top of page

MËNGJES NË ELBASANIN TIM




Ç'bukuri kanë rrugët e qytetit tim

k'të mëngjes nëntori!

Pak gjelbërim,

më shumë pemë

drejt lakuriqësisë.

Shfaqjen e bukurisë

tek vrapimi njerëzor,

djaloshar,

hir vajzëror

e shoh.

Ndriçimi i diellit zbritur udhëve,

rrugicave

dhe nuk di të dalloj:

falur shkëlqimin nga Ai,

apo ato dhënë

fuqizim

në ngroftësi?!

Si mund të jetë ndryshe?!

Kur dy të rinj shkëmbejnë puthjen drejt universitetit!

Prindërit e rinj përqafojnë filizat

para kopshteve!

Grupet e fëmijëve zhurmëkëndshëm

sa nuk fluturojnë

drejt burimit të dijes!

Sa bukur një bir,

nënën

shoqëron plot hir

në kafenen e zgjedhur;

me plot ëmbësi

xhaketën

hedhur mbi supe.

Qyteti im i lashtë,

qyteti im i ri!

Në mot të moteve

mos ndjefsh PLEQËRI!


18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page