-Më ka shkuar mendja për gështenja të pjekura. Përton?
- Jam gati të sakrifikoj për gruan?
-Leri këto! Thuaj më mirë nuk dua të shkoj…
- Të të tregoj një histori?
Një herë e një kohë, jetonte në Amerikë një çift.
Të varfër. Pasuria e djalit ishte një orë.
E mbante në xhepin e vogël, si qostek, sepse nuk kishte zinxhir.
Çupa kishte flokë të verdha. Të gjatë deri në bel.
Nuk i mblidhte, sepse nuk kishte kërhërë…
-Erdhi Viti I Ri. Djali shkoi tek sahaçiu.
Shiti orën.
Me paratë bleu një tufë me kërhërë.
Me dhuratë në duar, ecte I lumtur.
Imagjinonte gëzimin e çupës.
Ndërkohë vajza shkoi në parukeri.
Preu flokët.
I shiti.
Shkoi në dyqan. Bleu një rrip për orën.
Djali mbriti në shtëpi…
Shtangu…
Përfunduan në krahë të njeri tjetrit.
Më të lumtur se kurrë?!
-Uaa! Sa e bukur,- tha Ezmerka e përlotur.
-Vetë e ke sajuar?!
-Jo…O’Henri…Nga Amerika.
Ika.
Kohë më parë kisha parë gështenja të pjekura në “bisht” të digës. Tek Liqeni Artificial…
Këmbë shitësi.
Dolla në Bllok. Asgjë.
Nuk gjeta as tek ura afër “Tajvanit”. As tek ura në boulevard.
As në hyrje të rrugës së Kavajës.
“Fati” më ka degdisur në Romë, Vjenë a Budapest. Në çdo shëtitore gjën gjështenja pjekës.
Këtë traditë e ka pasur edhe Tirana…
Duke vrarë mëndjen, në kërkim të “pse-së”, buzë Lanës, poshtë një peme ishte ulur një grua.
Një mangall me qymur druri.
Mbi mangall gështenja të pjekura…
-Të kërkoja në qiell, të gjeta buzë Lanës. Pse në errësirë?
-Na përzënë policët e bashkisë…
Yorumlar