top of page

Myslim Maska: MOS MË BESONI!...


Dy lirika nga Myslim Maska

..

MOS MË BESONI!...


Mos më besoni

Në ato që them,

(Se vajza vdekërka për një djale dhe

djali vdeska për një vajzë)

Pothuaj hamëndje janë!...

Dhe ato që thanë 

Servantesi dhe Shekspiri

Tani na duken 

Përrallë...


TI MË THOSHE...


Ti më thoshe dashuria

Rron sa rron 

Vesa mbi fletë

Sepse ndjenja s,do t,ia dijë

Në je skllav 

A NË JE MBRET...

Kur merr flakë,

Nuk do të shuhet

Të digjet të bëhet hi...

Me një tjetër 

Kur të puthet

Prapë rilind më thoshe ti...

11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

!
Widget Didn’t Load
Check your internet and refresh this page.
If that doesn’t work, contact us.
fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page