top of page

Mësuesi i palodhur që nuk njeh moshë


Neshat Hyka

Nga libri im GURËT E KURORËS



- Shiko pas nga ke ardhur, kontribuo për vendin tënd aq sa ke mundësi, qoftë edhe me një gjë të vogël * * * Ka një fjalë të urtë në kombet e qytetëruar. “Nëse kërkon të mbjellësh një mijë vite në historinë e vendit, atëherë shih profesionin e mësusesit.” Naim Frashëri ka thënë: “Mësojini fëmijët tuaj, se ata janë për një kohë që është shumë më tepër se koha juaj.”

358 Modele mësuesi si Neshat Hyka janë të paktët. Ai është njeri që mbjell për secilën ditë të ardhmen e kombit e të diturisë. Neshat Hyka është lindur në Murriz të Lushnjës, në vitin 1958. Si mbaroi shkollën tetëvjecare në Zgjanë-Lushnjë, vazhdoi shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Fierit, në vitet 1973-1977. Punoi një vit mësues i shkollës fillore e tetëvjeçare dhe në vitin 1978, filloi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega biologji-kimi të cilin e përfundoi në vitin 1983, me diplomim “Mësues i lëndëve biologji-kimi në shkollë të mesme”. Në vitin 1982, u emërua asistent-pedagog në katedrën e biologjikimisë, në institutin pedagogjik katërvjeçar “Alexandër Xhuvani”, në Elbasan. Krahas punës mësimdhënës, kreu edhe studimet pasuniversitare, mbrojti edhe temën e doktoraturës në fushën e mësimdhënies së biologjisë. “Probleme didaktike të evolucionit biologjik”. Gjatë kohës që punoi në institutin pedagogjik të Elbasanit që më vonë u shndërrua universitet, botoi një sërë librash dhe artikujsh në ndihmë të kualifikimit të mësuesve të biologjisë dhe përgatitjes sa më të mirë të studentëve të degës biologji-kimi. Ka botuar artikuj në gazetën “Mësuesi”, “Revista Pedagogjike”, në buletinet shkencore të universitetit të Elbasanit dhe Shkodrës. Ka referuar kumtesa në seminare kombëtare, në konferenca pedagogjike, në seminare kualifikuese me mësuesit, në televizionin lokal “TV Dardan”, Elbasan. Ka bashkëpunuar me kabinetin pedagogjik në Elbasan në drejtim të kualifikimit të mësuesve dhe përgatitjes së nxënësve të shkollave të Elbasanit pjesëmarrës në olimpiadat kombëtare të biologjisë. Libri “Probleme didaktike të evolucionit biologjik” pasqyron një pjesë të punës së doktoraturës së tij. Pas këtij botimi libra të tjerë të Neshat Hykës janë: - ”Ushtrime gjenetike të zgjidhura”, shtëpia botuese “Onufri”, 1997. “Fletore pune për strukturën dhe funksionimin e trupit të njeriut”, shtëpia botuese “Onufri”, 1998. “Teste biologjie”, shtëpia botuese “Onufri”, 2000. “Fletore pune për biologjia 7”, shtëpia botuese “Onufri”, 1999. Kreu një specializim tremujor në universitetin “VRIJE”, në 359 Bruksel, në vitin 1995, dhe një specializim dymujor në Universitetin Bari-Itali, në vitin 2001. Në vitin 2001 la Shqipërinë dhe emigroi në Toronto, Kanada. Mbaron fakultetin e edukimit ne Queen’s University në Kingston, Ontario. Punon si mësues ESL dhe mësues shkence dhe matematikë, në shkollë të mesme. Mban kontakte të vazhdueshme me Shqipërinë. Çfarë ndjek dhe çfarë këshillon ai? - 1. Shiko pas nga ke ardhur dhe kontribuo për vendin tënd aq sa ke mundësi, qoftë edhe me një gjë të vogël. 2. Mësoji fëmijës tënd gjuhën shqipe të parën. Nëse nuk e bën për patriotizëm, bëje për zhvillimin mendor dhe intelektual të fëmijës. Dygjuhësia i jep plasticitet trurit të fëmijës tënd. I jep mundësi të bëhet më i zgjuar, më i suksesshëm në jetë. Nën këtë moto prej njëzetë vjetësh në Kanada ai përgatiti një seri videosh në gjuhën shqipe në ndihmë të mësuesve të rinj të matematikës dhe kimisë në Shqipëri dhe të nxënësve shqiptarë. Videot për matematikë dhe për kimi, mesatarisht kanë dhjetë minuta kohëzgjatje. Ato janë përgatitur në vitin 2019, në shqip dhe janë direkt të lidhura me programin e matematikës të klasës VIII, IX, dhe X. Shpjegimet, instruksionet dhe shembujt që jepen ndihmojnë për kuptim dhe përvetësim më të mirë të lëndës së matematikës dhe kimisë në këtë nivel shkollimi. Ato ndihmojnë gjithashtu nxënësit të kryejnë më me lehtësi detyrat e shtëpisë në këto lëndë. Videot shërbejnë si burim alternativ informacioni dhe njohurish edhe për mësuesit që sapo fillojnë mësimdhënien në këto lëndë. Videot mund të shikohen edhe në klasë, por më shumë