top of page

MYSLIM MASKA: ZJARRI 




 

TREGIM NGA MYSLIM MASKA

 

E  ku ka si zjarri! Zjarri e ngroh dhe e bënë të gjallë botën. Zjarri, që flakëron shpirtin e burrit, që i përvëlon gjoksin dhe e bënë hyjnore gruan. Po ta ketë këtë zjarr dhe shteti, lavdi Zotit një mijë here. Më i bukur dhe më i drejtë do të ishte”. Kështu më thoshte nëna, e ndjera.Kështu më thoshte sa herë që kthehesha tërë shi e tërë baltë nga puna. I ngrirë gjer në palcë. Kur më iku nëna , ngriva! M’u duk se m’a vodhën zjarrin. Dhe vërtetë m’a vodhën. Ime shoqe vetëm ankohej; shante shtetin, padrejtësitë, njerëzit. Thjesht një grua e rëndomtë si  gjithë të tjerat. Nuk mund të them se unë çoç isha. Një kopan, një koqe kandari isha, por pak më ndryshe. Nuk i gjykoja gjërat kështu.

Isha më i drejtë me jetën, dorës i thosha dorë dhe këmbës këmbë; mbretit mbret dhe djallit djall. Nejse, t’i  lëmë këto e të themi atë që më ndodhi.

Ishte aty nga fundi  i dhjetorit. Dëbora i kish mbuluar tërë plehurinat, sikur desh t’u  thoshte njerëzve jeni bardhësi. Ç’bardhësimjera! Kur edhe Brenda bardhësisë të vjen errësira, të shpon sytë e të trullos. S’e kam llafin për të mërdhiturit, as për urinë. Këto ishin po se po, por diçka më e tmerrshme. Im vjehrr kishte ndërruar jetë. Dhimbja domosdo qe e madhe. Kur më erdhi mandata, që të jem  i sinqertë, u murosa. E doja shumë si një shok dhe jo si vjehrr. Pikërisht kjo ma uli kokën, se bëhej fjalë edhe për bukën e kalamajve. IsΤΡΕΓΙhim në ditë të pikës. Jo se unë s’mendoja për një ditë të keqe, por s’kisha asnjë mundësi, s’më ngelej asnjë cent. Ime shoqe, sikur ta kishte mallkuar Zoti apo djalli, Qe bërë si një fije peri. E dobët shumë, por shumë e bukur dreqja, më kishte futur të gjithin nën pushtetin e saj.,,Kishte fuqi vetëm të bënte fëmijë. Dhe kishim shyqyr Zotit Por t’i lëmë këto e t’u them atë, që m’u ngul si gozhdë në shpirt. Μë kishte vdekur vjehrri, që duheshim si të ishim shok. Më duhej ta nderoja e respektoja edhe pse, gjashtë frymë kollandriseshim me një rrogë. Ime shoqe ishte si një fije peri, që ankohej e ankohej për padrejtësitë e jetës dhe të shtetit. Dashuri, ama, dinte të bënte pafundësisht. Dhe unë isha dashuruar marrëzisht pas saj... 

E lexova dhe një herë me kujdes shënimin që më kishte lënë ime shoqe mbi tavolinë, Babai vdiq, hajde menjëherë. Po një fjalë goje, hajde menjëherë. Po qysh dhe si? Po ndjeja shumë vapë, po më zihej fryma, ndaj dola jashtë tek porta. U ula në bisht dhe mbështeta kokën mbi duar.

 -Ι shkreti fukara, - thashë me vete,- edhe një grosh s’’ka për të ndihmuar tjetrin në një hall të madh. As për arkivol, as për varr. Pa le që i vdekuri duhet nderuar. Dhe im vjehrr qe më fukara se unë.

 Vërtetë i nderuar dhe i respetuar, njeri me sërë të lartë, por i falimentuar para pesë mbëdhjetë vitesh. Nga e gjithë pasuria i ngeli vetëm vila në periferi të kryeqytetit.

 I ftohti më përmëndi. Kish nisur të fryjë erë. Pluhurin e dëborës e ngrinte dhe e rrotullonte në ajër si miell. Si miell misri, si miell gruri herë -herë i verdhë, herë- herë i bardhë. Gjersa tokë e qiell u mbush borë e miell. O zot, sa shumë miell vërtitej në hapsirë.

  -«Në fund të fundit njeriu sduhet të vuaj për bukë, mu bë se tha dikush.

 Dhe mu vërtit bota, me qiell e gjithëçka, pluhuri, miell-bora sikur të qe ciklon, dhe befas para meje diçka e gjallë u çfaq.

  Νgrita kokën, çtë shoh?! Një shenjtë i veshur krejt me rroba jeshile, me mjekër të bardhë, të gjatë gjer në brez, me flok të artë e sy fosforishentë. 

