top of page

Ndonjëherë ne jemi të lidhur nga kujtimet


10 janar: Homazh për Jaroslav Seifert


Ndonjëherë ne jemi të lidhur nga kujtimet



Ndonjëherë ne jemi të lidhur nga kujtimet

dhe nuk ka gërshërë që mund të presin

nëpër ato fije të vështira.

Ose litarë!


E shihni urën aty pranë Shtëpisë së Artistëve?

Disa hapa para asaj ure

Xhandarët qëlluan për vdekje një punëtor

që po ecte para meje.


Unë isha vetëm njëzetë në atë kohë,

por sa herë që kaloj vendin

kujtesa me kthehet.

Më merr për dore dhe së bashku ecim

te porta e vogël e varrezave hebraike,

nëpër të cilën kisha vrapuar

nga pushkët e tyre.


Vitet kaluan me hapa të pasigurt, lëkundës

dhe unë me ta.

Vitet mbetën duke fluturuar

derisa koha ndaloi pa u pa.


Shënim: Jaroslav Seifert (23 shtator 1901 – 10 janar 1986) ishte një shkrimtar, poet dhe gazetar çek. Ai u bë çeku i parë që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në 1984.


(Përgatiti: F. Terziu)

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page