top of page

Natasha Limaj: GJETA ESHKË



Thash se muza qe venitur, që në rrënjë marrur të tharë,

Për çudi…, palcëlabërisë, flakadan…, e mori zjarr…

Sy " Ciklopi " un’e tëra, rrëmbeva ç’kish në natyrë,

Me të shtata të ylberit, kapilarëve u dhash ngjyrë…

Sup më sup e kapur qiellin, pelerinbardhat shtrënguar,

Ç’më bëre imagjinatë?!..Me " Mite " më ke trazuar…

Perëndesha Labëri, vargmalet rrotull kurorë,

A, s’më thua, kush t’i derdhi, çelnajat, cili piktor?..

Vallen me rrezen e diellit, blerta-verdha-rozërimi,

Shpirti " Pegas " i tërbuar, me sy hapur ëndërrimi..

Orë-Zanë- Shtojzavalle, seç mu shfaqe, mbretëri,

Nëpër kodrinat e tua, kërkoj " Gjergj Elez Ali "…

Ooooh, ç'dalldi që shijova, virgjërinë me lulërime,

Prehrit tënd, moj Labëri, gjeta eshkë, për muzën time!...

Mbresa nga një udhëtim në Labëri.

Natasha Limaj

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page