Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh Vehap Xhindoli
Ёshtё ndarё nga jeta nё moshёn 80-vjeçare, ish-peshёngritёsi shqiptar Vehap Xhindoli, „Mjeshtёr i Madh“. Është bërë me dije se Xhindoli ishte i prekur nga coronavirusi dhe prej ditësh ndodhej i shtruar në spital. Për 10 vjet ai kishte arritur tё mbante titullin kampion absolut nё peshёngritje, ndërkohë së fundmi nё moshёn 80-vjeçare mësohet se kishte filluar sё mёsuari dhe anglishten.
I dhёnё pas gjuhёve tё huaja, kishte arritur tё pёrvetёsonte, mjaft mirё gjuhёn frёngjisht, anglisht dhe disa tё tjera, madje fliste aq bukur frёngjisht nё moshёn 70-vjeçare dhe brenda njё viti ai pёrkthente libra nё disa gjuhё. Në rini kishte filluar tё mësonte rusishten, frëngjishten, gjermanishten dhe gjithnjё mbahej modest pёr kёtё, edhe kur duhej tё tregohej mё krenar.
“Dija të mban gjallë trurin, ta rinon atë. Unë jam në gjendje të flas edhe rusishten, gjermanishten, frengjishten dhe anglishten”, ishte shprehur Xhindoli nё njё kanal televiziv sё fundmi.
Me origjinё nga Elbasani ai njihej për kontributin e tij të çmuar në disa fusha dhe i ishte akorduar edhe titulli “Qytetar Nderi” i Elbasanit. Nё ditёlindjen e tij tё gjashtёdhjetё, festivja me njё dashuri tё madhe dhe tejet tё pёrkushtuar intelektuale iu pёrkushtua nga kamera e TV „Dardan“ me pёrkujdesjen e posaçme tё intelektualit Isa Kreka. Atё ditё nё „Kriva“ nё njё prani tё gjerё miqsh ai theksonte se do tё ikte gjithnjё i qeshur dhe i respektuar nga kjo Botё.
Ai erdhi tё mё respektonte mua, familjen time, nё tё dy ikjet e prindёrve tё mi. Ai ishte miku im, i vjehrrit tim Njazi Ademi dhe i babait tim , Dail Terziu. Ai ishte mik me shumё e shumё tё tjerё… Pak kohё pasi u takuam pёr herё tё fundit pas ngushëllimit për nënën time nё Elbasan unё shkrova:
Yjet u bënë të lehtë. Lehtësues… Lundruan kundruall vegimit tim përmes lumit të qumështit.
Pa asnjë hezitim. Pa asnjë dhunë. Ndërsa zhbirimi i madh retinor ende i tërheq, në zgjatjen e memorjes, dhe ende (i) gjerb. Gjerb! I papushimtë. Lëngu metafizik i jetës embrioni i dhimbshëm i kujtesës. Yjet janë yje. Dhe këtë Nëna ime e dinte. Ndaj ajo tashmë i përqafon në zjarrminë e tyre…
I bekoi dhe i bekon Nëna ime!
Dhe natyra e tyre e zjarrtë i ridimensionoi dhe i ridimensionon ata. Pothuajse i flakëron herë pas here. I nduk. I stilon. U jep forcën që meritojnë.
Duke i dhënë atyre fuqinë e padiskutueshme, që të mos pushojnë asnjë moment. Në të gjitha sekondat, minutat, orët, ditët, javët, muajt, vitet…, shekujt, mileniumet.
Edhe në këtë pikë, me shenjën e miqësisë, me librat e mi në sytë tanë, ata i lejojnë vetes një moment gëzimi. Një moment gëzimi me një mik të tillë të pavdekshëm, në shenjën e gjallë të Yjeve në Tokë, një „mik për kokë“, si ia thonë ndryshe në Elbasan. Me një mik babaxhan. E kush nuk e njohu, e kush nuk e përqafoi, me tërë atë respekt që ai vegjetoi mes shokësh e e solli dhe e risolli: me një fjalë Profesori Vehap Xhindoli!
I tillë në shenjën e Yjeve. Di të respektojë. Di të çimentojë respektet e betonuara hershëm mes prindërish fisnik në Teatrin e madh Kozmik.
E tashmë, duke kërcyer nëpër teatrin kozmik të librave, Yjet ndeshen në mirësinë e tillë, sikur qëndrimi i tyre i shkujdesur, do t'i çonte ata nëpër natën që solli lotët e ikjes.
Kush e di se ku janë drejtuar? A janë strukur mes librave?
Dhe kështu, ata enden, gjithnjë kështu …metues, janë bekimi i Nënës.
Lehtësues. Lehtësues. Lehtësues.
Comentários