Kombet që nderojnë paraardhësit
e tyre, mbeten të përjetshëm
Ne, shqiptarët, kemi disa shenja, disa tregues që flasin për një komb shumë të lahtë. Në trojet tona janë zbuluar venbanime të lahta që shkojnë deri në epokën e paleolitit, emi një gjuhë që nuk grupohet me asnjë gjuhë tjetër, kemi një epos të rrallë, disa zakone e rite shumë të lashta si; ritet e dasmës, ison polifonike, vajet me gjamë ose kujën me oi, qeleshen e bardhë, fustanellën dhe xhubletën, vallet me shpata, lahutën, kanunin deri tek të dhënat e veçanta që vinë nga gjenetika bashkohore. Të gjitha këto veçori u kanë rënë në sy prej kohësh shmë studjuesëve shqiptarë dhe të huaj. Dhe ata nuk kanë nguruar të japin mendimet e tyre. XH. Krispi, arbëresho - italiani, i cili njihte mirë gjuhën shqipe, pasi njohu dhe gjuhët e lashta, greqishten e vjetër, latinishten etj. arriti në përfundimin se gjuha shqipe është mëma e gjuhëve. Rilindasit tanë: De Rada,S.Frashëri, etj. deklaruan se gjuha shqipe rrjedh nga pellazgjishtja. Studjuesi austriak Hahn, i cili duke punuar në Greqi njohu mirë gjuhën e vjetër greke dhe të folmen e arvanitasve, vuri re një ngjashmëri të madhe midis tyre. Hahnit i lindi dyshimi se gjuha e arvanitasve, d.m.th. gjuha shqipe, kishte shenja për një lashtësi më të madhe se ajo e greqishtes së vjetër. Për të vërtetuar dyshimin e tij ai erdhi vetë në Shqipëri për ta njohur më mirë shqipen. Edhe pse, kuptohet nuk mundi ta njohte thellë gjuhën tonë, ai deklaroi se gjuha shqipe rridhte nga gjuha e ilirëve por shkonte më tej, deri tek gjuha e pellazgëve. S.Konda, pasi kishte njohur me themel greqishten e lashtë dhe latinishten, kishte bindjen se shqipja rridhte nga pellazgjishtja. P.Zheji, duke njohur shumë gjuhë të huaja për shkak të profesionit të tij si përkthyes, arriti në përfundimin se gjuha shqipe zotëron elementet bazë gjuhësorë të të gjitha gjuhëve. Mathieu Aref, njohës i shqipes, studjues me origjinë shqiptare ( Arif Mati), parashtroi dhe mbrojti në Universitetin e Sorbonës temën “ Vazhdimësia etno - gjuhësore pellazgo - iliro – shqiptare”.
Por të gjitha këto të dhëna mbetën “ të ngrira”, nuk arritën ta provonin lashtësinë e kombit tonë dhe të gjuhës së tij. Shkaku i vetëm “ i tmerrshëm” ka qenë mungesa e dokumentimit me shkrim të shqipes përtej shek.XVI dhe mungesa totale e shkrimit të ilirishtes dhe pellazgjishtes. Kjo bëri që të arrihej vetëm deri në përfundimin hipotetik se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja dhe kaq. Një paradoks i tillë ka bërë që ende sot gjuha shqipe të konceptohet si një gjuhë relativisht e re duke mjegulluar disi edhe autoktoninë e kombit tonë. Ky paradoks i ka nxitur shumë studjue për të bërë studime më të thelluara për të zbuluar rrënjët e gjuhës sonë.
Këto tri dekadat e këtij fillim shekulli i kanë sjellë kombit shqiptar disa fitore ngazëllyese. Fitorja e demokracisë në Shqipëri, arritja e pavarësisë së Kosovës, vendosja si gjuhë zyrtare e shqipes në Maqedoninë e Veriut, janë arritje qe shumë kohë më parë vështirë se mund të mendoheshin. Ky rizgjim kombëtar nuk erdhi vetvetiu. U arrit falë rrethanave favorizuese ndërkombëtare, ndihmës së pakursyer të kombeve demokratike dhe veçanërisht ndihmës së SH.B.A, por në radhë të parë nga përpjekjet, nga lufta e vet shqiptarëve. Me sa duket në ndërgjegjen e vet shqiptarëve u rizgjua një gen, i cili ka pritur kushte të përshtatshme për t’u ringritur.
