Tahir Bezhani: dy poezi.
MREKULLIA E ÇATISË....
Nuk është e vetmja mrekulli
Të mbarosh shtëpi që ëndërron
T’i gdhendësh trarët me durim
E t’i lidhësh me gozhdë përmbi
Sado së bashku të bëjnë dashuri
Jetë e dhunshme i thonë
Jetë nën gozhdë, me tradhti....
E sa kohë të gjatë do të ketë vlerë
Skalitja e dy drunjtëve faqesh bardhësi
Me një gjen të lindur, rritur në bashkësi
T’i pëlqesh “gojë-gojë” me mjeshtëri
Nuk mbajnë mes vete zili...
Kalimtarët ua kanë lakmi
Si kullave ilirike në trojet etnike
Edhe tërmetet hamenden
Kur luajnë lojën me dredhi...
ATY TE BLINI
Aty
Te “Blini i Poetit “në Pejë
Pranë atij druri të plasur kohe
Kafeja e mëngjesit avullonte
Radhazi ngrohtësisht shikonim njëri- tjetrin
Hurbnim lëngun, tjerrshim llafe
Buzagazet jehonin syprinës së valëve
Lumëbardhi buzëqeshte me krenari
Ecte me vrap ,bënte rrugëtimin e tij
Sejdi Berisha ngjante në përmendore
Mbante në dorë një fletë të bardhë e lapsin e zi
Radhiteshin fjalët, shkruante poezi
Për njerëzimin e kohët nxira moteve
Në zemër vargu rrëfente qëndresën,
Mbillte dashuri për brezat
Për fushat e malet,
Për këtë tokë të gjakosur...
Kur lapsi mbaroi ngjyrën e tij
I nevrikosur poeti tha:
Miqtë e mi
“Shikojeni këtë stilolaps
Do e hedh në Lumbardhë
Të mbetët si hieroglifë
Le t’i pëshpëritë vargjet e zemrës sime
Dëshmi jete e kam këtë Bli!....”
Lala e Nekiu qeshen me xhelozi,
Luli nuk ishte atë ditë mes nesh
U ndjeva i dërmuar mes vargjesh si tunxh
Admiroja atë burrë e vargun e plastë të tij
“Rrofsh sa Blini i thash!...”
Ika, e lash varur në vargun brilant
Aty te Blini,
Mbolla kujtimin e gjatë për stilolapsin
Për vargun e tij.....
Pejë,
23.tetor,2023
Comentários