top of page

Zamira Agalliu: 10 Shqiponjat e Tërbacit



 

Detyra shpirtërore, artistike, morale, qytetare dhe atdhetare e Ansamblit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” të sjellë në kohë traditat folklorike dhe etnografike të stërgjysheve, gjysheve, nënave tona dhe të tyre, se janë TË DHJETA - GJYSHE AQ TË MIRA. Nëpërmjet origjinalitetit në interpretim të këngëve dhe valleve sipas stilit muzikor të Tërbaçit në variantin grarisht dhe veshjeve popullore tradicionale ceremoniale të shek. XVII, ato na paraqesin vlera të mirëfillta, që e meritojnë emrin simbolik që kanë. Me sakrifica, me disiplinë artistike, me durim e besim, duke përballuar dhe paragjykime e sfida maskiliste, në përmbushje të kritereve shkencore, kanë arritur fizionomi mëse dinjitoze. Ato mbartin autenticitetin e njësive folklorike të vendlindjes, në 3 Albume Folklorike të realizuara (audio e video), pa përfshirë pjesëmarrjen në festivalet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke sjellë tharmin e saj shpirtëror të dallueshëm nga të tjerët, që dhe ata, gjithsesi kanë vlerat e tyre të pazbehura. Janë grup unikal në Labëri për polifoninë femërore. Kanë kostumet e tyre të traditës vendore, të pasuruara dhe në funksion të simbolikës që përfaqësojnë, dallohen për paraqitje estetike në skenë e kudo, ku dhurojnë Mirësinë e Visareve të Shpirtit. Shquhen për karakterin kërcyes në valle, formacionet rrethore harmonike, lëvizjet nazike, vitalitetin e ngrohtë, interpretimin kryesisht lirik me imazhe estetike , madhështinë e hijshme të kostumit, finesën dhe elegancën... Misioni i grupit “Shqiponjat e Tërbaçit” është edukimi i lartë artistik dhe estetik, në harmoni të shëndetshme me edukimin moral, duke transmentuar tek brezat, tek nipërit dhe mbesat traditat më të mira etnokulturore, folklorin dhe etnologjinë, veshjen popullore, këngën dhe vallen e kënduar nga katragjyshet, stërgjyshet, gjyshet, nënat tona, si dhe ato vetë, sepse janë vetë gjyshe aq të mira, të dashura, të ëmbla dhe të dhembshura dhe japin krenarisht, tamam si shqiponja botën e Tërbaçit nëpërmjet polifonisë femërore, si pjesa më lirike e polifonisë labe, duke synuar vlerat e mirëfillta dhe me nivel të lartë artistik dhe jo çmimet subjektive, që juritë i ndajnë si qoka për miqtë apo për “grupet e mëdhenj”. Shqiponjat e Tërbaçit banojnë në Vlorë, në lagje të ndryshme, përveç Antoneta Goxho Mehmetaj që banon në Babicë. Të gjitha janë bija Tërbaçi, përveç Meme Ribaj Habazaj, që është nuse në Tërbaç, bijë nga fshati fqinj, Vranishti. Mblidhen nëpërmjet njoftimeve në WhatsApp (që kanë si grup dhe funksionojnë si një familje e mrekullueshme artistike) Zamira! Të uroj shëndet, së pari, dhuratën më të shtrenjtë që na ka falur Zoti i Madh! Të falënderoj nga zemra për gjithçka aq të mrekullueshme që ke bërë për Shqiponjat e Jugut, se kështu i cilësuan në Kosovë në Festivalin Ndërkombëtar të Artit dhe Kulturës Etno-Fest,2019, ku dhe u nderuan me Çmimin Special

 

 

 

Duke parë e dëgjuar nga afër ninullën, kupton sa thjeshtë "Nëna Labe" në  të njëjtën kohë

1) tund djepin!

2) këndon ninulla!

3) tjerr furkën!

Dhe këto bëhen kaq natyrshëm sa dashuria që depërton ëmbël nëpërmjet zërit të saj i cili mbush Odën në cdo qosh si të jetë flad përkëdhelës.

Herë pas here gjatë ninullës Nëna "vështron" ëmbël foshnjën e saj nëse e ka zënë gjumi, duke i kaluar lehtë dorën e saj te balli i tij si per t'i treguar praninë e saj të ngrohtë.