Cili është ky gen? Cilët jemi ne shqiptarët ? A jemi ne trashëgimtarë të ndonjë geni të lashtë dhe vital? U rishfaqën këto pyetje që shumë studjues i janë përveshur punës për zbulimin e këtij geni, për zbulimin e identitetit tonë kombëtar.
Me përpjekjet e tyre shumë studjues, të favorizuar nga mundësia e marrjes së një informacioni të gjerë dhe të shpejtë përmes internetit, kanë sjellë shumë fakte dhe dëshmi që flasin për një shqipe shumë të lashtë, përtej kohës së ilirëve historikë, të lidhur me periudhën pellazgjike.
.Si një ndër mbrojtësit e kësaj teze unë po përshkuaj më poshtë ecurinë e kërkimeve të mija deri në identifikimin e shqipes së lashtë ( pellazgjishtes ). Dy kanë qenë pistat ku unë kam gërmuar: emërtimet dhe mbishkrimet e lashta.
Emërtimet e lashta në trojet tona ( emrat e venbanimeve, lumejve, maleve, fiseve, personave, perëndive etj. ) duhet të jenë bërë me gjuhën e banorëve vendës. A janë bërë këto emërtime me gjuhën pellazgo – iliro – shqipe? Në se janë bërë me këtë gjuhë, ato do të kenë ardhur në trajtat e sotme përmes ligjeve fonetike të gjuhës shqipe duke transmetur elemente thelbësore gjuhësore në shqipen e sotme. Punuam gjatë për zbërthimin gjuhësor dhe kuptimor të shmë emërtimeve të lashta. Vumë re një dukuri tepër me interes. Gati të gjitha këto emërtime ishin të formuara nga përngjitja e dy ose më shumë fjalë njërrokëshe të cilat, ose ishin identike me fjalë njërrokëshe të shqipes së sotme, ose ishin identike me rrenjën e fjalëve e tyre. Duke analizuar emërtimin e venbanimit të lashtë Dimal vumë re se ai ishte formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe: di – mal. Fjala e parë di ka kuptimin numërorit dy, por në kohë të lashta ka patur trajtën di, gjë e cila ruhet ende edhe sot në disa krahina të vendit tonë. Fjala mal ka kuptimin e emrit mal. Kuptimi del: “Dy male”. Emërtimi Kanin(ë) është i formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: ka - nin. Fjala e parë ka, ka kuptimin e ndajfoljes së vendit nga, nga ku, por është shprehur me trajtën e dialektit të gegënishtes ka. Fjala nin ka kuptimin e foljes ndjen, dëgjon, por edhe kjo eshtë shprehur në trajtën e dialektit të gegënishtes nin. Kuptimi: “Nga ku ndjen, shikon, dëgjon”.Emri i lumit Shkumbin është i formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: shkum – bin. Fjala e parë shkum ka po atë kuptimin që kjo fjalë sot, shkumë uji. Fjala e dyte bin ka kuptimin e foljes bjen sjell, por në trajtë të gegënishtes bin.Kuptomi : “ Bjen shkumë,rrjedha e tij e ujit të tij është e shkumbëzuar. Emërtimi ( etnonimi ynë) arban, është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe : ar - ban. Fjala ar ka kuptimin e fjalës arë, fjala ban ka kuptimin e foljes ban. Kuptimi: “ arë ban, ban arë”. Ka si mjeshtëri bërjen e arave, punën e bujkut, jo si kanë dashur të na quajnë si një popull baritor, shëtitës. Emri Bardyl është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: bard – yl. Fjala bard ka kuptimin e mbiemrit i bardhë, kurse fjala yl kuptimin e emrit yll. Kuptimi:” Yll i bardhë”.
