![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_c9b9ecde7ad845d1a498782aca7472e0~mv2.jpg/v1/fill/w_980,h_735,al_c,q_85,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_c9b9ecde7ad845d1a498782aca7472e0~mv2.jpg)
MIRËNJOHJE PËR BIRIN E VENDLINDJES BASHKIM BEQIRAJ QË ME HUMANIZËM BOTOI LIBRIN TIM “KUJTIME PËR VENDLINDJEN KROPISHT VLORË”
Qatip Mara
Biri i dashur i vendlindjes Bashkim Doko Beqiraj kishte lexuar një publikim për botimin e librit për vendlindjen Kropisht, në të cilin unë kam përshkruar vlerat shpirtërore të gjyshërve,prindërve dhe bijve e bijave kropishnjote. Kërkoja ndihmë nga ata që do kishin dëshirë ta botoja këtë libër me 500 faqe dhe me qindra fotografi të familjeve të 26 fisve të Kropishtit.. Ishte i vetmi që më dërgoi mesazh, duke shprehur dëshirën për të paguar gjithë shpenzimet që libri të botohej me 300 kopjo me ngjyra dhe të shpëndahej falas.. Bashkim Beqiraj nuk është i pasur, por ka shpirtim me shumë pasuri shpirtërore e dashuri për vendlindjen Kropisht. Zakonisht ata që kanë pasuri financiare janë kopracë e skllevër të parasë e nuk dhurojnë bamirësi. Me mirënjohje e falënderoj birin e vdendlindjes Bashkim Doko Beqiraj për sponsorizimin e librit “Kujtime për vendlindjen Kropisht”.. Në mesazhet që shkëmbenim, ndieja emocione për dashurinë që djali Bashkim Beqiraj ka për vendlindjen Kropisht. Ai punon në dheun e huaj, për një jetë më të mirë dhe me shumë humanizëm sponsorizoi daljen në dritën e botimit të librit të vendlindjes.
Duke lexuar informacionet për jetën e djalit Bashkim Beqiraj të kapin emocione. Ishte nxënës shkolle në vendlindje dhe njëkohsisht punonte. Ishte një sakrificë mbinjerëzore. Që kur ishte fëmijë formoi para kohe karakterin punëdashës për nevojat e jetës, sfidoi vështirësitë e shumta. Edhe pse ishte 12 vjeç, kur u largua nga jeta babai, djali para-adoleshnt ndjeu përgjegjësi për të ndihmuar nënën Elisaveta Beqiraj, që të përballonin vështirësitë e jetës pa baba. Ata që kanë vuajtur në jetë bëhen të fortë mendërisht e fizikisht.
Bashkim Beqiraj në Bolzano Itali
Duke lexuar informacionet për jetën e djalit Bashkim Beqiraj të kapin emocione. Ishte nxënës shkolle në vendlindje dhe njëkohsisht punonte. Ishte një sakrificë mbinjerëzore. Që kur ishte fëmijë formoi para kohe karakterin punëdashës për nevojat e jetës, sfidoi vështirësitë e shumta. Edhe pse ishte 12 vjeç, kur u largua nga jeta babai, djali para-adoleshnt ndjeu përgjegjësi për të ndihmuar nënën Elisaveta Beqiraj, që të përballonin vështirësitë e jetës pa baba. Ata që kanë vuajtur në jetë bëhen të fortë mendërisht e fizikisht.
