top of page

Muzgu i fjalëve dhe frazave


Fatmir Terziu


Një erë e re e egër fryn pakuptimshëm. Fryn dhe shpërthen urrejtjen. Dhe mbërthehet me inatin e asaj që ndodh kur të mbyllet dera, nga vetë era. Aty shikon instiktivisht. Dhe instikti shkon edhe një herë në vrimën e çelësit. Aty gjen veten të hutuar. Aty dridhet vetë zemra e pushtuar tashmë prej të gjitha frikërave të njohura e të panjohura. Është frika nga era e tërbuar e urrejtjes. E urrejtjes që vazhdon... në rrjedhat e fajit.

Rrjedhat e fajit hyjnë në të dy veshët e bllokuar. Pastaj e bllokuara, e dyllta eveshëve shkrin dhe depërton në rrezet e zbehta të destinacioneve të gërryera në liqene të fryrë prej një llave të paparë. Aty kupton se ishe njohur me rrënjët që vulosin një dhimbje mbi të gjitha dhimbjet e tua. Të gjitha sipër reve të përvojës.

E pyet veten nëse është më e vështirë të braktisësh retë e përvojës, të largohesh dhe të ngrihesh për të parë atë që mund të shohësh. Ndërsa shikon që sytë pushtohen nga një trashëgimi mullinjsh me erë të anuar në një muzg frazash dhe fjalësh, veshët të shpien diku tjetër, në një zhurmë tjetër. Ti vazhdon merr frymë. Frymë në një ceremoni të dëgjuar vetëm nga pena. A nuk duket se ende je në batutën e vrimës së çelësit?!

37 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page