Duke analizuar me qindra e qinda emërtime të tilla vërejtëm disa veori të përbashkëta. Të gjitha fjalët që janë përdorur për formimin e tyre kanë qenë njërrokëshe. Ato kanë patur trajta të ngurtësuara, d.m.th. kanë patur një trajtë të vetme me të cilin kanë shprehur të gjitha kategoritë dhe kuptimet gramatikore. Kjo ka ndodhur pasi tek të gjitha këto fjalë njërrokëshe nuk janë shfaqur ende elemente gjuhësore si: parashtesa. parapashtesa, nyje etj, të cilat të bashkvepronin me rrenjën e fjalës për të shprehur kuptime të ndryshme. Kështu fjala at ( baba) ka patur vetëm këtë trajtë, at, si në numrin njëjës ashtu edhe në atë shumës, si në trajtën e shquar ashtu edhe në të pashquarë, po të njëjtën trajtë edhe në të gjitha rasat. Ngurtësia e këtyre trajtave dhe mungesa e elementeve gjuhësore ka bërë që e njëjta fjalë të përdorej për shumë kuptime. Kështu fjala di ka patur kuptimin e foljes di, të mbiemrit i ditur, të numërorit dy, të emrit dhi ( bagëti) etj. Të gjitha këto të dhëna na shpunë në përfundimin se gjuha e sotme shqipe është folur që në lashtësi, por ka qenë në një stad të ulët zhvillimi. Mirpo kjo lashtësi mund të lidhet vetëm me periudhën e ilirëve historikë dhe s’na jep mundësinë për të parë lidhje të saj për më tej, për periudhën pellazgjike. Për këtë arsye provuam për të parë a ka afri midis emërtimeve në trojet ilire dhe në ato troje ku historianët e lashtë kanë thënë se janë banuar nga pellazgët. Analizuam me qindra emërtime në vendet e banuara nga pellazgët. Fatmirësisht, e themi pa frikë, se konstatuam po ato të dhëna gjuhësore që kishim vënë re në emërtimet në trojet tona. Po sjellim disa të tillë. Emërtimi Atik,.venbanim i lashtë në territorin grek. Ky emërtim është formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe të gjuhës shqipe : at - ik. Fjala e parë at, fjalë e shqipes, fjala ik, folja ik, fjalë e shqipes. Kuptimi: “At ikën”, por mund të jetë edhe “Etërit ikin” sepse, ashtu si thamë më lart, trajta at shpreh edhe numrin shumës. Emri i një personazhi të Iliadës së Homerit, Menela, .është formuar nga përngjitja e tri fjalëve qartësisht të shqipes: men( mendje) – e( trajtë e shkurtës e përemrit vetor), la ( folja la ).Kuptimi: “ Mendja e la” Emërtimi duket të ketë lidhje me tronditjen e rëndë psiqike të burrit të Helenës që ia rrëmben trojanët. Emri i mbretit të parë të Egjiptit,.Menes, është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: men – es. Fjala men ka kuptimin e emrit mendje, por ashtu si kemi thënë më lart, mund të ketë edhe kuptimin e mbiemrit i mençur. Fjala es ka kuptimin e foljes është. Kjo trajtë e saj ka ardhur në trajtën e sotme përmes këtij evoluimi: es > est> esht > është.
