
DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
NUK E DIJA...
Më the
Jeta është e bukur,
Po ti më the
Është dhe greminë!...
Nuk e dija,
Kur u puthëm
Pash greminën e dashurisë...
ATHINË 20 - 2 -2025
ISHA NË GJUMË
Ti shkelje mbi rreze hëne
Lozje, qeshje nëpër yje
Thashë, nuk është çupkë nëne
Është bijë Perëndie.
Dhe nata qe e lyer me hënë,
Kur zgjata duart që ta puth
veshur bota me argjend...
Fatkeqësisht isha në gjumë.
Comentários