top of page

Na duhet një kuneiformë sumeriane


Na duhet një kuneiformë sumeriane

Fatmir Terziu


Kemi vite që jetojmë me rëndësinë e një kuneiforme sumeriane. Ndërsa ajo ishte një shkrim logo-rrokësh që është përdorur për të shkruar disa gjuhë të Lindjes së Mesme të Lashtë, në rastin tonë duhet të jetë për të kuptuar e nënkuptuar mjaft gjëra të vjetra, që janë futur në proces të leximit të një brezi të detyruar për të lexuar, ndoshta disa herë dhe gjëra që kurë nuk i kishte kuptuar, por dhe për të lexuar disa të tjera që sistemi i kishte ndaluar. Skenari i kuneiformës ishte në përdorim aktiv që nga epoka e hershme e bronzit deri në fillimin e epokës së zakonshme dhe kështu duke pasur një formë kohore natyrshëm dhe në këtë rast do të duhet një e tillë në leximin tonë, sidomos në leximin e poezisë. Kuneiforma sumeriane është emërtuar për mbresat karakteristike në formë pyke që formojnë shenjat e saj, por që në rastin konkret nuk mendoj se kanë ndonjë ndikim direkt në idenë e paralelizuar të saj.

Kjo vjen në një pikë të rëndësishme, dhe ka një rëndësi të ndjeshme, pasi përditë e më shumë gjërat e vjetra nuk janë thjesht shumë të bardha, por janë gjithashtu duke u bërë edhe më shumë të vështira. Sa të rritur, e lëre më adoleshentë, e dinë se çfarë janë format diskursive dhe metaforat e disa poezive, ndoshta dhe ato që më së shumti janë mjaft larg veshëve të më të rrinjve, si komisar, sekretar, kulak, armik i partisë, propagandues, spiun etj.? Në këtë hapësirë, me një urë imagjinare lidhëse dhe parametrike kulturologjia dhe literatura ndikuese ka hasur përditë e më shumë në një majë të vështirë kalimi kohor, duke u bërë kështu një detyrë e pafalshme t'u mësoje poezinë të përgjumurve, që tundnin kokat e 14-vjeçarëve kur ata ende jetonin në një botë tipografike. Në metaversin tonë pas-leximtar, afër-në post-televiziv, ai duhet të jetë pra, si të mësojmë kuneiformën sumeriane në një kohë tjetër moderne, që në fakt duhet ta kishim menduar mirë vite më parë.

Por dikush më shumë e më pak mund të mendojë se kjo është një e thjeshtë e kryer, dhe mund të shtrojë pyetjen pse të shqetësohenmi? Për çfarë qëllimi? Unë thjesht do të shtoja pa hyrë thellë në përgjigje të kompleksuara, se thjesht, pra fare thjesht të përpiqemi për të nxjerrë imaagjinatën e tyre të lirë nga klasa, të hyjnë mes fjalëve të kohës që na takom të jemi, jo vetëm si kohë, por dhe si një shpresë për të kapur të tjerët me hapin e duhur. Të zbresësh nën mbështetëset dhe trarët rudimentarë, drurët që pikojnë dhe në errësirën e mbushur me njerëz imagjinarë e të stisur, gërmimet dhe llogoret me armiq imagjinarë, me zbore e me katastrofa të ngjashme, për të parë në të vërtetë këta të rinj të dënuar nga e shkuara jonë të mos mbeten peng i poezive dhe teksteve të tilla pa kuptim, dhe fundja pa asnjë vlerë, duke ditur mjaft mirë se edhe për atë kohë nuk kishin asnjë vlerë të mirë. Për t'i dëgjuar ata duke marrë frymë, si kuajt e rëndë e të sëmurë të dënuar poltikisht si anëtarë të grupeve armiqësore, teksa qëndrojnë pranë shkallëve të gjykimit të tyre, duke u përpjekur të kontrollojnë frikën e tyre, duke pritur bilbilin për të filluar ndeshjen në një stadium me kuaj të vrarë e të sakatuar, si tek „Vdekja e kalit“. Për të nuhatur djersën e tyre të njomë, racionin e tyre të fundit mirënjohës të duhanit me letër gazete dhe uniformat e tyre të ashpra e të kruara me emrin baballarët tanë, dhe të ndjeni lidhjen e tyre me njëri-tjetrin dhe me Tokën në të cilën qëndrojnë me pensionin pikatore, apo me varret që ende lotohen, tani për tani, dhe së shpejti mund të zhyten përgjithmonë në një errësirë tjetër … pse? Ka ndodhur vite më parë. Pse të luftoni me një sfidë të tillë kur ekziston rudimenti i vargut të furnaltës së „Çelikut të Partisë“ për t'u tallur me të, se çeliku që mendohej të prodhohej aty, qoftë ai në vargun e poetëve më të avancuar të sistemit, tashmë vjen nga Turqia?