Kuptimi del “ I mençur është ’’.Emri i perëndeshës Afërdita, krejt i lexueshëm: afër ditës. Në kohë të lashta, por ne të vjetrit edhe në kohën tonë, ka qenë një yll që u ka shërbyer shumë njerëzve. Në një mungesë të plotë të mjeteve për të përcaktuar kohën, ata kanë përdorur edhe yjtë.Të tillë kanë qenë shenjëzat,( harushat) ylli polar, por edhe ylli i mëngjezit ose i sabahut.( të më ngresh, moj nënë, me yll të sabahut ). Ylli i mëngjezit delte kur afrohej dita. Emri i Detit Egje është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe : ek – e. Fjala ek ka kuptimin e foljes hek ( heq).Bashktingëllorja h dhe j, si tinguj shumë të dobët, nuk kanë patur efekte tingëllore në emërtimet e lashta. Zanorja e, ka kuptimin e foljes je. Kuptimi del : “ Hek je, je duke hequr ‘’ Sipas ligjeve fonetike të shqipes kemi një kalim të bashktingëllores k/ q / gj. “ Ka kenë/ ka qenë ‘’, gluha/ gjuha. Banorët e lashtë u binin kryq e tërthor deteve, sepse transporti detar ka qenë i vetmi që u sigurone lëvizjen në masë të madhe të mallrave; Dhe ky lundrim në detin Egje do të ketë qenë shumë i vështirë, do të ketë patur vuajtje, heqje, pasi në këtë det ka një numër shumë të madh ishujsh të mëdhej dhe të vegjël. Emri i rrugës Egnat(ia), (kemi veçuar prapashtesën ia, pasi nuk ka qenë pjesë e emërtimit zanafillës) është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe të shqipes: ek – nat. Kuptimi emërtimit: “ Heq, vuan natën”.Udhëtimi në atë rrugë shumë të gjatë, sidomos natën, në kohë të keqe, pa asnjë lloj ndriçimi rrugor, do të ketë qenë shumë i vështirë, plot vuajtje, hekje.
Duke punuar për një kohë mjaft të gjatë me analizën e emërtimeve të lashta, unë arrita të identifikoj një numër të konsidrueshëm fjalë njërrokëshe të shqipes së lashtë. Isha i bindur se këto ishin fjalë të shqipes së lashtë, pa patur frikë mos kundërshtohesha dhe ky përfundim të mos pranohej se mund të ishte si rrjedhim i rastësive të shumta fonetike. Por këto fjalë ishin si ato tullat të cilat janë material i mirë ndërtimi, por vlerën e marrin kur ngenë murin e ndërtesës. Në një ndërtesë të tillë, qoftë kjo e vjetër, por ende me ndonjë faqe muri të parrëzuar, do të na mundësonte të shihnim si ishin vendosur, si ishin lidhur midis tyre këto tulla. Na duhej të deshifronim ndonjë mbishkrim të lashtë, qoftë ky edhe me dëmtime të pjesëshme, për të parë në se mund të gjenim atyr këto fjalët njërrokëshe të shqipes së lashtë. Vetëm atëhre do të kishim të drejtë të thoshim; “ Ja, kjo ka qenë shqipja e lashtë ”.Duke pasur në dorë këtë armë, këto fjalë njërrokëshe të shqipes së lashtë, guxum për një ndërrmarrje tepër të vështirë: t’i futeshim punës për të deshifruar mbishkrime të lashta.
Në leteraturën shkencore është lakuar shumë një mbishkrim i gjetur në ishullin Lemnos të Greqisë, i emërtuar si “Lapidari i Lemnosit’’.Ai qëndron i afishuar në Muzeun e Athines. Ky mbishkrim datohet si i shek.VIII – VII p.e.s. Nuk është arritur të deshifrohet me asnjë nga gjuhët e lashta. Isha përpara një misteri. Vargje të pandërprera shkronjsh të panjohura. Cila të ishte gjuha e këtij mbishkrimi? Shumë studjues që ishin përpjekur par ta deshifruar kishin dalë në përfundinin se ai nuk ishte shkruar me greqishten e lashtë. Përjashtohej mundësia se në këtë ishull të Mesdheut të kenë jetuar ilirët. Por siaps