top of page

Minush Hoxha: Vrasja me paramendim



VAZHDIM:

                

Sipas paracaktimit të Kryetarit të Trupit gjykues, bëhej seanca e shqyrtimit kryesor në çështjen penale P.nr. 372, iniciuar me Aktakuzen e Prokurores së rastit përkitazi me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale ,,vrasje e rëndë” parashikuar në dispozitën e nenit 173 par.1 pika 3 i KPK.

Nëpër derën e veçantë të sallës për Trupin gjykues, hyri sëpari Kryetari e më pas anëtarët e Trupit gjykues, kurse që më parë në vendin e prokurorit ishte ulë Prokurorja, përballë sajë avokati mbrojtës, në rrjeshtin e parë mu përballë tavolines së madhe ky qëndronte ulur trupi gjykues, i pandehuri e pak më largë, dy polic që e kishin sjellë dhe e ruanin të pandehuri në mos po ndërmerr ndonjë veprim të palejuar. Në rrjeshtat pas të pandehurit, të afërmit e tij-disa.

Sapo hyri Trupi gjykues, të gjithë u ngritën në këmbë dhe u ulen pasi që për këte u dha shënjë Kryetari.  .

Në tavolinën e madhe të Gjykatores, Kryetari i trupit gjykues me dy gjyqtarë anash, anëtarë të Trupit gjykues, të uniformuar me të zezë me nja një fiie gajtani të kuq në jakë, me portretin e Justicias pas shpine varur në mur, iu drejtua të pranishmëve:

Prokurore, e të tjerë, po hapi seancën e vështrimit gjyqësor në çështjen penale P.nr. 372 të iniciuar nga Prokurorja e rastit, me akuzën të mbështetur në dispozitën e nenit 173 KPK sipas së cilës Vali M.me dyshimin e bazuar ka kryer veprën penale nga dispozita e nenit 173 i KPK par.1 pika 3- Vrasja e rëndë.

Dhe ndonëse kjo është seanca jo e para por e rradhes /më parë ishte ajo e hetimit dhe e ngritjes së aktakuzës e deklarimit/- e besoj përfundimtare, sipas dispozitave të KPPK, po ia jap fjalën Prokurores. E them,mëtoj se në seancat e më para, janë vështruar provat e faktet që bëjnë  të afërt mundsinë e gjykimin meritor.

Të theksoj se në këte seancë do kërkoj edhe njëherë që Prokurorja që tek lexon aktakuzën, t’i parashtroj Gjykates se cila është vepra penale e kryer, provat që janë siguruar e trajtuar deri në këte vështrim dhe të cilat bëjnë që dyshimi i kryerjes së veprës penale të jetë i bazuar, si parakusht ligjor për ngritjen e aktakuzës dhe aprovimit të saj. Bile, e mendoj dhe mund të themi edhe e provuar deri tani, kryerja e veprës penale shtruar në akuzë, ashtu sikur parasheh dispozita e Kodit të procedures penale në dispozitën e nenit 6 par.2. ndonëse, në këte fazë të procedurës, akoma nuk mund të jetë i qëndrueshëm një prejudikim i tillë dhe proceduralisht nuk është i puqshëm me dispoziten procedurale.  Jua them se ka të bëjë me një vepër penale të rëndë që ka ngacmuar opinionin deri në protesta, se, shkaku i rasteve të shumta sikur ky, ka marrë përmas të tillë sa për përdorimin e termit ,,femicid” dhe e tillë e më të tjera,  ka ngjallë hulumtimin shkencor për gjetjen e mënyrave që të ndalohet kjo dukuri ose të tkurret deri në piken e sa të mos trajtohet dukuri. Pra, e do një vështrim të veçantë dhe aktgjykim i cili jep përgjigjen në reagime të shumta. Ndonëse tashmë është e dijtur por e shoh të nevojshme të apostrofoj se një grua e një nënë e re e pafajshme u vra, dy fëmijë të mitur mbeten jetim dhe rrethi më i gjerë familjar u trondit e rrënkoj nga pesha e krimit.

Ke fjalën Prokurore.                                      

Prokurore, para se të merr fjalën, kam një kërkesë të mëparë që kushtëzohet nga përvoja gjyqsore. Shpresoj se aktakuza sipas së cilës do zhvillohet ky vështim, nuk ka tejkaluar gjatësinë të nevojshme sa për efikasitet procedural. Kjo që procedura të jetë efiqente sikur e do logjikë e çështjes. Urdhëro.