Pastaj i kthehet boshtit duke mbledhur gjalmin e leshit, pastaj rregullon furkën mirë në brez, pastsaj luan djepin me ritmin e ninullës gjatë gjithë kohës pa u ndalur asnjë çast

Kaq melodioz ky rit i përkundjes së djepit sa të vjen natyrshëm në vesh një ritëm troku kalorësi të cilin e sjell tundja e djepit dhe dyshemeja.

Të duket se je duke dëgjuar një kalors i cili është duke u nisur apo ardhur, një ritëm i ëmbël malli dhe dhemshurie.

Të duket se Nëna po kërkon prej djalit të saj që ai të rritet shpejt-shpejt, se e pret Kali i Bardhë te niset të marri Nusen, apo të niset në Luftë për të mbrojtur Trojet e atdheut.

Nëna përkund djepin ku bashkë me Ninullën Mëkon Dashuri . Mëkon Trimëri.

Mëkon AtdheDashuri!

 

QUMËSHT BLETE, MJALTË ZGJOI Ninulla Polifonike e Djalit

Teksti: Albert Habazaj

Këndon (nis si monofoni dhe vijon si ninullë polifonike):

 [Kjo ninullë interpretohet nga Shpresa Kapo Çelaj, si folklor dhe etnologji shoqëruar nga “10 Shqiponjat e Tërbaçit”.

 Skena formohet nga një sfond femëror me atmosferë shtëpie: nusja i çon djepin vjehrrës të nanuris nipin për ta vënë në gjumë dhe pastaj shkon te zonjat/ gratë e plakat e shtëpisë: kunatat, hallat, tezet ..., të cilat, me zë të ulët mund të bisedojnë a bëjnë natyrshëm punë dore, a mund të pijnë kafe: Halla e madhe bie yshmer, tezja e madhe asude për këtë sihariq të madh e gëzimin që ka kjo derë. Gëzimtaret që janë mbledhur me gjyshe Shpresën janë: Liri Gaçe Shkurtaj, Antoneta Goxho Mehmetaj, Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Flutura Nanaj, Lavdie Goxho Xhakaj, Hava Çelaj Muçaj; drejtues artistik Albert Habazaj. [në sfond me mbushje me zë koke, si mërmërimë e ëmbël që merr jehonë për të dhënë një mesazh me iso gurgulluese: “O shoqe, o motra, o nëna! Një djalë na erdhi në jetë”…]

 Llaj - llaj, nina - nina

E llaj - llaj e nina - nina…

Nina - nina djalin-ë,

O ëngjëll i vogël-ë!

Llaj - llaj, nina - nina

E llaj - llaj e nina - nina…

O lezeti ynë në djepe

O yll i bukur me cepe.

Llaj - llaj, nina - nina

E llaj - llaj e nina - nina…

Diell i vogël i gjyshes-o,

Zogu i dallëndyshes - o!

Llaj - llaj, nina – nina

E llaj - llaj e nina - nina…

Shtëpinë kush ma ndriçoi?

Ilaçi që më shëroi.

Llaj - llaj, nina - nina

E llaj - llaj e nina - nina…

O gjerdan i art’ për gushe

Lule mali, lule fushe.

Llaj - llaj, nina - nina

E llaj - llaj e nina - nina…

Qumësht blete, mjaltë zgjoi,

Të më bëhesh si dragoi!

Llaj - llaj, nina - nina

E llaj - llaj e nina - nina…

Gjum’ i ëmbël, gjum’ i bardhë

Mbi ballë të djepit ka ardhë!

Llaj - llaj, nina - nina

E llaaaj - llaj e nina - ninaaaaa…

Bekuar Qofshin Ninullat, kënget dhe vallet e popullit tonë!

Jetofshi si Shqiponjat e Terbacit Zonja të nderuara

Suksese pafund "10 Shqiponjave te Terbacit"!

Një kontribut i vyer i këtyre Zonjave në trashgimninë Kulturore të këngeve e Valleve të krahinës së Tyre!

Ishte kenaqësi për mua të prisja këtë grup të Grave të talentuara të cilat mbajnë gjallë traditat, këngët, ninullat dhe vallet e të parëve tanë!

