top of page

Më pëlqejnë...


Ernest Hemingway

Ernest Hemingway*

(shqipërim nga Astrit Lulushi


Më pëlqejnë Kanadezët.

Janë aq ndryshe nga Amerikanët.

Shkojnë në shtëpi natën.

Cigaret nuk u bien erë të keqe.

Kapelet e tyre mirë-përshtaten.

Ata vërtet besojnë se e fituan luftën.

Por nuk besojnë në letërsi.

Mendojnë se Arti është ekzagjeruar.

Disa prej tyre janë shumë të pasur.

Por kur janë të pasur blejnë më shumë kuaj

Se sa vetura.

Çikago e quan Toronton qytet puritan.

Por, boksi dhe garat me kuaj janë ilegale

Në Çikago.

Askush nuk punon të dielën.

Askush.

Kjo nuk më bën të çmendem.

Ekziston vetëm një Woodbine.

Por a keni qenë ndonjëherë në Blue Bonnets?

Nëse vret dikë me makinë në Ontario

Ju keni përgjegjësi të shkoni në burg.

Kështu që nuk ndodh.

Ka pasur mbi 500 të vrarë nga veturat

Në Çikago

Deri më tani këtë vit.

Është vështirë të pasurohesh në Kanada.

Por është e lehtë për të fituar para.

Ka shumë dhoma çaji.

Por, atëherë, s’ka vend për kabare.

Nëse ‘tip’ një kamerier një çerek dollari

Ai të thotë 'Falemnderit'

Në vend që të thërrasë policin.

Edhe gratë lejohen t’u nxjerrin dorën makinave

Edhe nëse ato janë të bukura.

Kanadezët janë të gjithë në nxitim për të shkuar në shtëpi për darkë

Dhe të mblidhen pranë radios.

Janë popull i mirë.

Më pëlqejnë.

——

*Ernest Miller Hemingway (1899 - 1961) ish gazetar amerikan, shkrimtar dhe sportist. Ekzistojnë vetëm tre sporte, thoshte ai, përleshje me dema, gara me motor dhe alpinizëm; të tjerat janë thjesht lojëra.

Stili i tij i të shkruarit me nënkuptime - të cilin Hemingaw e quajti teori e ajsbergut - pati një ndikim të fortë në krijimtarinë artistike të shekullit të 20-të, ndërsa stili aventuresk i jetesës dhe imazhi i tij publik fituan admirim e brezave të mëvonshëm. Hemingway prodhoi pjesën më të madhe të shkrimeve midis viteve 1920 - 1950, dhe fitoi çmimin Pulitzer më 1953 dhe Nobelin në Letërsi më 1954. Shumë prej veprave të tij konsiderohen klasike të letërsisë amerikane.

“Nëse një shkrimtar e njeh mjaftueshëm atë që shkruan, ai mund të braktisë gjëra që di dhe lexuesin, nëse shkrimtari shkruan vërtet mjaftueshëm, do të ketë një ndjenjë të atyre gjërave aq fort sa i kishte deklaruar. Dinjiteti i lëvizjes së një akulli është për shkak se vetëm një e teta është mbi ujë. Një shkrimtar që heq gjërat sepse nuk i njeh ato vetëm i lë vendin gjërave të urryera në shkrimin e tij.” (Death in the Afternoon, Ernest Hemingway)

27 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page