Prokurorja - ngritët në këmbë, ngritë dhe  tekstin e aktakuzës sa t’a lexoj dhe fillon:

Kryetar dhe anëtarë të Trupit gjykues

Që nga koha e pranimit të informatës për kryerjen e veprës penale dhe kërkesës nga Policia hetimore që të ndërmarrë veprimet e parapara  procedurale sa për të formësuar opinionin nëse janë kushtet ligjore për ndjekje penale dhe për të ngritur akuzën për kryerje të veprës penale ,,vrasje e rëndë” nga dispozita e nenit 173 par.1 pika 3.të KPK, kam punuar më gjatë e intensivisht. Më gjatë e më intensivisht se, ndodhi tek ishin qytetarët të nevrikosur nga kjo dukuri. Kam dalë në vendin e ngjarjes, kam lexuar me kujdes raportin policor, kam intervistuar disa herë kryersin e veprës penale, kam vështruar me kujdes mendimin profesional të neuropsikiatrit nga intervista me të dyshuarin në paraburgim, kam marrë e mbajtur armen e krimit, fotot e gruas së vrarë. Nëpërmjet veprimeve të këtilla, nëpërmjet një analitike të themeltë, gjithnjë në synim të vërteten për ngjarjen, kam dalur tek detyrimi ligjor për ndjekje penale e ngritje të akuzës. Ngritje të akuzës nga që kishte prova sa për konstatim të qëndrueshëm se ekziston i ashtuquajturi ,,dyshim i bazuar” që çon nga e vërteta se është kryer vepra penale.

Si dhe përse?

I  pandehuri për vrasje Vali M.i lindur dhe me vendbanim në P., me profesion mësimdhënës i lëndes mësimore sociologjia në arsimimin bazë, ish i martuar tani me të vrarën, me dy fëmijë në moshën deri  10 vjeç nga martesa me bashkëshorten të vrarë, i njohur në qytet si person i ndritur, i ndershëm dhe i  respektuar, një kohë anëtarë asociacionesh e institucionesh humanitare dhe arti të qytetit, më parë jo i dënuar e as i ndjekur penalisht. E apostrofova ,,i dyshuar”  sepse vetëm ky trup gjykues pas përfundimit të procedimit të kësaj çështjeje, ka kompetencën të vlerësoj që pas  ,,dyshimit të bazuar”, në këte vështrim procedural të konstatoj dhe ta cilësoj preras se dyshimi ishte i bazuar dhe se është fajtori i kryerjes të vepres penale.

Pra, i  pandehuri, në dt 25.dhjetor të para gadi një gjysëmviti, me armen-pistoleten TT kalibër  99, pas një zënke me fjalë në dhomën e fjetjes të shtëpisë së vetë-vazhdimsi e mosmarrëveshjeve të më para dhe dyshimit se bashkëshortja e tij Marta P-M emotivisht ishte lidhur me një person të tretë, tek i ishte ngritur tensioni emotiv nga xhelozia deri në shkallë mosdurimi ta them krimi, kishte nxjerrë armen e sipërcituar dhe tek kishte shtie me dy predha dhe e kishte qëlluar në zemër e krahëror  e kishte vrarë bashkëshorten, me çfarë ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga dispozita sipër.

Ky fakt është konstatuar jo vetëm me vështrimin në vend nga policia hetimore që kishte mbërrijtur në pak çaste më pas tek kishte marrë lajmin për ngjarjen, por edhe ekipi kompetent mjeksor, identifikimit të armës e plumbave që janë marrë sapo që policia është gjetur në vendin e vrasjes por edhe në bazë të pranimit të vetë kryersit të vrasjes së rëndë, të cilin e ka dhënë në intervistimin në lokalet e Prokurorisë. Përmtepër,  i pandehuri ishte i njëmendshëm dhe me asnjë shenjë a fjalë nuk ka hedhë dyshim nëse është vetë dorasi.

Vrasja është kryer në datën sipër në orën 23,13 min. kur vrasësi ishte në gjendje të vetëdijësisë. Pra, me paramendim. Ftohtë.  Kurse, pas aktit të vrasjes, ishte ulur uk ia kam dalë të mësoj shkakun e një gjendjeje shpirtërore të qetë.

