top of page

Minush M. Hoxha: Leksion prindëror për më të dashurin Rinushin

Updated: May 16



Leksion prindëror për më të dashurin Rinushin

Mos me shiko, ti që qeshesh ashtu cinik Rinush

Dhe mos e thuaj se kockat tashmë do duhej t’më ishin nën dhe

mos me shiko ashtu shitueshem, disi me qesendi

Mos më shiko brazdat e sterzgjatura të fytyres

Që u thelluan nga kalurimet e vitëve të çmendura

Mos me shiko të kuqin e thepit te veshit

Atë simbolin e tensionit të revoltes

Mos me shiko figuren që si nje kërmill tërheqë trupin zvarë

trotuareve të qytetit,

që nis gjezdisjen mëngjesit e prehet në voter mbrëmjes

Trupin gjysëmhark me valvola të ngushtëra, emfizmike

E për intermeco kohe

ndehet në bangë të zhlyer të parkut të ha një xhevrek me të vdekshmit

Më shih ndryshe, disi më ndryshe, miklueshem, me një sy të drejtë

Shih tek unë jeten, ate me drama, ate me ahengje

Shih tek unë triumfin tëndë, çapkenritë e fëmijërisë nëpër oborrin me prrocken

ato lumturitë e vockla tek lëshoje për lundrim anijen prej letre,

Ato çastet e gëzuara të vitëve të mëdha

Ato shih! Davaris hilen nga zemra, të shëmton shpirtin Rinush

Shih përfytjet e guximshme me vrasësit tu, ata rrëmbyesit e mëngjeseve me diell

Me rrëzimin e qelive në ditet e ftohta të bëra për ty

Rrënuesit e pashpirtëshem të ardhmërisë të të qenëmit tënd

Shih tek unë vragët e shpirtit të viteve me bubullima, me mortaja,

Vitet e frikave, maktheve, ankthit, luftes

Dhe në secilin vit të rinjë një uratë për ty.

Këto shihi,

këto shih dhe hap syt sa një zgaver e madhe

se, Rinushi e di, do duhej ta dije, ta kishe mësuar

në universitetin që universitet ishte e jo parodi teatrale

Ti je unë, unë jam Krijuesi yt me urdhër Zoti e pak më shumë nga kjo.

Nderim e përkulje Krijuesit, Rinushi dhe pa qesendi e mallkime!

Minush M. Hoxha

23.05.2015

27 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page