Misionarja Emine Hoti që reflekton vlera të shqiptarve në Norvegjinë demokratike
Që ditën e parë që z Viron Kona më dhuroj librin e shkrimtares, stilistes dhe atdhetares së njohur shqiptare-norvegjeze Emine S. Hoti nisa ta shfletoj faqe më faqe. Në këtë vepër të përgatitur nga shkrimtari i mirënjohur z Viron Kona gjeta dhe mësova mbi jetën dhe veprimtarinë e zonj. Emine një thesar me vlerë që çdo kush që lexon dhe shkruan kërkon të mësoj diçka më shumë rreth krijimtarisë së një poeteje gjithë tharmë pasi e kisha njohur me librat dhuratë të cilat i disponojë jo vetëm në biblotekën time, por edhe në biblotekën e shkollës Vëllazërimi një nder që edhe fëmijët dhe trupa mësimore e kësaj shkolle të njihet me krijimtarinë e zonj. Emine.
Libri kushtuar zonj. Emine është një xhevahir që me shkëlqimin e tij hedh dritë mbi jetën dhe veprimtarinë e shkrimtares që me mund dhe sakrifica ka mundur të përballoj plagën e emigracionit. Me vullnetin e saj të hekurt duke sakrifikuar edhe gjumin ajo arrinë jo vetëm të bëj detyrën si edukatore, por edhe të gjej kohë të të shkruaj poezi dhe të stiloj veshje kombtare shqiptare.
Më e bukura dhe me dashamirsja, është xhesti human i zonj. Emine që të gjitha stilimet e saj i jep falas. Me të drejtë shkrimtari Viron Kona e ka quajtur zonj. Emine Marigoja shqiptare e cila shpërndanë vlera jo vetëm në rrethin shoqëror ku ka shqiptarë, por edhe të dashamirësit norvegjez dhe gjetkë.
Nuk dua të bëjë analizë të krijimtarisë dhe shkrimeve kushtuar zonj. Emine sepse ato janë në libër dhe kushdo që është kurioz i mëson nga shkrimet që përmban libri, por dua të tregoj se çfarë më ka mbetur në mendje mua, një lexues i gjithë krijimtarisë së saj
Zonj. Emine në gjithë krijimtarinë e botuar na sjell jetën gjithë sakrifica të cilën arrin ta ndërtoj me shumë mund e djersë dhe këtë mund e reflekton në gjithë krijimtarinë e saj.
Zonj. Emine nuk e njeh frikën, hidhet në lavën e vullkanit dhe prej andej del fitimtare sepse ka cilësit e njeriut me një karakter të fortë që nuk di të mposhtet, por e fiton betejën duke pasur besim në veten e saj.
Nga leximi i poezive të zonj. Emine ndien brizat malore (puhizat, era të lehta gjithë freski) që zbresin në mëngjes dhe në mbrëmje nga mjat e maleve drejtë ultësirave duke i dhënë jetë mjedisit ku galon shumëllojshmëria e jetës njerëzore.
Mesazhet e ngrohta që zonj. Emine përcjell nëpërmjet vargut janë plotë ëmbëlsi dhe të japin ndiesinë dhe kënaqësinë që të jep lumi i Valbonës briskë i ftohtë, por që kur e pi dhe e shijon të ringjallë e të jep forcë.
Vargu në poezitë e zonj. Emine ndriçon si një xixëllonjë që përclell ndriçim në gjithë lëndinën duke u bashkuar me rrezet e arta të hënës që ndihmon që jetë në këtë lëndinë të galojë dhe mos gjej prehje.
Ajo që mua më ka mbetur në mendje është malli për vendlindjen, atë mallë që kush e ka provuar jetën e emigrantit e di se çdo të thotë të vuash dhe të llafosesh natën me hënën e yjet dhe tu tregosh atyre brengën që vuan në shpirtë për të dashurit, atdheun dhe bukën e ëmbël të truallit ku ke lindur dhe je madhuar.
Zonj. Emine duke jetuar dhe punuar në një vend demokratik të zhvilluar siç është Norvegjia në poezitë e saj kërkon që të respektohen të drejtat e njeriut, sepse njeriu duhet të jetë i lirë dhe ta ndërtoj jetën e vet aty ku gjen vetveten në çdo cep të rruzullit tokësor dhe të respektohet dhe të jetë i barabartë midis të barabartve dhe mos të përbuzet.
Së fundi dua të them dy fjalë për autorin që përgatiti veprën Marigoja shqiptare në Norvegji, z Viron Kona. Kemi diskutuar vazhdimishtë në bisedat që kemi zhvilluar hera-herës dhe ai me të drejtë zgjodhi titullin e lartpërmendur sepse një njeri që shkruan, stilon dhe dhuron vlera të kombit të vet duke luajtur rolin e një misionare që nuk e nxit njeri, por vet me vullnetin e saj dhe me dashamirësinë për kombin e vet Kosovën dhe shqipërinë ka supervlera dhe e meriton të vlerësohet nga shoqëria.
Ju falënderoj që më ndoqët dhe i uroj zonj. Emine shëndet dhe sa më shumë shkrime dhe stilime që rrisin vlerën e kombit shqiptar. Urime z Viron kona në botime të tjera.
Comments