top of page

Natasha Limaj: LULE DELJA



Lule delja, sa është zgjuar

Shihni…, ç’bardhësi kam shtruar…

S’kam qibër as pretendime

Ku buis derdh lulërime…

                    *

Jam e qetë, jam e gjendur

Dhe bregores së pa gdhendur…

I heq mbetje “ kalbësie “

I hedh vello nusërie…

                     *

Më flasin dhe Lule shqerrë

Sa e sa emra të tjerë…

Thellë më dinë dhe mbretërore

Më mbajnë për thurje kurore…

                     *

Më markan dhe “ nëpër gojë “

Dëshirave luajtkam lojë…

“ Jo më do e jo s’më do”

Ndezur gazin , kur dal po…

                     *

Jam e butë, jam e gjendur

Plas, ndonjëherë në të “ dendur…

Nga që njihem për nazike

Bexga : - Uuuu… sa arkaike?!…

                     *

Quan bardhësinë të vjetër

A, mos ndjen si “ zonja dhelpër “?

Aman , mos bëj teveqelen

E cyt mua, Lule delen…

                     *

Të dyja lule me vlera

Ylberim na derdh pranvera…

A, s’më sheh, se ç’ngjesh në qendër

Të verdhën tënde për zemër?!…

                     *

Mos abuzo , pse të dua

Lëri romuzet me mua…

Sa për formë dhe për ngjyrë

Kështu desh nëna natyrë!…

36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page