top of page

Natasha Limaj: PO S'PA DRITËN



Ndoshta ngopur, ndoshta velur

Rrotull syrin nëpër vite

Këmbë - këmbë nëpër natë

Futur fushës poetike...

Si sonambul në kërkim

Ku i kam lulet e mia?...

Disa fjetur, disa zgjuar

S’di, pse ca,nuk po i njihja?!...

Ja – jaaa... qendrës dashuria

Flakëz - flakëz...si pishtar

Trupa dy e zemër një

Fushën kishin ndezur zjarr...

Hidhërimi goxha vend

Tendën porsi shtrat hardhie

Mos më shiko me dyshim

Kam dhe unë dozë bukurie...

Vrtyt e vlera njerëzore

Vargut litar rehatuar

Pa limit dhe mirësia

Në sofrën e tyre shtruar...

Guximi dhe trimëria

Frymthithje nga mëmëdheu

Gjerbur me qumshtin e gjirit

Foshnjeza që porsa leu...

Eh, sa lule flladëzojnë

Simfoni e kësaj fushe

Dallgë, plagë, shkëmbsizifi

Dhe ndonjë qafëzim gushe...

Me shpirtin e tejngarkuar

Supin mbështes pas një peme

Thash, sekretin që mbaj brenda

Pse mos t’ia lë një katrene?...

Frik’se.., nuk më arrin koha

Për këtë ngarkesë magjike

Peng i pengut do t’më mbetet...

Po, s’pa dritën poetike!...


 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page