Duke parë nga afër sakrisicat e tyre si qepja e kostumeve popullore dhe stolite deri në detaje, këpucet me xhufka, shamite me (uja) , përparëset lino, kuptova sa të rrënjosura janë traditat dhe zakonet e zonës së tyre.

U ndjeva në faj me veten, prandaj mendova me Zë të lartë "pse nuk po organizoj edhe unë një grup grash polifonik ku të shpalosen vlerat kulturore të fshatit Tim Kaninës?!

Pse nuk organizojnë cesili fshat nga një grup grash të mbajnë gjallë kulturën, zakonet traditat e tyre përkatëse, ku të dallojmë vecantinë dhe të përbashkat që kemi si krahina.

Ndërkohë që po shkruaj këto që po mendoj:

Që të realizohet kjo që sapo shkrova, duhet të kemi pasionin dhe talendin e këtyre Zonjave...

Duke menduar me zë të lartë zonjat e Terbaçit më degjuan!

Por mua nuk më vjen aspak turp nga mendimet e mia, sepse jam gjithmonë në dialog të hapur me to!

Zonjat u vendosën në radhë për vallen e tyre .

Ishte një këngë dasme plot humor e cila i përket mardhënieve nuse-vjerrë.

Si të ishte një grup baleti me koreograf Albert Habazaj i cili komunikonte vetëm nëpërmjet shikimeve ato ia nisin menjëherë këngës dhe valles njëkohësisht.

Kanë dalë plakat në lëmë , qaj nëno qaj moj nënë.

 

KANË DALË PLAKAT NË LËMË

 Valle gazmore humoristike me 3 hapa (3 këmbë) djathtas e 3 majtas, kënduar grarishte nga grupi “10 Shqiponjat eTërbaçit” (folklor dhe etnologji).

 Teksti: POPULLI.

 Prin vallen:

Shpresa Kapo Çelaj

Marrëse: Evjeni Habili Seferaj

Kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj

Hedhëse: Hava Çelaj Muçaj

 (në rolin e 3 plakave: Meme Ribaj Habazaj, Lavdie Goxho Xhaka, Hava Çelaj Muçaj);

 gjithashtu në iso: Liri Gaçe Shkurtaj, Liljana Rrapi Kapaj, Pavlina Goxho Pazaj, Flutura Nanaj;

Drejtues artistik: Albert Habazaj.

 Kanë dalë plakat në lëmë, Qaj nëno, qaj moj nënë! [Ref.] Njëra-tjetrës duke thënë: [Ref.]

O këto nuse nuk na bëjnë,

[Ref.] Mbajn’ fustane një pëllëmbë [Ref.] T´u themi djemve t’i lënë, [Ref.] O si t’i lënë, ku do gjëjnë?! [Ref.]

T’u thaft ‘dora, marangoz,

[Ref.] E që s’ke lënë dy dhoga bosh, [Ref.]

 Të bien plakat përposh …

[Ref.] E t’i mbulojn nuset me llosh [Ref.]

 Jo, nëna, se bëjmë shaka Se dasma kështu e ka... [Dy vargjet e fundit përsëriten]

 

Tërbaci është shquar për Vlera Kulturore Artistike!

Tërbaci është shquar për Inteligjencë dhe Trimeri!

Tërbaci është shquar për Patriotizëm!

I palodhuri dhe i papërseritshmi Albert Habazaj si nje Drejtor i mire mban gjallë këtë asambel me logon e Tyre (10 Shqiponjat e Terbacit).

Ndoshta Lartesisa e Maleve dhe uji i kristaltë ju bënë Juve kaq Artist në shpirt dhe që arrini të shpërndani këtë dritë Dielli në Art dhe Kulturën e jugut...

Thjesht, Ju adhuroj.

Ne fakt ju kam edhe zili, Popo , Zili se nuk Ka të dytë si grupi juaj..

Deri sa të ketë një grup të dytë si ju Shqiponjat e Terbacit, do e shoh larg ...

Ju kendoftë Zemra gjithë jeten Zonja të nderuara!

Thjeshtë Ju Adhuroj!