Do të shtoj dhe një rrethanë sa gjëndja e fakteve të jetë më e plotë e më reflektuese se, tek kishte hyrë Policia në dhomën ku qëndronte përballë kufomës së shtrirë, i pandehuri kishte patur tytën e pistolit të drejtuar në tamthin e kokës së vetë, duket në hamendsim nëse të bëjë vetëvrasje. Por ky është vetëm një pretendim i hetuesisë i pavërtetueshëm, për të cilin nuk kishte pranuar të deklarohet i pandehuri.

Dhe këto Kryetar dhe anëtarë të trupit gjykues, pretendoj se janë vërtetuar aqë sa janë tashmë të parrëzueshme. Kanë kaluar nëpër eksaminimin e detyruar dhe kanë mbërrijtur deri tek gjendje e fakteve të vërtetuara sa ,,dyshimi për kryerjen e verpes penale të jetë i bazuar” mu sikur e kërkon detyrimisht dispozita.ligjore penale.

I propozoj gjykatës që pas përfundimit të procedimit të kësaj çështje penale duke vështruar provat  që disponon dosije e çështjes dhe-sipas nevojës dhe të tjera, t’i shqiptoj të pandehurit dënimin sikur është përshkruar në fjalën time. Përmëtepër të trajtohet rrethanë vështirësuese fakti se viteve të fundit, nga një inercion deri tashti i pashpiegueshëm, këso lloj vrasjesh janë shpeshtuar, për të mbërijtur tek termi ,,femicid”, tek prononcimi personave në funksione shtetrore më të larta  dhe tek protestat e femrave për mbrojtje të femrës.

Kryetari i trupit gjykues:

Flm. Prokurore. Ke të shtosh edhe diç tjetër?

Prokurorja:

Jo, tanipërtani

Kryetari

I drejtohet të pandehurit:

I pandehur, ngritu në këmbë. E dëgjove akuzën. Jam i detyruar të dëgjoj mendimit tëndë për te. Nëse ke vërejtje ,nëse ka arsye të mohosh pretendimet nga akuza. Nëse ke ndonjë propozim për nxjerrje provash të tjera.

U drejtohet të pranishmëve:

Ju lutem, e do dispozita procedurale që të dëgjojmë të pandehurin e fjalën e tij. Të shohim se ç’pamje të kësaj çështjeje penale ka ai si i pandehur nga dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale.

I  pandehur e ke fjalën.                                                                                                          

Të shtoj e të them i pandehur se Aktakuza e tillë sikur u lexua këtu, nuk është e thënë se  nuk është akt juridikpenal që nuk mund të mohohet e të demantohet sa për prapsim a zhbërje. Tani në këte seancë, duke proceduar sipas sajë, do konfirmohet nëse dyshimi ishte i bazuar ose jo. Varet nëse ofron prova të tilla sa të rrëzohet. Dhe varësisht nga kjo, do pasoj dhe epilogu penal. Në këte pikë, ajo i dëfton gjyqit etiologjinë e ngjarjes e brenda saj provat që e sollën deri në këte pikë. Përse, si ndodhi, ka prova sa të bëjnë dyshimin të bazuar, etj. Prova e rrethana që çojnë procedurën nga një aktgjykim ligjërisht të qëndrueshëm. Urdhëro dhe jip opinionin tënd.

 

I pandehuri:

Kryetar i Trupit gjykues dhe juve anëtarë

Kam deklarauar edhe tek intervistimi në Polici edhe tek Prokurorja se, nuk kam se ç’të deklaroj tej asaj që tani këtu tek u lexua e që përmban Aktakuza. Aty jipet etiologjia e krimit saktësisht dhe e plotë dhe e pranoj kryerjen e veprës penale e fajësinë për kryerjen e sajë, përpikërisht sikur në tekstin e lexuar.

