top of page

NDOSHTA JETËN…


DY POEZI NGA MYSLIM MASKA

NDOSHTA JETËN…

“Ti e nxore

Të gjallin nga hiçi

Po Ti e nxore të vdekurin nga i gjalli”

Ti më bëre

Të më harbojë shpirti

Kur iu hodha malit si një kali.

Kali jele resh

Turfullonte

Me poetin të zbulonte jetën.

Miliarda yje

Xixat e patkonjve

Vezullonin të gjenin të vërtetën.

Nuk e di

Do ta gjejmë vallë?

Rendim me galop, po ku është finishi?

Nga ta di

Do jem a s’do jem gjallë

Ndoshta jetën e mban brenda HIÇI…

PËRSE

Përse qesh,

Kur duhet të qash

Për çka sheh e të dhëmb zëmra?

-Po, por jeta

S’është mëndafsh

Ka dhe gjak dhe dhimbje brënda…

Prill, 2022.

28 views1 comment

1 comentário


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
25 de dez. de 2022

I nderuar z.Myslim, ju përgëzoj edhe për këto poezi më të fundit duke iu qëndruar vlerësimeve që kam shprehur vazhdimisht për frymën e tyre origjinale e mënyrës së gatimit poetik, të bukurisë stilistike të ndjenjave, mendimeve e mesazheve që përcjellin.

Dua të bëj me dije se në komentin e poezive të pak mëparëshme më kaloj pa të të

thën që përgjatë këtij muaji s'kam qenë në shtëpi. Jam në një angazhim që më merr

kohën e mjaft energji dhe pengon të ndjek pasionet e mia. Përsëris edhe njëherë urimet

për festat e Krishtlindjes e Vitit të Ri. 2023-shi qoftë për ju vit me plotë mbarësi e suksese në çdo drejtim ashtu siç dëshironi. Gëzuar! K.Gjergji.

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page