top of page

Minush Hoxha: Zigzaket e rrugëve të jetes dhe Rruga deri tek varri



…Po nuk përfundoj me kaqë. E keqja kishte tekun të fortë dhe nuk hiqte dorë vetem me këto dhimbje e humbje…

Tek me mbikëqyrte ime Teze Naza-një engjëll që nuk më la kurr pa kujdesin e vetë,  i shtrirë në dhomen përdhese të Sptalit afër  trenit që shihte rrugen kryesore,  e tek lirohesha nga narkoza e operacionit, uji që më solli, më vinte shijehidhur. E detyrova të më shpie tek çesmja. Sapo afrova gojen të pijë, u shkap ashti i këmbes së majtë  tashmë e gipsuar shtrëngueshëm. Këmba u këthye në gjëndje të thyrjes. Rentgeni e tregoj këte dhe të nesermën-sipas vendimit të ortopedit-operacioni i ri. Për tre ditë-dy operacione!!! Çfarë dhimbje, çfarë vuajtje! Çfarë persekutimi nga fati i një fëmije! Nga fati?! Tërë të afërmit në shqetsime, në kukamë! E ti im At, sikur më heret: të zbutesh dhimbjen aqë të madhe, tek humb vetëdijen, tek dehesh nga dhimbja ndaj mua a ngarkesë ërgjegje nga mendimi se nuk ia kishe dalë me mbrojtjen e duhur  të familjes! Ndofta nga të dyjat? Ku të dihet!

Kurse unë-unë, ia dola në  piken ku synoja. Vërtetë hoqa një çmim shumë të lartë, por ia dola. Më në fund qëllimet arsyetojnë humbjet. Erdhi kohë e fundit për neverinë që më shkaktonte jeta në atë shtëpi, në atë rreth , midis atyre familjeve. Midis Drites së simpatizuar e Kapeshnices-shtëpisë aty. E dyta kishte një peshë më të madhe. Ti im At e kuptove këte /ndonëse e dijshe që më parë, por lëshove pe ndaj vëllait sa të respektoje të drejten zakonore, sa të dëshmosh edhe solidaritetin  ndaj më të riut vëlla dhe më të paaftë por edhe fuqinë për të çuar vetem  jeten tutje/, dhe në nguti e me mundësi vërtetë të vogla, bëre kontraten me Nexhip Krasniqin: të këthesh shtëpinë e ëndërrave të mija /me çdo kusht/, ai të këthej në Puhitan në shtëpinë e trampes kurse im Axhë në Zatra,  tek Syla-miku i tij. Zgjidhje për mua më e mira, por për të tjerët e mynxyrshme. Por, rëndimi në ndërgjegje tek ty ishte i papërballueshëm, në veçanti kur nga fizikumi im shihej se një gjymtyrë mungonte. Zor të përkufizohej nëse veprove ashtu si veprove, nga rëndimi mbi ndërgjegje e ndjesia për përgjegjësi apo nga dhimbja e humbjeve të mija! Sido të trajtohet një e vërtetë mbetej pingul në këmbë:  pasojat-akuzat  nga kjo  ishin të tmerrshme. Më kujtohet përjetimi skajmërisht neverites tek dola për herë të parë midis shokëve. Më kujtohet kur më nxorren në rrugë, më ulen përmbi gur para shtëpisë së Hadi e Sahide Vranovcit, kurse shoku i klases Musa Gutiqi-mua futbollistit më të mirë, m’a solli topin tek këmbët  që t’a shutoj. Mendimi për të këqyrurit të mua si një njeri me të meta, ishte lemerites. Një etiketim i pashlyeshëm, një ndëshkim i përjetëshëm anise ndjenin dhimbjen. Një të bërit me borxh kurr me mundsi shlyerjeje!. Dhe, vërtetë! Edhe e dija këte edhe instikti vrëret ma thonte. Kjo nuk përrajti kurr-jo nga inferioritet imi, por nga prirje e natyrshme e njerëzve që të përfitohej nga kjo. Në të gjitha hesapët, hyja me deficit paraprak.  Dhe, shih paradoksin: unë i tillë, doja me pasion dhe kisha fuqi, inteligjencë e vullnet, të përvetësoj nga jeta vlerat më sublima që përmban ajo. Dhe, në këte  rrugëtim isha përherë i pari: në sport, në muzikë, në letersi, në art vizatimor,këndim, recitim, shah etj. Më pas, në studime. I pari i punësuar, i pari në martesë,  në bërjen e familjes, në bërjen,,shtëpi” në blerjen e ndërtimin e shtëpisë, etj. Në një çast se ç’mu dha e të pyetem: Zot, me të gjitha këto përjetime të hidhura: deshe të më gjykosh për natyren rebele që kisha, të gjykosh të tjerët nëpërmjet meje apo, tek më futshe në mynxyra, më bëje edhe të kuptoj jeten më mirë edhe të kënaqem tek e jetoja? Të më ngritesh-e vërtetë nëpërmjet përjetimeve deri edhe të hidhura fare-në shkallë babaxhani në komshillëk me shënjtërinë. Natyrisht që nuk mund të jipsha përgjigje të prerë sepse, Zoti pafundsisht i madh, e unë, një vdekatarë të mësoj pse-hën e kësaj-ishte nonsens.Dhe mu mospërkufizim as në mendje e Zotit, më shtyri në një meditim të cilin do e jap si shtesë në këte letër:Një meditim sikur një pelegrinazh sa për t’i hikur sproves së mosaftësisë të jap përgjigje. Dhe, do e quaj 

Meditime...

