top of page

Mirënjohja është pasuri shumë e çmuar shpirtërore


Eshref Ymeri




I dashur Prof.dr. Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh,

E dashur “Fjala e Lirë”, tribunë e shkëlqyer e mendimit të lirë në Londër, në vatrën e dijes dhe të kulturës mbarëbotërore, të asaj Londre hijerëndë, e cila gjurmët e qytetërimit të vet i ka lënë përjetësisht, duke filluar nga Zelanda e Re deri në Amerikë dhe Kanada.

Jam shumë krenar që miku im i çmuar, Prof.dr. Fatmir Terziu, ka hapur këtë Portal kaq të dashur për lexuesit bashkëkombas të Atdheut Amë dhe të Diasporës, të cilët gjejnë aty dritaren nga hyn dielli i së vërtetës.

Si shqiptar, jam shumë krenar që Prof.dr. Fatmir Terziu, në Perëndimin evropian, përfaqëson modelin e intelektualit me dinjitet të lartë kombëtar, i cili, si shkencëtar, si shkrimtar mjaft i talentuar, si kritik i rrallë në letërsinë shqipe, si studiues dhe hulumtues me pasion të veçantë, si një ithtar i pasurimit të tradidës në lëmin e memorialistikës shqiptare dhe si mjeshtër në artin e dokumentimit kinematografik, i vlerësuar lart në Mbretërinë e Bashkuar, ka zënë një vend nderi në historinë e kulturës kombëtare.

Kam nderin që, nëpërmjet këtij Portali të respektuar, ta falënderoj nga zemra Profesor Fatmirin për urimin aq prekës që më dërgoi sot për ditëlindjen time, një urim që më emocionon tej mase dhe më mbush me frymëzim për ta dashur edhe më shumë Atdheun tonë të shtrenjtë dhe mbarë bashkëkombasit e mi me vetëdije të lartë kombëtare.

Nëpërmjet këij Portali i shpreh mirënjohjen time të thellë shkrimtares dhe publicistes së shquar Vilhelme Vrana Haxhiraj, Mjeshtre e Madhe e Penës, Akademike, e vlerësuar me shumë Çmime brenda dhe jashtë vendit, e cila ka botuar aty jetëshkrimin tim, të përfshirë në librin e saj me titull “Elitat e mohuara… Pasuri Kombëtare”. I shpreh mirënjohjen time të thellë kësaj ikone të kulturës kombëtare dhe intelektualëve të nderuar në vijim:

Profesor Resmi Osmanit, shkencëtarit të njohur, shkrimtarit të talentuar dhe intelektualit të shquar nacionalist, birit të trojeve tona amtare, të Çamërisë sonë Hyjnore.

Shkrimtarit me penë të artë Kozma Gjergji, autorit të tregimeve mbresëlënëse që të tërheqin si me magji.

Shkrimtarit aq origjinal Sotir Athanasiou, autor romanesh dhe tregimesh fantastike me një pasuri të pamatë gjuhësore.

Shkrimtarit tërheqës Novruz Abilekaj, veprat artistike të të cilit bien në sy për pasurinë e jashtëzakonshme me shprehje frazeologjike nga gurra popullore.

Zotërisë së nderuar Faruk Taqe, i cili më ka prekur thellë me fjalët e tij me domethënie aq emocionuese.

Zotërisë së nderuar Adem Harxhi, mjek i shquar dhe akademik me autoritet shkencor mbresëlënës.

Zotërisë së nderuar Kadri Çopja për nderimin që më bën me fjalët e tij plot afsh miqësor.

Zotërisë së nderuar Aleko Likaj, mësues veteran, gazetar dhe shkrimtar i talentuar, autor i shumë veprave artistike.

Zotërisë së nderuar Baki Dervishi, inxhinier i talentuar, për fjalët e tij me nota shpirtngrohtësie.

Zotërisë së nderuar Eqerem Canaj, shkrimtar me emër në letërsinë shqipe, mjeshtër i krijimit të fjalëve të reja dhe i kompozitave gjuhësore me brumin e shqipes.

Zotërisë së nderuar Resmi Çorbaxhi, shkrimtar me nuhatje të hollë dhe me fjalë të kursyer me peshë.

Zotërisë së nderuar Albert Lulaj për fjalët e tij plot dashamirësi prej shqiptari me shpirtin behar, të dala nga zemra e një aktori.

Zotërisë së nderuar Flori Bruqi, prof.dr, akademik, shkrimtar, poet, kritik, studiues dhe hulumtues i njohur, gazetar dhe publicist me emër në kulturën shqiptare.

Zotërisë së nderuar Kadri Tarelli, shkrimtar dhe publicist me brumosje shembullore të formatit nacionalist.