autorëve të antikitetit ky ishull ka qenë i banuar nga pellazgët. Në se gjuha e këtij mbishkrimi do të ishte pellazgjishtja dhe ne do të mund të zhbironim brenda tij me anën e atyre fjalëve njërrokëshe të shqipes së lashtë që kishim në dorë, atëhere do të kishim të drejtë të shpreheshim për lidhje të drejtpërdrejta gjuhësore pellazgo – iliro – shqipe. Na u desh të përkuleshim mbi këtë mbishkrim për ditë, javë dhe muaj të tërë. Ishte një alfabet i panjohur, por grafika e shkronjave të tij kish përqasje me grafikën e shkronjave të alfabetit të shqipes, prandaj arrita të bëj transkriptimin e tij. Zbulova se shkrimi fillonte nga ana e djathtë dhe ndërronte drejtimin rresht pas rreshti, ashtu si lëvizin qetë kur lërojnë.me parmendë në arë. Arrita të dalloj fjalët e para njërrokëshe të gjuhës tonë si: mar ( i marrë), ap ( jap), s ( nuk), fis ( fis ), math (i madh), rom ( rrojmë) lot ( lotë), thik ( thikë ), ther ( ther), hek ( heq) etj. Tani e kishim gjetur çelësin, vetëm donte punë e durim. Me ndonjë pasiguri të vogël që vinte nga paqartësia e ndonjë shkronje të dëmtuar, arrita të zbuloj tërësisht përmbajtjen e tij. Shkurt përmbajtja ishte kjo:. Një person i quajtur Maf shkon tek arë e tij. Atje fillon të bërtasë si i marrë. Ai sheh se arën e tij e kishte zaptuar një fis i madh. Ai i kundërshton me forcë, u kërkon t’ia kthejnë, po ata nuk i përgjigjen. Aty vjen edhe vëllai i tij. Të dy u kërkojnë zaptuesëve t’ua kthejnë tokën. Por ata u përgjigjen se toka nuk u takon më atyre. Vëllezërit vendosin të mos largohen nga toka e tyre, pasi “me këtë rrojmë, këtu hapim varret”, - thonë ata. Në fund mbishkrimi mbaron me vajtimin e fisit që iu rrëmbye toka. Në mbishkrim nuk thuhet se pronari i tokës është vrarë nga zaptuesit, por një thikë e vizatuar pranë portretit të tij në gur, flet për vrasjen e tij.
Ky mbishkrim ka një tekst me pak rreshta dhe nuk të mundëson njohjen e strukturës gramatikore të gjuhës së lashtë shqipe ( pellazgjishtes), por ai na shërbeu shumë për teknikën e deshifrimit.
Përmes internetit arrin të gjesh mbishkrime të shumta të zbuluara në vende të ndryshme. Por unë u befasova nga mbishkrimet etruske të gjetura në Itali. Një pasuri e jashtzakonshme. Me mijra mbishkrime të ruajtura me kujdes. Por ajo që më gëzoi më shumë ishte fakti se të gjitha këto mbishkrime ishin shkruar me po atë alfabet që ishte shkruar edhe Lapidari i Lemnosit. Alfabeti etrusk, në dallim nga ai i Lemnosit, e kishte ndryshe vetëm grafikën e shkronjës K, të cilën e kishte si grafikën e shkronjës C. Tani e kisha më të lehtë të kuptoja se edhe këtu nuk kishin banuar ilirët që të përdornin shkrimin iliro -shqip, por duhet të kishin jetuar fise pellazge, si ata të Lemnosit. Ndër mbishkrimet e shumta etruske përzgjodha për deshifrim vetëm ata që kishin tekste të gjata. Arrita të deshifroj disa prej tyre. Pjesa dërrmuese e tyre ka karakter epigrafik, janë përkushtime në gurë varresh, arsye kjo që edhe do t’i ketë shpëtuar nga zhdukja. Por edhe pse të tillë, me një fjalor të kufizuar, unë gjeta aty një numër të konsiderueshëm fjalësh të shqipes së sotme. Por ajo që kish më shumë rëndësi ishte fakti se përmes këtyre teksteve, zbulohej qartë struktura gramatikore e shqipes së lashtë( pellazgjishtes). Struktura e saj përbën skeletin e strukturës gramatikore të shqipes së sotme.
