top of page

MË KËRKON KOMANDANTI IM


Vjersha për fëmijë


MË KËRKON KOMANDANTI IM


Nipit të madh, Mares Habazaj djalit të djalit të madh, që sot mbush 4 vjeç


Albert HABAZAJ


Burrë i madh sot m'u bë nipi

Si një kapedan me ëndrra,

Unë në majë të Çikës hipi

Nga gëzimi që ndjen zemra.


Katër vjeç sot më mbush

Mares, komandanti im,

Qiell me yje si prush

Që më do në fluturim.


Që më do në buzë të detit

Të gjejmë guaska të rralla,

Bukuroshi, këmbëshpejti

Më i shpejtë se pulëbardhat.


Që më do pas ndër lëndina,

Dhe duhet ta ndjek patjetër,

Që më do pas tek makinat

Unë çirak e ai mjeshtër.


Që më do të fluturoj

Parkut plot makina mbushur,

Të guxoj të mos i shkoj

Me vrull ka për të m'u turrur ...


Që më do ushtar pas vete

I bindem pa diskutim,

Mares ka gjithë pushtetet,

Është komandanti im.


Vlorë, e martë, 03.10.2023

43 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page