Më ka pas thanë një plak i vjetër:
-Po shkon në shkollë? -Udhë e mbarë bir!
Ne mbetëm të verbër me sy në ball,
Ju, duhet të baheni djem të mirë.
Më ka pas thanë një plak i motshëm:
– Mësoje mirë lapsin, – djalo!
Po deshe maja të mos i thyhet,
Si ruhen delet mos harro!
Kur pata dashur dikur një vajzë,
Sa shpejt më kuptoi i miri plak(!),
-Gjithçka or bir,-më pat thanë mbarohet,
Prandaj është mirë: -“Ta hash ngapak”!
Më ka pas thanë një plak i mençëm:
-E gëzofsh punën e shtëpinë në qytet!
Hajde më shpesh te trolli i babës,
Ku buka e misrit piqet në çerep.
Më ka pas thanë një plak i urtë:
– Shokët e fëmijërisë mos i largo,
Lisat rriten me gjatësi të ndryshme,
Rrënjët janë në tokë. – Mos harro!
Shumë më ka thanë plaku i të gjithave,
Dhe për gjithçka për nderë ia di,
Ai nuk ka qenë kurrë profesor,
Por ka diploma me firmën e tij .
--------------
-Nga libri "lisi i shkruar"-
Comments