  -“Bota është e madhe, është krejt e pafundme. Njeriu çdo çast ka nevojë për zjarr, i duhet vetëm dritë. Të tjerat venë e vinë”...

  Dhe nata ish e bukur, e bukur sa nuk thuhet dhe dhimbja më ngulej në shpirt si turjelë.

  Fërkova fort sytë dhe pashë rreth e rrotull. Veç pupla mjelmash binin pambarim Se kush m’i qelloi me çifte atje lartë. Mallkuar qoftë kush vret bukurinë!...Dhe mbrëmja qe e ftohtë, e akullt, e ngrirë. Ai qe zhdukur, siç erdhi ashtu shkoi. Të them të drejtën u tremba sa s’thuhet. Me vete thashë s’duhet të jem mirë!

  Pas pak bërtita me zë Çohu! Ti ke dy shokë, dy miq.Fundja s’ke qënë mi i strukur në një vrimë muri. I varfër je vërtetë, por fundja kohën do të falin, s’do të falin  paratë. 

  Pa e zgjatur, vura zinxhirat në rrotat e bensit dhe u nisa drejt shtëpisë të një shoku  fëmijërie.

  Kishim mbaruar bashkë gjimnazin. Vërtetë rrugët tona qenë ndarë. Unë ngela një kopshtar vilash të kryeqytetit, ndërsa ai, pasi mbaroi universitetin, e emëruan Sekretar Bashkie. Pas vitesh mori mandatin e deputetit dhe e zgjodhën kryetar komune.

   Fakti, që disa herë më kishte përshëndetur me kokë ( banonim në të njëjtën lagje), tregonte që më mbante mend. Ndoshta s’i kishte harruar ndihmat e mia sidomos në matematikë, fizιkë dhe kimi. Në të vërtetë ishte një gdhë, jo vetëm për shkencat e sakta, por edhe në lëndët teorike. Ama për ligësira i pillte mendja. Kushedi sa herë rrëzonte qëllimisht, lapsa, stilolapsa, fletore, vetëm e vetëm që të ulej e të shihte nga poshtë katedrës së hapur, shalët dhe ngjyrën e brekëve të profesores së bukur të letërsisë . Sot, të bardha na thoshte!  Edhe sot të bardha, sot të zeza, sot të bardha...etj.

  E kuptoni ç do të thotë dy dtë të bardha dhe dy ditë të zeza? – na pyeste me shejtanllëk dhe një farë ndjenje superioriteti!

  -Jo, i përgjigjeshim ne çunat me naivitet

  - Ç’budallenjë që jeni! Kjo do të thotë se një herë në dy ditë bën dashuri me burrin ( Në fakt, në vend të fjalës dashuri, ai thoshte një fjalë të turpshme).

  Mos vallë bëra gabim dhe erdha kot tek ky idiot?- Μë vetëtiti në mendje kur dola nga,

 bensi dhe trokita në derën e tij.

Duhet ti kem thënë për vjehrrin  dhe se vetëm juve mund τë ma zgjidhni litarin nga fyti për ca...,Por mesa më kujtohet nuk arrita ta mbaroja fjalën se ai m’u përgjigj menjëherë.

-Po mirë, xhanëm, unë ç’jam? Shtëpi bamirëse jam?-dhe buzëqeshi me cinizëm.

-Κοhën do më falësh, jo paratë. Bile do të kthej edhe përqindjet. Erdha tek ty se të mendova shok, meqënse jemi rritur bashkë qysh fëmijë.

--Më fal, - tha por për fat të keq tëndin, kam në shtëpi për vizitë zv. Ministrin. Besoj se më kupton apo jo? Sot është e premte. Të Hënën në mëngjes hajde në zyrë. Do të fus pa radhë.

- Τë dhjefsha mu në zyrë, në të hënën tënde dhe në zv. Ministrin tënd.! – murmurita me inat nëpër dhëmbë( por nuk e di nëse i dëgjoi apo jo) dhe pa i thënë as natën e mirë, u rrukullisa nëpër shkallë si i lojtur dhe ashtu, tym siç isha,instiktivisht, vazhdova rrugën për tek vila e një miku të babait, në periferi të kryeqytetit, pikërisht në anën e kundërt me vilën e vjehrrit tim. Kisha lexuar pothuaj në të gjitha gazetat krysore, se ai kishte falimentuar, por për borxhin që doja unë, s’ bëhej fjalë për copë të madhe, por për kockë të vogël.

