●1 KORRIK 1946 Enver Hoxha dekorohet nga Marshali J.B.Tito në Beograd “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dekoratë që e ka edhe sot me 1 Korrik 2021. E besoj, do ta ketë sa të jetë gjallë “rilindja komuniste”!!
●2 KORRIK 1919: Memorandumi per Konferencen e Paqës në Paris i firmuem nga Imz. Jak Serreqi Argjipeshkëv i Shkodres, Imz. Gjergj Koleci Ipeshkev i Pultit, Don Zef Gjinali administrator i Abacisë Mirditës, At Bernardin Shllaku, Don Nikoll Kimza në Lezhë, nga familjarë të Veriut e bajraktari i Shkrelit Vatë Marashi me 100 kryefamiljarë.
●19 korrik 1900 Asht le At Çiprian NIKA O.F.M., U pushkatue me 11 Mars 1948.
●11 Korrik 1924 Bajram CURRI vjen në Shkoder. Populli i Shkodres i ban nderimet e rastit. Ndoshta, asht një nga pritjet ma të perzemerta e bame nga shkodranët.
■16 Korrik 1944 Vritet pabesisht në Tropojë At Lekë LULI (36 vjeç) Fillon me këte vrasje edhe Gjenocidi komunist kunder Klerit Katolik Shqiptar.
●14 Korrik 1945 dënohet me vdekje Ndue Pali e Caf Meti, në Kinema Rozafat Shkoder. Ekzekutohen në Zallin e Kirit pranë Rrëmajit në Shkoder...
Korrik 1945 Vazhdojne ndjekjet dhe pushkatimet nga brigadat komuniste ne krahinat e Veriut. Krahas vrasjeve u digjen kullat dhe u plaçkiten bagtija... Vrasjet ishin fëtyra e vertetë e “çlirimtarëve” tanë...
●3 Korrik 1946 Ekzekutohen të dënuemit me vdekje: Xhahid Koka, Qenan Dibra, Telat Drini, Shaban Balla, Sami Qeribashi, Mahmut Meniku, Mehmet Beshiri dhe Ali Kraja. Fjala e fundit e Tyne asht: “Rroftë Shqipëria e lirë me Kosoven...”.
Korrik 1946 Ridënohet në Tiranë Frano MIRAKAJ, dhe pushkatohet atje...Urdhni i vrasjes së Tij u lëshue nga Gjeneral Kolonel Enver Hoxha.
●17 Korrik 1946 Dënohet grupi i Llesh MARASHIT, Kol ASHIKUT, Nikoll DEDAJ, e me këte grup ekzekutohet edhe Don Alfons TRACKI dhe Kel ABATI. Dënimi ju dha me 17 Korrik e, ekzekutimi u krye me daten 18 Korrik 1946 ora 5 nade, në Zallin e Kirit në Shkoder.
Dosja e të dënuemve as sot s’ ka vendimin e Gjykatës së Naltë e as të Kuvendit Popullor.
8 Korrik 1946 dënohet në Tiranë At Pashko Bardhi S.J. 6 vjet burg si “kriminel”,…
●31 korrik 1948 Dijetarët Don Aleksander SIRDANI e Don Pjeter ÇUNI mbyten në gropat e zeza të hetuesisë Koplikut, nga xhelatët e sigurimit të shtetit.
5 Korrik 1949 Arrestohet Don Loro NODAJ dhe bani 15 vjet burg nder kampe pune...
2 Korrik 1950 Vdiq Don Kolec PRENNUSHI, Famullitar në Dajç të Bregut të Bunës. Ishte i arrestuem në vitin 1948 – 49 dhe u torturue mizorisht nga sigurimi i shtetit, mbasi nuk u pajtue me aprovimin e “Statutit të Kishës” nga Kleri Katolik.
30 korrik 1951 Aprovohet “Statuti i Kishës Katolike në Shqipni”…Dekreti u aprovue nga Kuvendi Popullor i RPSh, me kryetar Dr. Omer Nishani dhe sekretar Sami Baholli.
●12 Korrik 1972 Vdes Nana e Nanë Terezes, Drande Bojaxhiu. Nanë Tereza nuk lejohet me ardhë per vorrimin e Nanës së vet në Tiranë...
●29 korrik 1982 Vdes i helmatisun pabesisht Don Lazer Jubani (1925 – 1982).
Korrik 1983 Vdes në Shkoder At David Pici, meshtar në Vermosh në vitin 1945.
17 Korrik 1985 vdes piktori shkodran Shtjefen PALUSHI (29 Qershor 1943 – 1985).
●28 Korrik 1988 vdes At Pjeter Meshkalla S.J., mbas 25 vjetësh burg në Shkoder.
20 Korrik 2000 vdes në Kuvendin e Fretenve At Konrrad Gjolaj O.F.M. Asht Autor i librit “Çinarët” botue në Shkoder në vitin 1997.
5 Korrik 2021 Vdes Rafaela Carrà, një Yll i vertetë i artisteve europjane...
***
●Shenim nga Fritz Radovani: Ju lutem Shqiptarve mbrenda e jashta Atdheut, të kujtojnë gjithnjë artisten e madhe Italiane Rafaela Carrá, e cila na bani me “harrue se ku jemi” per sa e sa vite para vitit 1990, kur gati kishim humbë shpresat e Lirisë.
Melbourne, 12 Korrik 2021.
Comments