 

 

14. Richard Murpfy

 

 

Kenge djepi

 

 

Para se ti te provosh t’i vesh nje emer vdekjes

 

pershembull ari ose krokodil, ajo ka ardhur

 

nje nate  per te marre me vete  nenen tende .

 

Por kur ajo desh te thoshte te fundit “naten e mire”,

 

ti qave, “nuk dua qe ti te ikesh” i the,

 

keshtuqe, ajo te mori ne krahet e saj edhe ty.

 

 

 

 

 

15. James Simmons

 

 

Poezia e nje ditelindje

 

 

Per cdo vit te jetes ne ndezim

 

Nga nje qiri ne torten e ditelindjes

 

thjeshte per te shenuar arritjet

 

qe cdo njeri mund te kete bere.

 

Dhe me pas kur thuhen urimet

 

Dhe hapen dhuratat,

 

shfaqet menjehere vizioni i vdekjes

 

Kur te thone te fikesh qirinjte e secilit vit

 

Vetem me nje fryme.

 

 

 

 

 

16. Padraig Daly

 

 

Fund viti

 

 

Tufat e zogjve kthehen ne cerdhet e tyre mbi peme

 

Lumi vrapon ne rrugen e tij te argjente

 

Malet nisin te rrezohen ne erresire.

 

 

 

Shume shpejt vetem qielli do te mbetet real

 

dhe shtepite e zvogeluara si yje lyer me varak.

 

rreth e rreth kodres.

 

 

17. Medbh Mcguckian

 

 

Tymi

 

 

Ato vendosen shkurre ne zjarrin ne qosh te rruges

 

Une u friksova  pa mase pasi mendoja me vete

 

se era shume shpejt mund ta nxjerre jashte kontrollit

 

ate gjarper te verdhe ne levizje, tek ajo koder larg shtepive.

 

Por ato dukeshin shume te sigurte ne ate qe benin

 

Ndersa une krejt i pazoti te permbaje veten.

 

Ika me vrap derisa pashe se kerpurdha e tymit u shpernda.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

18. Geoffrey Squires+

 

Cdo gjethe eshte e lagur

 

 

Cdo gjethe eshte e lagur

 

Dhe dhelpra vrapon ne rrugen e saj

 

 

 

Planete te vogla shiu

 

Mbi barin e kositur

 

Tunden prej nje merimange tek end e qete.

 

 

 

 

 

19. Sean Dunne

 

 

Leter ne Lisbone

 

 

Dikur, ne nje restorant te pata pastruar

 

nje therrime buke prej fundit tend,.

 

Ç’mashtrim qe paten bere duart e mia ate cast!

 

Pasi une s’doja te te pastroj ate therrime

 

Por  te te prek  pak kofshen tende.

 

 

 

 

 

20. William Peskett

 

 

 

Lindje dhe vdekje

 

 

Lindje dhe vdekje

 

Ekzaktesisht  ju jeni

 

si dy miq te vjeter

 

qe shtyni me force njerzit e turmes

 

pasi deshironi te takoheni sa me pare.

 

 

 

Si dy ushtare besnik te diktatorit mbret

 

Ju jeni duke mi kanosur egersisht

 

Ndjenjat dhe ambicjet e jetes

 

 

 

Dhe duke ma mbushur koken

 

Vec me vetveten time.

 

 

 

21.Julie O’Callaghan

 

Mungese letre

 

 

Mos u justifiko duke me  thene

 

se e ke patur shume te veshtire

 

te gjesh nje flete letre te bukur, kineze

 

nga ato me ngjyre te kuqe.

 

 

 

Me shkruaj

 

qofte edhe mbi nje rrase guri te bardhe

 

ose kercellin e nje mullage perdor

 

per te gdhendur fjalet e tua

 

mbi mbi petalet e kuqe te nje luleloti.

 

 

 

 

 

22. Noirin Anne Gannon

 

 

Une jam

 

 

Une jam une!

 

 

 

Nje femije i Universit

 

lindur ne Toke.

 

 

 

Une jam e gjitha,

 

nje qenje plot dashuri

 

me te vetmin pasion; krijimin.

 

 

 

Une jam, vec nje femer

 

qe vitet  i lë te ikin.

 

Me nje jete plot ngjarje

 

qe kurre nuk i shkrova ne libra.

 

 

 

Une jam, nje shprit i plagosur

 

ne perqafim me driten e se mires,

 

me te verteten dhe sinqeritetin.

 

 

 

Une jam nje njeri.

 

Une jam une.

 

 

 
 
 

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page