
(Artistes mbarëkombëtare Nexhmije Pagarusha)
Nga Kozma Gjergji
Edhe nga skaji më i largët i botës
Vjen tek Ti dashuria jonë
Të të përulet me nderim
E mbulojë me lule
Në ikjen e pa kthim.
Sikurdoherë
Zëri yt do na përçojë
Butësi kodrash e lartësi malesh,
Gjerësi fushash e pafundësi qielli,
Thellësi detesh e vrull lumenjsh
Dhe rreze që largojnë ngricën e terrin…
Comentarios