top of page

Ndertesa historike


Gezim Llojdia

Ndertesa historike Godina e ish-prefekturës te Vlorës Gezim Llojdia 1. Sipas specialistëve kjo godinë dallohet për vlerat të spikatura arkitektonike e ndërtimore. Përkarshi xhamisë “Muradie”,në të djathtë kur shkon drejt të Sheshit historik të Flamurit të bie shpejt në sy kjo godinë karakteristike me arkitekturë të veçantë nga ndërtimet e viteve të fundit. E restauruar nën peshën e mbi 90 viteve jetë,godina thuajse kishte shkuar në limitin e fundit të ekzistencës së saj. Thuhet se Ugolini ne Vlore nuk dalloi ndonjë monument ne sipërfaqe përveç xhamisë se Muradies. Godina e ish-prefekturës së Vlorës është shpallur Monument Kulture i Kategorisë se Parë me vendim Nr. 654, datë, 09.11.2006. Në këtë listë u shpallën monumente kulture një sërë objektesh historike që ruante qyteti i Vlorës si : Ish-prefektura, ndërtesë e vitit 1919,banesë qytetare në lagjen "Hajro Cakërri" e shekullit XIX, ndërtuar me materiale të traditës gurë dhe dru. Shkolla "28 Nëntori" në vitet 1851-1908 ka shërbyer si mejtep. Në vitin 1908 u çel për herë të parë shkolla shqipe, sot vijon të shërbejë si shkollë 9-vjeçare. Ish-selia e Qeverisë Provizore të Vlorës në 1912, ndërtesë në lagjen "Hajro Cakërri".Banka BKT,Muzeu historik,ish-galeria e Arteve në qyte,bashkia,sahati,kisha katolike,banesa të tjera të hershme karakteristike.Godina është një ndërtesë që i përket viteve 1919 me dy kate lartësi. 2. Në Vlorë foli prefekti - Labe (Dukat, Vlorë) Në Vlorë foli prefekti O Vloro, Kanino (pas çdo vargu) Osman Haxhi Muhameti Të më mblidhenë mileti Se vjen Qemali nga deti 3. Pas largimit te Ibrahim Avdullahut si Kryekatundar u vendos qe administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu ne emrin e prefektit. I biri i Miftiut te Vlorës Haxhi Muhametit dhe një nga familjet me te pasura te Vlorës. Shume aktiv qe ne fillim te shekullit, një nga mbështetësit kryesor te Ismail Qemalit. Me vone do te këtë një karriere te shkëlqyer, Kryetar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare" te Luftës se Vlorës, delegat ne Kongresin e Lushnjes, deputet ne parlamentin shqiptar. sman Haxhiu --Armen--një nga mbështetësit e Ismail Qemalit, ish prefekt i Vlorës, një nga njerzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurin e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptar. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetarë i Bashkisë së Vlorës. Pas “çlirimit” u arratis jashtë shtetit së bashku me vëllanë e tij Galip Haxhiun.


Kastriot Bimo Dorezimi i qytetit te Vlores nga rebelet pa rezistence e lufte, rrezimi i I.Abdullaut dhe zgjedhja nga ana e rebeleve ne krye te O.Haxhiut, njeri i zoti, por nuk dinte te shkruante (E.bej Vlora, Kujtime) shfaqen qarte nekujtimet e H.bej Cakranit, '32; "-O jini axhami e n’a çuditët, o u është futurë pazari më gjak e s’e nxirrni dotë sa të jini gjallë! Nuk mund të bëni dotë tjatër gjë se nuk dini, jo për gjë ndaj vardha me muhabete dhe pazare, si keni bërë gjithënjë e se si e ndritët qëkurë! Po këtë herë ama po e bëni llami vërtet! Do t’ju bëjin rixha atyre të palarëve, ato që llafosnë me nevej, të mos ngasën flamurnë, që kishim firmosur më Vlorë dhe të mos bëhej luftë, se naftarët e kasabasë,i keni më dorë që këtu! Ata, si ç’ma ndjeu, kërkuan dhe Osmën Aganë e të tjerë, që ishin të njohur nëpër ta dhe më të hyrë të vjeshtës së parë, hynë më Vlorë. Të parnë gjë që bënë, ishte ajo që hoqnë flamurnë dhe vunë të tyrejn, atë të Tyrqisë se jemi muhamedanë, jo shaka! Vunë më krye Osmën Aganë dhe e përzunë Brahim Effendinë, duke j’u hakërryer se mund’ t’i hedhin edhe hekurat atças! Turp më i madh nukë bëhej dotë më dynja, po vlonjatë nuk e kishin për gjë t’a hajin turpin me bukë!"


29 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page