NDERIM DHE RESPEKTE PËR KOLEGËT MJEKË, QË HUMBËN JETËN
NGA Cov2- SARS/Covid-19
Lutfi ALIA
Urgjenca sanitare e krijuar nga pandemia e Covid-19 në vitet 2020 – 2021, e ndryshoi jetën tonë të përditëshme dhe shërbimin shëndetësor, i cili u riorganizua dhe u fuqizua, për t’i bërë ballë vëllimit të madh të punës dhe problemtikës mjekësore, që krioji ky virus i egër dhe tinzar. Gjatë kësaj pandemie, mjekët, infermjerët dhe operatorët shëndetësorë u përballën me këtë situatë dramatike, përjetuan me dhimbje humbjet e një pjese të sëmurësh dhe kontribuan fuqishëm për të shpëtuar jetën e të sëmurëve të tjerë. Që në fillimet e pandemisë mjekët u ndodhën në vijën e parë, duke kryer aktivitete intensive, me vlera profesionale, shkencore dhe shoqërore në asistencën dhe kurimin e të sëmurëve, duke u ballafaquar me pasojat e rënda që krijoi ky virus agresiv. Mjekët u përkushtuan me guxim, me devotshmëri dhe humanizëm shembullor në luftimin e sëmundjeve dhe ndërlikimeve që shkakton Covid-19, duke shpëtuar me dhjetramijëra jetë njerëzish. Për këtë kontribut të madh, me të drejtë populli i cilësoi “heronjë me bluza të bardha”. Gjatë pandemisë, mjekët punuan me përkushtim të rrallë, askush nuk u tërhoq para vështirësive, nuk u tremb ndaj rrezikut që fshihte ky virus tinzar, përkundrazi punuan me zell dhe tej sensit të detyrës, qëndruan në punë me impenjim heroik 12 deri 24 orë pa pushim, një sakrificë sublime që shprehu ndjenjat e larta të përgjegjësisë profesionale, të fisnikërisë dhe të shpirtit humanitar të mjekëve, në misionin e shenjtë të mbrojtjes dhe shpëtimit të jetëve të sëmurëve të kërcënuara nga covid-19. Ishte një betejë e ashpër, ku mjekët u impenjuan intensivisht dhe u shquan duke kuruar të sëmurët, por fatkeqësisht, në këtë betejë, disa prej tyre e humbën jetën, ikën në amshim në heshtje, me dhimbjen të ndryme në shpirtin e tyre humanitar, por lanë pas zërin e fuqishëm të ndjenjës të detyrës, nderimin dhe respektin për kontributin heroik, duke e konsakruar praninë e tyre në përjetësi, në memorialet e historisë të mjekësisë shqiptare.
E ndjej detyrim moral, t’i nderoj dhe t’i rikujotoj kolegët:
Comments