 

KUJTESA E DATËLINDJEVE të Ansamblit të këngëve dhe valleve të Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” Pasaporta kulturore: Emri: Grupi i vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” Origjina: Tërbaç, Himarë Vlorë Bërthama:

Fatosat e shkollës 8 vjeçare “Halim Xhelo”, Tërbaç, 1969 Datëlindja: 01.08.2016 Ngjarje me rëndësi:

U dekorua me Urdhërin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës, në Tiranë, më 19 qershor 2017 Nr. Dekretit: 10471 Medalja: Titulli “Naim Frashëri” Data e dekretit: 19/06/2017 Pjesëmarrje në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, 2023 me Ninullën Polifonike të Djalit “Qumësht blete, mjaltë zgjoi”, përzgjedhur me Ansamblin Folklorik të Qarkut të Vlorës Drejtues Artistik: Msc. Albert Habazaj (Në këtë listim nuk janë përfshirë emrat e atyre bijave tërbaçiote, që erdhën me dëshirë në fillim, por që u larguan qysh në ditët apo javët e para, kur grupi po ristrukturohej dhe që as veshjen popullore nuk e provuan. Duke respektuar kriterin kronologjik, janë shënuar emrat e artisteve popullore që veshën kostumin folklorik përkatës dhe, në vijimësi apo periodikisht, morën pjesë me grupin, pra, ato që bëjnë jetë aktive, përfshi dhe emrin tim, sepse jam pjesë organike e pashkëputshme e grupit, si dhe, për korrektësi, edhe ato që janë larguar nga grupi për arsye objektive, por kanë dhënë ndihmesën e tyre dhe e kanë lënë gjurmën në grup:

Lavdie Goxho Xhaka (sh.m: 30.11.1958-), anëtare e grupit që nga fillimi, gjyshe, shtëpiake, valltare dhe iso (Dada e Grupit);

Liri Gaçe Shkurtaj (sh.m: 23.12.1959-), anëtare e grupit që nga fillimi, gjyshe, biznes i vogël, kthyese, marrëse, valltare, iso;

Hava Çelaj Muçaj (sh.l: 02.02.1960-), anëtare e grupit që nga fillimi, gjyshe, mësuese, hedhëse, marrëse, valltare, iso;

Shpresa Kapo Çelaj (sh.l: 02.03.1960-), bashkorganizatore kryesore e grupit, themeltare, gjyshe, mësuese, marrëse, kthyese virtuoze, hedhëse, iso, prijëse e valles, Korife i Grupit;

Albert Habazaj (sh.l: 20.03.1960 -), bashkorganizator i fillimeve, themeltar, gjysh, drejtues artistik dhe autor kryesor i teksteve të Grupit, studiues i Etnologjisë dhe Folklorit, poet, bibliograf, kritik letrar, publicist;

Nazo Dautaj, Diana Ribaj (sh.m: 25.06.1960 -) themeltare, bashkorganizatore e fillimeve, sot me banim në Greqi, gjyshe, marrëse virtuoze, iso, valltare (part-time, se është emigrante në Greqi);

Vito Shiroku Vera (sh.m: 05.05.1961-), punëtore, anëtare e grupit që nga fillimi, marrëse, hedhëse virtuoze, iso, valltare (larguar në Itali për probleme shëndetsore;

Lirjana Rrapi Kapo (sh.l: 07.08.1961-), infermiere, anëtare e grupit që nga fillimi, gjyshe, marrëse, iso, valltare, marrëse kryesore e valles (larguar më 22.08.2024 për arsye objektive);

Fatmira Hodo Skendaj (sh.m: 12.08.1962-), amvisë, gjyshe, ardhur në grup më 16.10.2017 - , marrëse, iso, hedhëse, valltare;

Baftie Dauti Xhelilaj (sh.l: 07.03.1963-), mësuese, anëtare e grupit që nga fillimi, marrëse, iso, valltare, larguar nga grupi më 16.10.2017;

Meme Ribaj Habazaj (sh.l: 14.09.1963 -) inxhiniere hidro, gjyshe, ardhur në grup më 19.06.2017 - , marrëse, iso, valltare;

Evjeni Habili Seferaj (sh.m: 01.01.1964-), gjyshe, shitëse, anëtare e grupit që nga fillimi, marrëse e rëndësishme, iso, valltare;

Flutura Nanaj (sh.m: 09.11.1965 - ) ardhur në grup më 05.10.2019 si flamurtare dhe rezervë në grup, tashmë anëtare e rregullt e grupit, gjyshe, marrëse, iso, prijëse e valles;

Madelona Mëzyraj Skëndaj (sh.m: 19.08.1983-), tregtare, iso, valltare, larguar nga grupi më 19.06.2017,

Antoneta Goxho Mehmetaj (sh.m: 16.09.1970-), sanitare, gjyshe, marrëse e rëndësishme, iso, valltare;

Bejushe Gaçe Veraj (sh.m: 10.04.1961 - ) gjyshe, amvisë, ardhur në grup më 22.08.2024, iso, valltare.

