CIKEL ME POEZI NGA PANAJOT BOLI
MISTERI I PËRENDIMIT
I mënduar sa herë shoh përendimin e diellit
Ajo ngjyrë e kuqerremtë më sjell endërrime
Edhe qiellit,sytë i pikojnë ca nota melankolie
Vetëm deti ndizet keq,me emocione e irritime.
Sa herë shoh siluetën e përendimit të diellit
Ky shpirti im mbushet me normica,drithërim
Këto lindje,këto përendime,ç’mistere fshehin
Mbi një liqen të bukur,pse shkaktojnë trazim?
Atë pamje magjie përendimi sa dua ta shoh
Me diellin të zhytem në det, në një endërrim
Me ty e dashur, të kërkojmë zgjime e kaltërsi
Të zbojmë muzgjet, dhe të trishtim përendim
ZHGJENDËRR..
Me metër e mat jetën
Është shumë e shkurtër
Mund ta mbledhesh në një grusht
E papërmbajtur shpesh
Si fuçia me musht
Me metër e mat jetën
Është kaq e gjatë
Në galaktikën e frikshmë të pafund
Një petale luleje e harruar
Që era e shkund
Me peshore e mat jetën
Shifrën nuk e thotë
Ç’është?Emër abstrakt apo endërr?
Me ngjyrë a bardhëzi?
Apo zhgjenderr?
Ajo lind me pranverën
Me vjeshten pleqëron
Vjen dimri
Dhe...mbaron
MË BUZËQESHJE TI
Një liqen i bukur m’u fanit sonte në endërr
Lule me ngjyra të arta kishin mbirë në të
Dorën zgjasja t’i përkedhelja,t’u mirrja erë
-Preki pak- pulëbardha borë më foli me zë
Etja më mori dhe buzët ngadalë i cika në ujë
Si brerore drite më erdhi neraida:-Pi ,pak pi-
Lulet u bënë buzëqeshje, pulëbardha qerpikë
Liqenii u kthye në yll,pastaj i joti,i bukuri sy
Liqenin e piva, lulet i preka,vertet ish magji?
U zgjova:Mbi krye,si nimfë më buzëqeshje ti
S’ E DI ME KË E KISHTE ERA SONTE
Ulërinte si një ujk i uritur në borë era sonte
Kurrë s’e kam parë të nxihet me të tillë inat
Dritarën hapa, por ma mbylli si e xhindosur
-Mbylle,të mos të shfryhem tek ti,o i ngratë
S’e di me kë e kishte era në këtë natë të errët..
Mos vallë me detin që luante me valët ujëvara
A me shegët majoshe që skuqnin faqet në diell
E me mandarinat që zverdhonin kokrrat e para?
S’e di me kë e kishte era në këtë natë të errët..
Me qytetin tim që darkonte i lumtur me Jonin
Me hënën që lozte me fëmijët poshtë pallatit
Apo xhelozohej me çiftet qe në park flertonin?
S’e di me kë e kishte era në këtë natë të errët..
Mos i tha kush se buzë detit kisha lenë takim
Të mirat valët, megjithse i shtynte ajo me inat
Para këmbëve tona, përkuleshin me përgjerim
S’e di me kë e kishte era sonte,këtë natë histeri
Vetem.hënës sime mos i shkundte pluhurin flori
SHPIRTIN MA KTHJELLO
Dita,herët u ngrit e u la në agun me vesë
Sytë e saj të bukura , me dritë i ka ndezë.
Flutura nuk përmbahet, lulen blu dashuron
Një bletë mbi mandarinën,aromën po shijon
Këngën,kanarina verdhoshe, asaj ia dedikon
Një zymbyl i bardhë, me diellin seç bisedon.
Moj ditë e qeshur,pak buzëqeshje më dhuro
Mjegullën nga shpirti,me një fllad ma largo
Comments