top of page

Miq në foto



Astrit Lulushi


Librat e Qerim Vrionit përbëjnë risi në këtë epokë të mbushur me lloj lloj zhgarravitjesh sa ç’edukues aq edhe pa vlerë, me të kaluar pa bazë. Temat që Vrioni zgjedh janë të lëmit jo shumë të shkelur, siç është fotografia.

Por Libri i tij më i ri “Miq në 50 foto”ndyshon paksa; autori ia kushton figurave të njohura të historisë, kulturës, artit, jo domosdoshmërisht të fografisë; miq që i ka njohur personalisht, i ka takuar, është shoqëruar me ‘ta dhe tani i ngre në piedestal.

Sa më shumë koha kalon aq më vlera merr ky libër. Brezat e ardhshëm do të njihen me figura të tilla, dhe në mendje për ‘ta do t’u krijohen legjenda, sepse pa libra si ky i Vrionit, rreth tyre pak do të dihet.


Libri “Miq në 50 foto” është si një antitezë e periudhës së errët të luftës dhe diktaturës që nuk njihet siç ishte në të vërtetë, pasi nuk pasqyrohet si duhet në librat e historisë; gjërat ndryshe janë e ndryshe shkruhen, si mozaiku i sotëm i demokracisë që i ngjan një lloj realizmi socialist; njësoj si lista e rrogave që kohët e fundit ka dalë në www; atyre u vjen turp për pagat super të larta që marrin, duan t’i fshehin, të dënojnë ata që nxorrën sekretin, dhe të lënë në mjerim e varfëri shumicën e të tjerëve.

26 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page