Kishin kaluar pesë vite që jetonte me mungesën e babait të tij të shtrenjtë.. Në atë kohë të vështirë të ndryshimeve politike, në kushtet e papunësisë dhe anarshisë, tek djaloshi 17 vjeçar Bashkim Doko Beqiraj po piqej ideja e një emigrimi të vështirë, pa mbështetje ligjore. Dhe në ato momente bluante në kokë vendimarrjen për t’u larguar, për të cilën shkruan:
“Në vitin 1991 vendosa të iki në emigracion. Ika e shkova në Greqi dhe nuk tregova që do ikja. Mbas 3 muajsh, u lidha në telefon me familjen. Në muajin maj 1994 erdha në Itali, ku banoj edhe tani, në Bolzano. Mbas 6 muajsh të vështira, gjeta punë në një ndërmarrje druri. Këtu mësova të gdhendja në dru. Punova 21 vite si skuptor. Në vitin 1997 u njoha me një vajzë. Në vitin 2001 u martova dhe krijova familjen me bashkshorten Romina Beqiraj. Fillova jetën e gëzuar familjare, e cila më lumturoi me lindjen e vajzës së shtrenjtë Sofia në vitin 2017…”
Prindi Bashkim Doko Beqiraj ka formësuar karakterin e fortë, duke mposhtur vështisitë me punë e vetëm me punë dhe nëpërmjet punës me zotësi, këmbëngulje,vullnet të hekurt e me dije, ka fituar me talentin e tij specilitetin e artit skulptor, duke qenë duarartë me veprat që krijon. Jam befasuar nga energjitë e tij për punë, por më shumë më ka mahnitur shpirti tij bamirës. Është tepër i veçantë, me një botë shpirtërore të pastër.Është shumë human. Ka ndihmuar bashkëfshatarët kropishtnjot për dokumeta e sistemim në punë dhe këtë të mirë nuk e ka bërë për interesa egoiste, por mirësia i buron nga zemra, ashtu siç ishte babai tij i nderuar Doko Sali Beqiraj, që shpërndante vetëm mirësi. Bashkim Beqiraj është sinonimi i mirësisë, atë nuk e ka skllavëruar kopracia e parasë, por rrezaton fisnikëri e humanizëm.
Bashkim Beqiraj në studion e punës krijuese
Biri i dashur i vendlindjes Kropisht, Bashkim Doko Beqiraj është me vizione e kulturë qytetare europiane dhe nuk harron kurrë vendin ku ka lindur e është rritur me mundime dhe konkretisht jo vetëm sponosorizoi botimin e librit”Kujtime për vendlindjen Kropisht”,por kishte udhëtuar nga Bolzano për të Tiranë për të marrë tek shtëpia botuese Tiranë librin “Kujtime për vendlindjen Kropisht dhe e kishte shpërndarë falas në vendlindje Kropisht Vlorë.
Në një mesazh biri vendlindjes Bashkim Beqiraj më shkruante midis të tjerash :
“ Unë e vlerësoj shumë këtë që bëni për fshatin tonë Kropisht, se për fat të keq sot njerëzit kanë ndryshuar shumë. Nuk e kthejnë kokën mbas, por mendojnë të ecin përpara, por të vetmuar..."
Duke e falënderuar me shumë mirënjohje i uroj jetëgjatësi me lumturi në familje!
Me respekte e mirënjohje
Qatip Mara
Nju Jork 03 tetor 2021
I nderuar Qatip,
Zhgënjimin e thellë që përjetuat nga i pabesi dhe mosmirënjohësi i kalibrit të vet Saimir Shatku, atdhetari humanist Bashkim Beqiraj ua lehtësoi sadopak me mbështetjen financiare që dha për botimin e librit tuaj.
Urime nga zemra për botimin e librit, i cili është një homazh mjaft domethënës në nderim të njerëzve të gjakut tuaj dhe të të gjithë banorëve të Kropishtit. Bashkatdhetari juaj Bashkim Beqiraj meriton nderimin më të thellë për shpirtbujarinë fantastike që ka manifestuar për botimin e librit tuaj. Prof.dr. Ftmir Terziu, Mjeshtër i Madh, meriton repekt të thellë për kënaqësinë që u jep lexuesve të nderuar me gatishmërinë e tij intelektuale për botimin e informacioneve të tilla.
Eshref Ymeri
San Diego Kaliforni
…
Qatip Mara
Faleminderit miku nderuar z. Fatmir Terziu që me shpirtin tuaj atdhedashës e krijimtarinë artistike letrare,filozofike,social politike rrezatoni e ndriçoni Dritë diturie e dashamirësi për diasporën shqiptare që Shqipëria të bëhet Zonjë ashtu si ënderronte e shkruante Naim Frashëri! U bekoftë zoti me jetëgjatësi,lumturi në familje dhe suksese në krijimtari. Respekte e Mirënjohje