Kryetari i Trupit gjykues:

I pandehur. Po, e vërtetë, por aty tek kam analizuar provat, nuk përshruhet gjendja shpirtërore e jote anise në aktakuzë e në mbështetje të gjetjes medicionale të neuropsikiatrit, përmendet fjala me ,,paramendim” Me paramendim që jep gjendjen e vetëdijësisë gjatë kryerjes së veprës penale por jo shkakun psiqik- ate nga thellësi e vetes. Ate motivin shtys,  që bëri të ngritën dorën mbi te. Kur e ku zu fill ky mëtim, përse, nëse deri tek mbërritja tek pika kritike, kishte kalamendje, nëse bashkëshortja hetoj synimin, nëse dyshimi në te për lidhjen intime ishte i arsyeshëm, nëse kishte vërtetë një lidhje të saj, me kend, sjellje e saj ndaj teje-nëse kishte ndryshuar, sa ishte e fuqishme e të tjera që determinojnë statusin juridik penal tëndin.. Këto imponojnë vertetimin e patundueshëm e të plotë të fakteve. Ju në martesë kishit dhe dy fëmijë të mitur nën 10 vite moshë. Të silleshin ata nëpër mendje, para se të kryesh veprën penale. Natyrisht se ata do duhej të të detyronin të mendosh dhe t’a imponojnë ndalesën e veprimit  tënd. Si ndodhi qe shtytja për krimbërje të shpërfillë konsideratat prindërore, prestigjin prej njeriu e pedagogu  dhe shumë të tjera. Si? Deri tek aktgjykimi i formës së prerë, ky trup gjykues duhet të mbërrijten pas konstatimit të plotë të fakteve në bazë të të cilave vërtetohet fajsia. Këte e kërkon dispozita kogente e nenit 3 të KPP. Përmëtepër, në mbrojtje të të dyshuasrit, ligjvënësi nga pjesa e dytë e dispozitës parasheh edhe institutin juridik ,,in dubio pro re” që dmth: në rast dyshimi, në të mirë të të pandehurit. Mirë, këtu nuk ka të bëjë me rastin nga ky institut penal, por e përmenda kalimthi vetëm sa për të provuar se dispozitat janë në funksion të mbrojtjes së individit. Përtej kësaj,ndonëse gjykata nuk ka detyrim ligjor të këtillë, ka një detyrim që dukurisë së ,,femicidit” t’i jap një përgjigje në mos si term nuk i përgjigjet realitetit.

 

Mbrojtësi ndërhynë.

Kryetar i Trupi Gjykues.

Këte që apostrofuat më parë, e dëgjova me shumë kujdes dhe më nxiti që të prononcohet-ta them-për konkretizimin të sajë. Të kjartsisë!

Ndaj, meqë e mendoj se kjo që do them, puqet me fjalën tuaj, më lejoni ndërhyrje që më timen, ndriçojnë rrethanat e faktet relevante  në lidhje me fajësinë e të pandehurit.

Kryetari E ke fjalën.