janë ideuar për t’u parë nga nxënësit që duan më shumë ndihmë në këtë lëndë. Gjithsesi është në gjykimin profesional të mësuesit si dhe kur t’i përdorë ato. Dy fjalë për prindërit, nxënësit dhe sistemin shkollor në Kanada. Fëmijët e emigrantëve shqiptarë vijnë nga shkolla ku janë gjithmonë të nxitur dhe të shtyrë për të mësuar në një sistem shkollor. Fëmija duhet të jetë i përgjegjshëm për të mësuarit e tij. Në të kalu 360 arën, se sot programet e lëndëve në Shqipëri po standartizohen me ato të Evropës, disa programe shkollore si matematika, fizika apo edhe kimia kanë qenë ngarkuar më shumë nga sa janë aftësitë asimiluese të fëmijëve dhe nxënësit e mirë në shkollën shqiptare, kur kanë filluar në shkollat kanadeze kanë dalë shumë mirë në vitin e parë. Disa edhe kanë shkëlqyer. Në shumicën e rasteve ata kanë ngrënë si të thuash “dhjamin e akumuluar”. Në vitet në vazhdim për shumicën e tyre nuk është ruajtur i njëjti nivel suksesi. Kjo për arsye të ndryshme. E para se nxënësit që të vazhdojnë të jenë të suksesshëm duhet të mos presin më t’i shtyjnë mësuesit apo shkolla. Duhet të bëhen të ndërgjegjshëm të punojnë fort se studimin e bëjnë për vete, as për mësuesit, as për shkollën, por as edhe për prindërit. Pikërisht kjo ndjenjë përgjegjësie është e vështirë të edukohet menjëherë. Fëmijët e lindur në Kanada janë të mbrujtur me ndjenjën e pavarësisë dhe përgjegjësisë që në moshë të vogël, në kopësht. Dëgjojmë shpesh të thuhet se studentët shqiptarë shkëlqejnë, mbajnë flamurin nëpër shkollat greke. Kjo është për t’u krenuar, por nuk ka vend fare për vetëkënaqësi. Sepse vërtet një fëmijë është i shkëlqyer në mësime dhe mban një flamur të shkollës në Greqi, po sa fëmijë të tjerë shqiptarë janë në atë shkollë që nuk kanë rezultate të kënaqshme? 30%, 40%?. Kush bëri studime dhe i publikoi? Një gjë është e sigurtë; nxënësit e mirë në mësime në Shqipëri janë nxënës të mirë, ose shumë të mirë në vendet ku shkojnë nëse vazhdojnë të punojnë fort. Nxënësit që nuk kanë punuar dhe nuk kanë pasur rezultate në Shqipëri, nuk ka si bëhen të mirë në një sistem shkollor më konkurues. Sa për prindërit... Roli i prindit në Kanada duhet të jetë më i madh se çka qenë në Shqipëri. Pse? Nëse në Shqipëri nxënësit kishin një shtytje të madhe nga shkolla, në Kanada prindërit duhet të tregojnë kujdes edhe më të madh, të mos e lënë çdo gjë në dorë të shkollës. Nëse shumë mësues nuk u japin detyra shtëpie nxënësve, kërkoji ti si prind mësuesit që t’i japë. Mësoje fëmijën t’i kërkojë mësuesit ndihmë, kur ka nevojë për ndihmë. Krijoi një vend studimi fëmijës në shtëpi dhe vuri një orar studimi derisa ta bëjë zakon të mos ia kujtosh më se duhet të bëjë 361 detyrën e tij. Nëse nuk e kontrollon dot përmbajtjen, kontrollo të paktën a është në vendin e studimit, a zbaton orarin prej 1-2 orësh që i ke vënë. Si prind mos e merr të mirëqenë faktin se fëmijët përshtaten më shpejt në vendin e emigrimit dhe të lësh pas dore si ndjehen ata në vendin e ri. Përshtatja e fëmijëve në një shkollë të re, në një vend të ri është po aq e vështirë sa e prindërve të tyre. Sistemi arsimor në Kanada është një nga më të mirët në botë. Tekstet shkollore, mësuesit dhe infrastruktura shkollore ofrojnë një edukim mjaft cilësor. Po kështu baza materiale në laboratore është e mjaftueshme. Nxënësi ka në dispozicion jo vetëm programe të larmishme dhe tekste mësimore me nivel të lartë cilësor, por edhe një sërë asetesh të tjera. Për fat të mirë nuk është më koha kur po të kishe një mësues të mirë ishte fat i madh. Në kohët që po jetojmë ofrohen shumë mundësi edhe nga interneti. Por duhet të kemi parasysh që me gjithë këto mundësi, askush nuk të vjen në derë të te dhurojë diçka. Duhet t’i kërkosh, t’i shfrytëzosh mundësitë që të jep sistemi arsimor në Kanada. Fëmijët duhen ndihmuar jo vetëm të bëhen studiues të pavarur dhe të përgjegjshëm, por edhe kur zgjedhin degët e studimit për në universitete apo kolegje. Sa nevojë kemi për njerëz dhe mësues si Neshati! Ka madhështi në karakterin e tij, ka të ardhme. Ne i urojmë jetë të gjatë për misionin që i ka vënë vetes!



MUSTAFË ISMAILI SHKRIMTAR TORONTO KANADA

82 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page