top of page

MË DËRGOI BABAI ME SHQERRA


MË DËRGOI BABAI ME SHQERRA -Kujtimit të gjyshes sime të fisme-


Nga Pozaet Qose



Në blegërima kthyer gjaku, Që therin ajrin mes për mes, Dëshirë e ndezur e një pragu, Që lumturisht mëton të vdesë

Një faj i mbjellë në kopshte yjesh, Që pranë të fton, të tretesh plagë Për një fytyrë, të çelur syve, Që vjen si fjalë e rron si flakë.

E zymtë lëndina, si gjyqtare, S’jep dot as falje, as dënim, Se është trazuar një shpirt vajze, Të shkojë drejt puthjes, si flijim.

Nëpër stërkala blegërimash I kthyer gjaku dje dhe sot, Këndon, vrapon mes vetëtimash Dhe vetëtimë pushon në tokë…


27 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page