  *

 Menjëherë sa më pa të tronditur, më rroku në qafë duke më pyetur.Pa më thuaj ç’të ka ndodhur? Dhe më futi në dhomën e pritjes. Ende pa u ulur, më mbushi një gotë uiski skocez nga ai më i  shtrenjti, hodhi dhe pak për vete dhe pasi u ul përball meje më pyeti

-Pa më thuaj

-Ia thashë shkurt të gjitha. Pasi më shprehu ngushëllimet për vjehrrin dhe konsideratat për babanë si miq të rrallë të tij, u ngrit t’u kërkonte pesë minuta leje avokatëve, që e prisnin në sallon. U kthye

Me një zarf duke më thënë Μεrri κëto , -dhe mi futi në xhep. Nuk ti dua.Janë 3000 euro.vetëm kaq kisha në shtëpi. Jo se s’kam. Nuk pyes unë për një milion euro që falimentova. Kam, kam plot nëpër banka.Problemi është se sipas ligjit në fuqi, Të gjitha janë të ngrira deri sa të bëhet gjyqi.Kaq më ndodheshin. Ishin për shpenzimet familjare deri në gjyq..S ka gjë unë do rregullohem. Më vjen shumë keq që s’të ndihmova sa duhet.Ty të duhen sot dhe jo pas një jave.Megjithatë, megjithatë mbase gjendet një zgjidhje. Do vij patjetër në varrim.Ti behet Nderi siç e meriton...  

Μbasi e vlerësova  me nuk di se çfarë fjalësh, nisa bensin, ashtu, tym siç isha. Tek shkelja në mënyrë marramendëse në atë bardhësi, që më lbyrte sytë, thashë me vete vetëm miku i babait më ndimoi. Dhe ecja, ku ta di me sa km. në orë. Mes malesh dhe pishash stolisur me borë. Si t’ia bëjë, - thosha me vete,- Si t’ia bëjë? Bah! sa vapë!...Po digjem tek dridhem. Më dhemb mendja, po çmendem! Bërtas e ulërij. Askush s’ma dëgjon zërin, askush nuk më ndihmon. Përveç mikut të babait.Dhe kanë të drejtë. Si t’ia dinë për mua, kur s’dinë ku janë për vete? Dhe nëna më ka vdekur. Nëna po, nëna do më thoshte dy fjalë shpirti. Por më ka vdekur.Ndoshta më dëgjon. Pa më thuaj moj nënë Ç’botë e pistë është kjo?! Ç’dreq jete qënka!?

Dhe m’u errë vështrimi, m’u mjegullua mendja.S’besoj nga uiski. Çuditërisht malet lëvizin porsi buaj. Pishat tundin krahët si fazan. Dëbora fije- fije si mëndafsh. Qiell e tokë si tezgjah vigan, thur qefin për mua , apo për vjehrrin tim.? Νjë dreq e merr vesh! Veç djalli mund ta dijë! Por bora para bensit thur e thur dantella, thur e thur qefinë, thur dhe mrekullira. Dhe befas malet ngrihen e fluturojnë në qiell. Prej tyre dalin pishat e fluturojnë si zogjë. Ku shkojnë , ku fluturojnë vallë? Këta zogjë të bukur, të verbër, gjigandë? Νjë Zot e di se ç’bëhet me jetën.Mos mendo se e gjete të vërtetën.Të vërtetë s’ka. NE E SHPIKËM VETË.,ashtu siç shpikëm ëndrrën, siç shpikëm veten tonë. Çdo gjë në këtë botë qënka iluzion. Është vetëm shënja, vetëm gurë varri.Një emër dhe vetëm kaq .Vetëm kaq. Kjo qënka e gjithë jeta!!!

Pa e kuptuar, isha futur në oborrin e shtëpisë time. E kisha mbushur bagazhin e bensit me dru lisi. Kisha hequr sediljet e pasme i kisha mbushur dhe ato. Sa mbërrita ndeza një zjarr të madh. “  Ε κα ka si zjarri! Zjarrri që flakëron shpirtin e burrit, që i përvëlon gjoksin dhe mjelmë e bënë gruan. Ta ketë dhe shteti, lavdi Zotit njëmijëherë...” Kështu më thoshte nëna, e ndjera, sa herë vija tërë shi e tërë baltë, i ngrirë gjer në palcë, nga kopshtet e vilave kryeqytetase, kur kthehesha.

  Se kur vajta  i gjeta pa zjarr.I vdekuri po se po kishte ngrirë, por edhe të gjallët. Dhe paloseshin flakët dhe shpaloseshin. Ngërtheheshin.Uleshin e ngriheshin. Heë të kuqe, herë të verdha, herë jeshile. Dridheshin, marramendeshin, shkriheshin me njëra-tjetrën. Herë më çfaqej babai, herë nëna. Çfaqeshin e zhdukeshin, më buzëqeshnin e më tundnin dorën.

E ku ka si ZJARRI?, - Vetëm ai di ta ngrohi e ta ndrijë botën...

35 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page