top of page

Mos gërmo ku gërmuan të Tjerët


Mos gërmo ku gërmuan të Tjerët

(Shkrimtarit dhe mikut tim të mirë, të thjeshtë e bujar, mjeshtrit të tregimit të shkurtër, Faruk Myrtaj)


Nga Fatmir Terziu


Mos gërmo ku gërmuan për Ty të Tjerët!

Duart do të të lodhen më shumë se mendja.

Mos dollibash me një Yll që vdes herët!

Mos derdh lotët që i mban nëndheu brenda…


Dhe viteve mos i zgjo me penë! Ata rrinë zgjuar.

Brenda librave të tu janë ngjeshur stalagmitesh.

Në shpellë-galerinë ku ëndrrat i kishin shuar

Po (ri)ndizen qirrinjtë engjëllorë prej vitesh…


Nëse pena jote duhej bërë thjesht një kazëm

Dhèu që deshe sot s'do të ishte thjesht galeri

Por, po të harrosh se ajo kohë mbeti e largët

Duhet të dish se po të ndjek po ajo kategori.


Në këtë rrjedhë do të duhen mjaft vite,

Të gjesh ndonjë dritë malli në ndonjë tunel,

Mjafton që Ti atë mes tregimeve e ngjize,

E aty miku im përjetë askush nuk ta del!

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page