Ashtu, kur janë dhe kapixhikët mbyll, duke i ikur ngacmimeve që t’i vë para realiteti të cilave as nuk ke vullnetin po as zotësitë e atypëratyshme t’u përgjigjesh, fluturon me mendje gallaktikave, sa për dëfrim sa nga përgjegjësitë që nuk t’i bartën supet. Dhe del një gjëndja e konklusion qesharak në fakt paradoksal.: po nuk mujte të bësh gjëra të vogla, hedhju nga pas të mëdhave. Po nuk qe i aftë për të zotëruar imtësirat, mirru me të pakapërrthyeshmet dhe gënje veten sa të përfytyrosh ate të dëshiruaren,ate të mençurin. Ke të drejtën t’a lajkatosh veten sa të mbetet i qenë. Dhe me çfarë e më kend? Me Zotin e për Zotin sido që ta kenë quajtur civilizimet. Dhe bënë pyetjet sikur t’ishte  ai i një ”filan” lagjeje:ç’është ai? I kujt  është? Kush e krijoj? Cila është  hapësira e shtrirjes së tij? Qe kur ekziston? Ç’pushtet ka dhe cila forcë /fuqi/ e bënë të tillë dhe të qëndrueshem? Zotëron tërë gjithësinë apo ka pushtet vetem mbi Tokën, vetem mbi gallaktiken ku bënë jeten Nëse është i pakufijshem, i palimituari, i gjithësisshëm, atëherë, ka marëveshje midis zotërve të feve të ndryshme që të zotërojnë me Boten, me Gjithësinë dhe cilat janë sferat në të cilat sipas marëveshjes me njëri tjetrin zotërojnë brënda kufijve marëveshor ose bashkëzotërojnë në tërë hapsiren e pafund? Kanë patur ose kanë ndonjë konflikt midis tyre?  Nëse po, luftuan midis vetes dhe kush doli fituesi. Kishte dikend që tek janë të barabartë, njëri përkrahej nga një Zot tjetër për të fituar dhe për të diktuar dorëzimin dhe për  të shtrirë pastaj pushtetin e vetë mbi Zotin tjetër. Kush me kend kishte marëveshje, traktat, aleancë?  Sa zotër janë. Ku kanë fronin e pushtetit dhe cilët janë kufijtë e shtrirjes në realitet? Janë ata vetëm kreatura të padimensionuara të mendjes së njeriut dhe ajo atribut i nocionit Zot e përcaktuar, e krijuar të përmbushë një urdhër të futur në mendjen e tij pa një datë dhe e transmetuar nëpërmjet gjenit që nga para-para-parahistoria për të mbërrijtur në të sotmen. A ekziston e sotmja? A ekziston Koha? Në janë kriteret e matjes së kohes të sakte apo trillime për një orientim të dehur të pasaktë, të dobtë  në Tokë, në Gjithësi. Në ka më shumë  zotëra /Krishtenizmi, Islamizmi, Budizmi, Judaizmi etj./ kush i krijoj ata dhe në mos janë të programuar për të vënë pushtetin mbi Tokën qoftë edhe me luftëra të besimtarëve midis vetes. Janë ata paqësor me zemër e mendje ëngjëllore ose ka në ta dhe ndonjë instikt pushtues e nëse ka, është kjo vetëm një refleks apo pasion i fuqishem për të vënë pushtetin dhe me luftëra dhe me viktima.

Pyetje! Pyetje pa fund, e përgjigje të pasakta. Hamendësime të paargumentueshme, hipotetizma budallaqe, të kota. Një realativizim i gjithëçkajes, një dyshim i ekzistimit të gjithëçkajes, logjikes, filosofisë! Në të vërtetë mohim i papërgjegjësi, ndofta…ndofta…i saktë ç’mu dha e të pyetem: Zot, për gjitha këto përjetime të hidhura: deshte të më gjykosh për natyren rebele që kisha, të gjykosh të tjerët nëpërmjet meje apo, tek më futshe në mynxyra, më  bëje edhe të kuptoj jeten më mirë  edhe të kënaqem tek e ndryshoja e tek e jetoja? Të më ngritesh-e vërtetë nëpërmjet përjetimeve deri edhe të hidhura fare-në shkallë babaxhani në komshillëk me shënjtërinë. Natyrisht që nuk mund të jipsha përgjigje të prerë sepse, Zoti pafundsisht i madh, e unë, një vdekatarë të mësoj pse-hën e kësaj-ishte  nonsens.


