top of page

NA NDIHMONI TË HARROJMË...


Prof Dr Begzad Baliu

NA NDIHMONI TË HARROJMË, z. KRYEMINISTËR!

Z. Kryeministër, sot e paskeni gjetur edhe një arsye mandatare për ta mbrojtur Goran Bregoviqin dhe për të na quajtur fashistë të gjithë ne të tjerëve, dhe besojmë edhe 2/3 e votuesve tuaj që nuk të shkuan në koncert. Urojmë ta merrni edhe mandatin e katër, nëse jo Ju, së paku pasardhësi juaj, i merituari, Eron Veliaj. Por, të qenit kryeministër i 2/3 nuk ua arsyeton veprimin dhe mbrojtjen e këngëtarit me tam-tamet e të cilit policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë prenin me thikë fëmijët shqiptarë, boshnjakë e kroatë. Në Serbi ka shumë këngëtarë patriotë serbë, që mbështillen me flamurin kombëtar dhe e meritojnë të këndojnë jo vetëm në Serbi po kudo edhe në Ballkan e Europë, po në hapësirën shqiptare nuk e kanë vendin këngëtarë të klaneve të Millosheviqit, Sheshelit e Karaxhiqit: Ceca Raznjatoviq, Ribla Corba, Goran Bregoviq muzika e të cilëve i shoqëronte skuadrat policore e paramilitare serbe në rrugët e qyteteve e fshatrave tona.

Mos insistoni të na bindni as me dije, as me kulturë, as me pragmatizmin diplomatik, të cilën për fat të keq e keni krijuar prej nostaligjikëve të Jugosllavisë, këshilltarë tuaj nga Kosova. Mos insistoni Z. Kryeministër të na bindni sepse ende në kujtesën tonë jehonë kënga e tyre nga radiot e makinave të policisë në fund të lagjes dhe pritja jonë “në cilën shtëpi do të sulmojnë”, kënga për Kallashin dhe kallashët në duart e policëve e paramilitarëve... Ju e rehabilituat njërin prej tyre dhe po përpiqeni ta arsyetoni! Merruni me atë për të cilën ju ka zgjedhur 2/3 e popullit, z. Kryeministër, sepse ndoshta edhe neve kështu na ndihmoni të harrojmë!

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page