Dikush të paktën duket se e ka parashikuar fatin e tij. Shumë më ambivalente në lidhje me perspektivat tona për mbijetesë, sesa sugjeron pafundësisht dashuria e mohuar komuniste, imagjinon procesionin e qetë të figurave prej guri të shtrirë nëpër kohë, duke shtrënguar dorën për dore, por duke mos e zgjatur më, përkundrazi duke humbur tensionin, tërheqjen me ato që vijnë për të ngulur sytë, formën aliene alla-komuniste të Shqipërisë gur i fortë e krenari buzë Adriatikut. Pra, po, për të përsëritur, e kuptojmë se na mungon një kastë e mirë emrash që ne i lexuam poshtë mbulesave të tavolinave. Thjesht gjërat e reja duken se ende janë mbytur nga gjërat e vjetra e të pavlera, për sytë e mi të lodhur duke i lexuar, kaq krejtësisht i nënkuptoj, i emetoj krejtësisht si pa-poezi. Diku mund të thuhej… diku mund të shkruhej.., por jo fare thjesht kështu, kur na i dëgjon librat, dhe kur na hoqën poezinë që donim, „ne protestuam“. Jo ne nuk mund të protestonim. Por jo mjaftueshëm. Jo mjaftueshëm ndoshta e kuptonim.

Ndryshe ndodh diku tjetër. Në Mbretëri të Bashkuar për shembull, në një letër të shkruar në vitin 1801 për një mik, Samuel Taylor Coleridge, i cili ishte një poet, kritik letrar, filozof dhe teolog anglez, dhe që së bashku, me mikun e tij Ëilliam Ëordsëorth, ishte themelues i Lëvizjes Romantike në Angli dhe anëtar i Lake Poets thotë kështu: “Poeti ka vdekur në mua. Imagjinata ime... shtrihet si një thithkë e ftohtë në buzën rrethore të një shandani prej bronzi, pa erë të keqe të zorrës për t'ju kujtuar se dikur ishte i veshur dhe i ndezur me flakë... Unë dikur isha një vëllim me fletë ari, që ngrihej dhe hipte mbi çdo frymë e fantazisë, por e kam rrahur veten në peshë dhe dendësi, dhe tani zhytem në argjend të gjallë, po, mbetem i shtrirë dhe katror në tokë, mes uraganit që bën lisat dhe kashtët të bashkohen në një valle, 50 jard të lartë në element.“ Tek ne edhe pas tridhjetë vitesh nuk ka asnjë shenjë të tillë, as edhe nga ata që mbajtën lart udhën poetike në sistem, e as nga ata që i kënduan partisë moniste në çdo festë e në çdo ditëlindje. Unë e kam lexuar diku dhe dikur një poet shqiptar të thoshte nëpër zë se komunizmi ishte vrastar i poezisë, por nuk kërkonte falje për detyrat e tij të shtëpisë, ndërsa tashmë e lexoj Coleridgen, dhe letrën e tij diskursive, të kuptoj se ajo është tani si një epitaf për të gjithë botën e zhgënjyer.

Poetika është një çmenduri, një kor i çmendur, i pabesë në siparin e saj të vjetër, edhe tani, i minimizuar dhe i bërë i sigurt si një ulërimë turme në Facebook. Por duhet theksuar se një dimension po humbet, po zhduket, për mirë a për keq, nëse Jorgo Bulo e kërkonte burimin e poezisë erotike të Çajupit dhe thoshte se „Kandari“ nuk mund të jetë i atij autori, në kohën tonë ne u morëm gjatë me „Vrima“ të Rita Petros derisa e vumë dhe në skenë. Nuk kemi aspak të drejtë që të themi menjëherë se bëmë keq. Kudo duhet mendim i pjekur, duhet shkencë, duhet verdikt, duhet instikt. Dhe instinkti ynë pothuajse i vërtetë, pothuajse i vërtetë, ajo që do të mbijetojë prej nesh është l'oeuf, që e sqaroj se do të jetë vetëm një vezë, një vezë që edhe mund të jetë e prishur, e të mbajë mjaft erë.

Nëse diku luftërat kulturore kanë shkëputur lidhjen me poetët e mëdhenj të së shkuarës, tek ne poetët i ndamë në racione dhe racionimet i bëmë zverdhërime të kohës që na shpiku kartonizimin e librit dhe fshirjen e poezisë. Sot ka mjaft poetë me emër. Kemi poetë konkurues. Por nuk ka më emërues, ka hije, s'ka norma normative… si dikur që ishin edhe direktiva. A duhet të ketë një normë normative për këdo që tani konsiderohet jo thjesht si kapelë e vjetër, por si një kapelë e shërbimit të vjetër me emër të njohur, e me zë që quhej PPSH? Me këtë rast nuk dua të tremb armatën që nuk dorrëzohet kurë, pasi megjithatë, mos u frikësoni, se ende askush nuk po ndalohet. Asnjë libër nuk po digjet, sikurse i dogjët. Këto mediokritete të mbiprivilegjuara dhe të vdekura prej vitesh nuk po anulohen. Vërtetë, nuk ndodh asnjë e keqe. Por ju dhe fëmijët tuaj keni ende të drejtë të përkryer t'i lexoni ato në kohën tuaj të lirë. Nëse dëshironi.

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page