Rruga deri tek varri

...Dhe, herë në ecje e herë në vrap, ia dola që me këmbët e mija, të mbërrijten tek fotelja të blerë tek mobileristi Rexhep dhe që nga vendosja e saj  përballë ekranit televiziv në v.2001, dhe  sot të ulem në të e të shikoj kryeveprat filmike-amerikane, italiane e  angleze. Kështu zhytur në fotele e mosheshtyrë, të çoj kërsherinë time rebele deri tek përfundimet ndaj të cilave gravitoja që nga moshë ,,jam pionier-jam pionier...”. Dhe, e mendoja: si të ecën tutje pa apostrofuar filmat e emërave të mëdhenjë që më fare kompetencë trajtojnë jetën pa limitë shtrirjeje e në veçanti ato raportet dashurore të çifteve ate delikatesën e shpirtit-sfondit emotiv të gruas. Ate variabilitetin e sensit të saj ndaj burrit, ate ndërhyrjen e të pavetëdijshmes në zgjedhjen e partnerit apo ikjes nga ai që ka, pa marrë parasyesh statusin e tij: burrë apo dashnor. Ate motivin e fuqishëm për ndëshkim deri sa të  vras  partneren shkaku i tradhëtisë. Kurse, pasioni erotik kishte mbërrijtur tek hovi i pasmrapshëm dhe shpërfillte kamën vrastare.

Dhe, në intermeco kohore, pasi i hedhë syrin gjendjeve, personave e fakteve, bëj pyetjen, isha unë i përndjekuri apriori, me të lindur, sapo të më hidhet shikimi, apo benjamini që ardhi në jetë nga dashuri e çiltër çifti. Duhej të isha unë personi që, jasht parimit penal juridik-ai parimi i famshën: dëgjimi i më parë i të dyshuarit për kryerjen e veprës penale për të cilës dyshohet, tek kërcehen shkarazi dispozitat e instancat penalisht ndjekse, mbërrijten tek verdikti i ftohtë i stafit juridik formalisht kompetent që të mallkon aqë sa, gjithë dashurinë që kishe ndaj tjetrit, sa gjithë mbrojtjen që ia bëje tjetrit, nga e keqja, sa gjithë përkushtimin e detyruar ndaj atyre që përshkruhen në librat religjioz e parimin moral, t’i shndërrojnë në hiqgjë, në veprime të injoruara e të të hedhin në një mallkim pa shtegë daljeje.

Ato shtytjet e brendshme të fuqishme me të cilat isha lindur e që kërkonin të bëj jetën sa të mbërrijten cakun, duhet të kalonin në njëfarë kallvar provash e sprovash, tek më persekutonin deri në gjendje shpirtërore çekulibrimi.

Shih normalitetin të ngjizur që në fill jete njeriu e të rritur me mileniume! At kodin e pashpirtë e ndëshkues që sanksionon çdo disidencë të kundërt a të papuqshme me te. Që kur nisa të dij veten, të gjithë përreth bëjnë vija e japin ngjyra për bërjen e  portretit tim sipas përmasës e shijes së tyre. Kurse unë, tashmë i avancuar në ngritjen e një veteje të themelt sipas modelit të fiksuar nga pa numër mënyra (leximi i kryeveprave, përvoja nga jeta, kapërcimi nëpër dramat jetësore dhe të tjera rrethana që kalitin karakterin), kisha sajuar filtrin që do i hap rrugë nga do ecën lëvizja e çdo brushë që synonte portretizimin tim. Shih habinë! Në muralin e artit portreti im, piktura e figurës sime, kund-kund dhënë mënishëm e pa konsiderata-shëmti, kund-kund engjëll sikur në ato pikturat e engjëjve të dorës mjeshtrore.

Dhe, tek shihja këto dy imazhe të vetes, bëja pyetjen: cili jam unë vërteti. Një normalitet dy portrete të kundërta të një personi. Dhe, derisa i dyti më miklonte i pari më mbante gjatëkohë në neveri dhe në përgatitje të revoltës sa t’a përplas për toke. I dyti konfirmonte vlerat, i pari mohonte ekzistencën e tyre në personin tim.

Isha i patundueshëm në kërkesën që të rrënoj imazhin e parë dhe, me synim t’a zhbëj, kërkova e gjeta sikur ma tha diktat i brendshëm i intimes sime. Kisha më shumë motive por dy ishin prijatare që duhej të më nxirrnin nga ai ,,normalitet” sa për rekonvalescencen time. Të ndërroj mendsinë e një faqeje të normalitetit tek demonstroj vlera të imponueshme ose ta detyroj ate në vështrimin objektiv të personit tim-asaj përbërsisë të mallkuar nga ai. E dyta ishte e papërmbarueshme nga që kishte të bënte me një gjysem e tej trupi të normalitetit i cili nuk mund të akceptonte në çast vlerën por vetëm nëpërmjet një procesi kohëgjatë dhe fuqishëm të imponueshëm. Kjo, më përkujtonte proceset pararevolucionare të cilat, për të mbërrijtur tek ndryshimi kërkonin në përlutje shekuj.

/vazhdon/

66 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page