Zotërisë së nderuar Kujtim Matelli, poetit me shpirt flakërimë, i cili, me poezinë gjëmimtare epiko-lirike, me titull “More Naim Shqipëria”, ta ndez zemrën zjarr.

Zotërisë së nderuar Dr. Jorgji Kote, dilplomat veteran, publicist dhe eseist i mrekullueshëm, i cili, gjatë karrierës diplomatike ka lënë gjurmë në historinë e diplomacisë shqiptare.

Zotërisë së nderuar Artur Shemaj, poet i talentuar, vargu i të cilit të ngjall emocione të fuqishme.

Zotërisë së nderuart Ahmet Dauti, i rritur dhe i edukuar në Elbasan, vatër e kulturës sonë kombëtare, me tӕ cilin i kemi përfunduar së bashku studimet universitare në vitin 1966.

Zotërisë së nderuar Odise Çaçi, profesor në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”.

Zonjave të nderuara, ish-studenteve të mia të talentuara, Merita Pinos, dikur përkthyese e njohur në Agjencinë Telegrafike, zotëruese e 6 gjuhëve të huaja, tani qytetare amerikane, Xhemile Abdiut, pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës, Kozeta Nushit, shkrimtare lirike, me banim familjarisht në Itali, disa prej krijimeve të saja artistike të përkthyera në italisht dhe të mirëpritura në njërin prej mjeteve të informimit pamor, Eli Trojës, ish-përkthyese në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja pranë Shtëpisë Botuese “8 Nëntori” dhe bashkëshortit të saj, doktorit të njohur Petrika Troja, ish-pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, tani qytetarë amerikanë.

Zonjës Mira Meksi, përkthyese dhe shkrimtare e shquar, një ikonë e kulturës kombëtare, e vlerësuar me disa Çmime brenda dhe jashtë vendit, deri edhe me Urdhrin “Comendadora” i Meritës Civile, i akorduar nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

Zonjës Elida dhe Zotërisë Skënder Buçpapaj, moderatorë të Portalit të nderuar “Voal”, poetë, gazetarë, publicistë, studiues dhe eseistë me mjaft autoritet në kulturën shqiptare, të cilët kontributin e tyre të shquar në këto fusha të dijes e kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin në Zvicë me shumë dinjitet gjatë një çerek shekulli.

Santa Barbara, Kaliforni

25 dhjetor 2020


67 views3 comments

3 Comments


I dashur Profesor Resmiu, Ju falënderoj me shpirt për fjalët tuaja të çmuara, fjalë që burojnë nga zemra e një intelektuali të shquar që ka lindur në atë tokë bekuar, në atë strehë perëndish që quhet Çamëri, e cila është në themel të kombit shqiptar, por që, për fajin e rëndë të shqiptarëve të përçarë, na e grabitën grekët dhe popullsinë rrënjëse të asaj treve të bekuar na e masakruan aq mizorisht dhe ata që mbetën gjallë na i përzunë me egërsi nga vatrat stërgjyshore. Megjithatë, Çamëria është aty, ajo është jona dhe le të shpresojmë që një ditë atdheu amë mund të bëhet me zot, që ajo t’i ribashkohet trungut amtar. Ju përqafoj miqësisht Eshref Ymeri Ventura, Kaliforni 10…

Like

I dashur Përparim, Ju kërkoj shumë ndjesë që emri juaj nuk figuron në shënimin e lartpërmendur mes atyre që më kanë falënderuar me rastin e ditëlindjes. Ju jam tepër mirënjohës që më kujtoni dhe më respektoni. Profesori i nderuar Resmi Osmani, në një mënyrë aforistike, thotë: “Shprehja e mirënjohjes është një nga virtytet thjesht njerëzore që lartëson dhe nxjerr në pah vlerat humane dhe intelektuale”, Prandaj, i nderuar Përparim, të moshuarit, si puna ime, që i kam kaluar të tetëdhjetat, duhet të kenë kujdes me kujtesën, ta mbajnë “limën” me vete, për ta “mprehur” nga pak çdo ditë, se përndryshe ajo vjen e bëhet si “kulluese makaronash”. Ju uroj shëndet, mbarësi familjare dhe suksese në krijimtarinë artistike gjatë Vitit të…

Like

Resmi Osmani
Resmi Osmani
Jan 10, 2021

Profesor Eshrefi, jeni i nderuar dhe i repsktuar.Shprehja e mirnjohjes eshte nje nga vyrtytet thjesht njerezore qe e larteson dhe nxjer ne pah vlerat humane dhe intelektuale, duke vleresuar te tjeret, Ju lartesoni ne syte dhe mendimin tone Personin tuaj, aq dashamires e modest.Edhe nje here urime, qofshi jetegjate dhe perhere krijues ekselent.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page