top of page

MË VJEN ÇUDI


Vullnet Mato

Vullnet Mato


Më vjen çudi, kur më çmojnë të huajt,

dhe nuk më vlerëson shteti im!...

Artistët punojë për vendin si buajt,

pushtetarët e lënë artin jetim...

Kadarenë, duhej ta çmonte Franca,

të kujtohej Shqipëria e heshtur.

Bëhen elozhe, nderime, vakanca,

për oligarkët që popullin kanë rrjepur.

Ushqimi shpirtëror nuk ka të çmuar,

sapo zogu i njeriut, ka dalë nga veza.

Në shtetet, ku popujt janë kulturuar,

krijimtaria artistike, ka edukuar breza.

Shteti që kulturën e artin çmon si vlera,

inkurajon çdo artist, shkrimtar e poet!

I mbron nga moti me “shira dhe erëra”,

ashtu si klloçka nën pupla, zogjtë e vet...


15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page