Kur grupi ka pasur nevojë, kanë dhënë ndihmesën e tyre: 1 [16]. Himena Shoraj [Mehmetaj], nxënëse, në grup, si valltare; 2 [17]. Edlira Azizaj [studente], në grup, si valltare; 3[18]. Pavlina Goxho Pazaj (sh.m), gjyshe, iso, valltare

Erineda Shkëlqim Skëndaj (mbesa e Mirës) 5 vjeçe, Shqiponjëza e vogël, që do të marrë stafetën me moshataret e saj...

Detyra shpirtërore, artistike, morale, qytetare dhe atdhetare e Ansamblit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” të sjellë në kohë traditat folklorike dhe etnografike të stërgjysheve, gjysheve, nënave tona dhe të tyre, se janë TË DHJETA - GJYSHE AQ TË MIRA. Nëpërmjet origjinalitetit në interpretim të këngëve dhe valleve sipas stilit muzikor të Tërbaçit në variantin grarisht dhe veshjeve popullore tradicionale ceremoniale të shek. XVII, ato na paraqesin vlera të mirëfillta, që e meritojnë emrin simbolik që kanë. Me sakrifica, me disiplinë artistike, me durim e besim, duke përballuar dhe paragjykime e sfida maskiliste, në përmbushje të kritereve shkencore, kanë arritur fizionomi mëse dinjitoze. Ato mbartin autenticitetin e njësive folklorike të vendlindjes, në 3 Albume Folklorike të realizuara (audio e video), pa përfshirë pjesëmarrjen në festivalet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke sjellë tharmin e saj shpirtëror të dallueshëm nga të tjerët, që dhe ata, gjithsesi kanë vlerat e tyre të pazbehura. Janë grup unikal në Labëri për polifoninë femërore. Kanë kostumet e tyre të traditës vendore, të pasuruara dhe në funksion të simbolikës që përfaqësojnë, dallohen për paraqitje estetike në skenë e kudo, ku dhurojnë Mirësinë e Visareve të Shpirtit. Shquhen për karakterin kërcyes në valle, formacionet rrethore harmonike, lëvizjet nazike, vitalitetin e ngrohtë, interpretimin kryesisht lirik me imazhe estetike , madhështinë e hijshme të kostumit, finesën dhe elegancën... Misioni i grupit “Shqiponjat e Tërbaçit” është edukimi i lartë artistik dhe estetik, në harmoni të shëndetshme me edukimin moral, duke transmentuar tek brezat, tek nipërit dhe mbesat traditat më të mira etnokulturore, folklorin dhe etnologjinë, veshjen popullore, këngën dhe vallen e kënduar nga katragjyshet, stërgjyshet, gjyshet, nënat tona, si dhe ato vetë, sepse janë vetë gjyshe aq të mira, të dashura, të ëmbla dhe të dhembshura dhe japin krenarisht, tamam si shqiponja botën e Tërbaçit nëpërmjet polifonisë femërore, si pjesa më lirike e polifonisë labe, duke synuar vlerat e mirëfillta dhe me nivel të lartë artistik dhe jo çmimet subjektive, që juritë i ndajnë si qoka për miqtë apo për “grupet e mëdhenj”. Shqiponjat e Tërbaçit banojnë në Vlorë, në lagje të ndryshme, përveç Antoneta Goxho Mehmetaj që banon në Babicë. Të gjitha janë bija Tërbaçi, përveç Meme Ribaj Habazaj, që është nuse në Tërbaç, bijë nga fshati fqinj, Vranishti. Mblidhen nëpërmjet njoftimeve në WhatsApp (që kanë si grup dhe funksionojnë si një familje e mrekullueshme artistike).

Shqiponjat e Jugut, se kështu i cilësuan në Kosovë në Festivalin Ndërkombëtar të Artit dhe Kulturës Etno-Fest,2019, ku dhe u nderuan me Çmimin Special .

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page