![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_14043b207ebb43c1afad4fc4d702f0b7~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1225,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_14043b207ebb43c1afad4fc4d702f0b7~mv2.png)
Tre lirika nga MYSLIM MASKA
kur u mbyta
Në magjinë e jetës,
Kuptova
Se ç,ështe bota!...
Marramëndje e gënjeshtrës
Lojë
E imja dhe e jotja...
ATHINË, 6 - 2 - 2025
Kur vdesin yjet...
Kur vdesin yjet
Në barishtet e livadheve
Gjallërojnë krimbat...
Kishim frikë
Kishim frikë te putheshim
Mos digjeshim
Dhe bëheshim hiii.
Comentarios