Parajsa në pallat mbreti
Un’e gjeta në buzë deti…
Balsam shkumbardha mbi mua
Zot, o Zot… çfarë tjetër dua ?!…
Ja lëmshzjarri nis dhurata
Shtizë mbi botë rrezet e arta…
“ Dë - ja “ hyrë kockës , gjakut
Thekpjekja , si pranë oxhakut…
Blertëbluja shkrirë tek grija
Jermit, zbret “ Mitologjia “…
Në kufi thellë horizontit
Imazhi i “ Posejdonit “…
Tredhëmbëzorin në dorë
Me gjyryk , jam mbretëror…
Det, tërmet, gjithujëzime
Janë pasuria ime…
“ Plaç “ , moj dallga egërsirë
Dhe, pse jerm , ndihesha mirë…
Ç’ka se , nuk jam në det Vlore
Gjerb momente parajsore!..
Na “ nënqeshka “ dhe kurbeti
Kur nanuris, vajzë deti…
Unë , në timen, ashiqare
Tundur në djepe Skelare…
Jod e kripë me tepëricë
Pak cironkë , që në qelizë…
E, fund bote të jetë deti
Prej tij thithem, si magneti!..
N . L . ( F ) 26 . 05 . 2024
Kommentare