Mirpo duhej t ‘i përgjigeshim pyetjes: si ka arritur gjuha shqipe të vijë në trajtën që ka sot? Cila ka qenë rruga e saj? Kësaj mund t’i përgjigjeshim vetëm nëse do të mund të deshifronim mbishkrime të tjera që datonin në kohë më të reja. Mbishkrime që datojnë nga shek IV e deri në shekujt e parë të e.s., ka me shumicë. Një territor shumë i pasur me mbishkrime është edhe ai i Italisë së Jugut. Edhe aty janë në ruajtje me mijra mbishkrime që emërtohen si mbishkrime mesape. Ata datojnë nga shek.IV. p.e.s. e këtej. Për deshifrimin e tyre u vumë përpara një vështirësie të madhe, sepse tek këto mbishkrime nuk ishte përdorur ai alfabet që ishte shkruar mbishkrimi i Lemnosit dhe ata etruske. Por ia dolëm. Edhe këta mbishkrime ishin shkruar me gjuhën e lashtë shqipe ( pellazgjishten). Shkrimi i tyre ishte linear, si ai I Lemnosit dhe mbishkrimeve etruske, pa ndarje midis fjalëve por, ndryshe nga ata, ai fillonte nga ana e majtë. Mbishkrime të tilla në gjuhën e lashtë shqipe, por ku është përdorur alfabeti i greqishtes së lashtë, ka shumë, ka edhe në territorin e vëndit tonë. Në territorin tonë ka edhe mbishkrime në gjuhën shqipe të lashtë, po ku është përdorur alfabeti latin.
Kemi arritur të deshifrojmë disa nga këta mbishkrime të gjetura në vendin tonë, në territorin e Bullgarisë ( Thraka e dikurshme ), Azinë e Vogël, Kretë,etj.
Megjithse shtrirja kohore e këtyre mbishkrime të marra në tërësi, i kalon dymbëdhet shekuj, ne nuk arrijmë të dallojmë ndonjë evoluim thelbësor të gjuhës së lashtë shqipe. Gjatë gjithë kësaj periudhe gjuha shqipe ka ruajtur karakterin njërrokjor të saj. Ka patur vetëm ndonjë zhvillim të vogël brendarrokjor. Me përjashtim të tri mbaresave foljore: m.n.t/s, të cilat i kemi vënë re që herë, që tek mbishkrim i Lemnosit, gjatë tërë kësaj periudhe disa shekullore, nuk kemi vënë re asnjë shaqje të përdorimit të elementeve gjuhësore si : parashtesa, prapashtesa, nyje të përparme dhe të prapme.
Egërsia dhe errësira mesjetare nuk ka patur mëshirë as për gurët e varreve. Nuk kemi ndeshur në mbishkrime të kësaj periudhe. Mbishkrimet kishëtare të mëvonëshme janë shkruar në gjuhën greqishte ose latinishte. Në dokumentat e para të shqipes, tek Meshari e tje, vëmë re se shqipja ka ruajtur të njëjtën rrenjë të fjalës, por ka arritur të vërë në bashkveprim me këtë rrenjë, elementet gjuhësore, duke e kthyer shqipen nga një gjuhë e ngutë, izoluese, në një gjuhë flektive.
Një gjë dallohet qartë: të gjitha elementet gjuhësore: parashtesat, prapashtesat, nyjet, janë formuar gjuhësisht nga trajta të fjalëve njërrokëshe të cilat në këto funksione gramatikore, nuk kanë më kuptimin e tyre themelor, por shërbejnë për formimin e trajtave të ndryshme të fjalëve. Kështu fjala at e cila ka kuptimin e babës, është vënë në rolin e një prapashtese. Kështu kjo fjalë njërrokëshe e lashtë ka shqrbyer për të formuar shumësin e emrave: fush(at), burr(at), emri ur ka marrë funksionin e prapashtesës vesh (ur).var ( ur). Si një tregues i drejtpërdrejtë gjuhësor midis shqipes së lashtë dhe asaj të sotme, janë pjesët e pandryshueshme të ligjëratës, të cilat pothuaje ruajnë po ato trajta të lashta: shembuj: s, pak, boll,la, keq, shum, un, ne etj.
Kombet që nderojnë paraardhësit e tyre mbeten të përjetshëm. Pa këto përkushtime të shkruara mbi gurë varresh, kurrë nuk do të zbulohej gjuha e lashtë e shqiptarëve.
Cilido që ka interesa më të mëdha gjuhësore do të gjejë material të zgjeruar në librin “ Gjuha e lashtë shqipe ( pellazgjishtja)
תגובות