
DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
PIKËLLOHEM...
Pikëllohem
Që po iki kaq shpejt!
Pa i shkruar poezitë
Që m'ι do xhani,
Dhe pa i puthur bukuroshet
Që më tha Kajami....
Athinë, 10- 3- 2025.
MËZI I BARDHË
Në rrugicat
E shpirtit tim
Rend një mëz i bardhë
Ku po shkojmë
Me galop?
Patkonjtë nxjerrin flakë...
Mëzi më pa në sy me dhimbje
Dhe nisi të qajë...
Commentaires