Mbrojtësi

S’para ka të bëjë me bazen juridike penale të akuzes-pretendimit të saj ku thuhet se i pandehuri me paramendim,ka kryer vepren penale ,,vrasje e rëndë” nga neni 173 par.1 pika 3.të KPK. Dhe saktësinë e kësaj pretence, Prokurorja ka mbështetur në  intervistimin e të pandehurit nga neuropsikiatri sipas të cilit, në kohen e kryerjes së vepres penale,  i pandehuri ishte në gjëndje psiqike normale. Do apostrofoj këtu dukurinë e diagnostifikimeve rutinë, aqë të përhapura e në zbatim në praktiken medicionale, e që po shkaktojnë aqë pasoja tek pacientët. Nuk dua që të konkretizoj këte me raste nga praktika se, y është problem që bie në kompetencë të organeve shtetrore!                                                                                                   E bëjë pyetjen tek  e mbështeti në logjiken: a është fare e mundur që të bëhet një vrasje sikur e konstaton psikiatri e sikur e pranon të saktë Prokurorja-në gjëndje psiqike normale. Si mund të ngriten doren një person i ndritur e prind mbi personin më të dashur e të lë fëmijët e mitur pa prind. Mund ta përballoj këte një gjendje psiqike normale? Bëjë këte ndërhyrje sa për ta bërë më të plotë gjendjen e fakteve dhe për kjartësi të fakteve: klienti im në lidhje me fajësinë prononcohet këtu, tek këthenë në kujtesë ngjarjen, nën ndikimin e pendimit për veprën e kryer. Ajo mendsia e tij me strukturë njerëzorie e me tabu morale krimi e keqbërjeje të rrepta. Ajo që tek ngulçohet, që tek i zihet fryma shpirtërore në çast aqë dhe e tillë sa të gjej rrugën e daljes vetëm në të dënuar.Ajo që ndodhi, ndodhi si pasojë e eklipsimit të çastit. Errësimit të trurit.  Është pra, e kundërta e ,,paramendimit” mbi të cilin Prokurorja vendosë aktakuzën. Pretendimi akuzor abstrahon gjithë rrethanat e tjera sa të mbërrijten deri tek ,,dyshimi i bazuar” e me këte deri tek barazimi midis vepres penale që ka kryer e dënimit që do të shqiptohet. Dhe, shih paradoksin: i pandehuri i ofron një mbështje juridike penale akuzës kurse ajo, tashmë, në rrugën e hapur, ecën sigurte deri tek epilogu penal. Jipet e kjartë këtu se, i pandehuri, është i vendosur të ecën pandalëshëm drejtë një dënimi sa t’i jap fund torturës së vetë shpirtërore të padurueshme që aktualisht zotëron ndërgjegjen e tij. Nga kjo, ju lutem që përmes eksaminimit përkatës dhe intervistimit të të pandehurit mu në këte seancë po e gjetët të arsyeshme, të depërtoni deri tek shkaku e të mësoni pse-hen e pendimit dhe të nevojës së ngulmtë për ndëshkim të vetes. Kërkoni një përshkrim të nisjes e vendosjes së lidhjes bashkëshortore. Insistoj në këte se, lidhja nisi e vazhdoj deri në dashuri platonike dhe, sapo u vendosë si përditëshmëri në marrëdhëniet e tyre, tashmë pa at platonizmin dashuror të fillimit, pa fuqinë gravituese, u imponua gjetja e shtegut për  dalje nga ajo.

 

Kryetari

Vlerësoj fjalën tënde mbrojtës dhe të plotë do e evidentojmë në procesverbal. Mendoj se çon nga të kuptuarit më të plotë të motivit të  kryerjes së veprës penale dhe gjendjes psiqike të cilën e shkaktoj dhe nga kjo deri tek një aktgjykim jo ekskluzivisht juridik por vërtetë i puçshëm me ngjarjen e vërtetë.

Prokurorja:

Ju lutem më jepni fjalën për ndërhyrje

Kryetari:

Urdhëro”

Prokurorja /paksa e irrituar/

Kryetar këtu, tani zhvillohet procedurë penale  sipas veprës penale ,,vrasje e rëndë”  dhe kjo, ka një mal provash që e provon të vërtetë kryerjen. Një bashkëshorte, një nën, një grua, është qëlluar në moshën më të mirë dhe ka vdekur. Dhe këte e thonë të gjithë pjesëmarrësit në procedurë e të gjitha provat. Përmëtepër dihet edhe motivi. Përkundra kësaj, mbrojtësi kësaj çështje penale provon t’i jap formën e një drame letrare-psikologjike, tek hyn në sfond të psikes së njeriut dhe hulumton provat që i përkasin dramës por jo një ngjarjeje me epilog tragjik.

Do vazhdoj:.

I pandehur. Dëgjove fjalën e mbrojtësit tëndë të cilën e vlerësoj. Na rrëfe, si, në ç’rrethana u njohtuat me bashkëshorten , kurr, në ç’vend? Të kuptohemi-i drejtohet të pranishmve. Nuk dua të zë vend të ekspertit as psikologjik e as neuropsikiatrik,e edhe më pak të brumosi sa një novelë letrare, nëpërmjet testit me të pyeturit e të pandehurit. Por, edhe nuk mund t’a injoroj këte se, ka një elektrizim të qytetarëve deri në reagime e pasoja jo aqë të tolerueshme.

 

I pandehuri

Kryetar i trupit gjykues! Unë as nuk dëshiroj e as nuk kam vullnet që të rrëzoj akuzën me parashtrimin e ndonjë fakti a prove që zvogëlon ose më liron e më ikën nga dënimi penal. Dhe, jo vetëm penal. Përmëtepër dua që t’i gjegjëm edhe mallkimit qytetarë për një marrëzi që kam bërë. Një mallkim nga fëmijët që i plagosa në zemër! Nga kolegët! Nga të gjithë! Nga Zoti më në fund!

 

Kryetari

I pandehur! Kuptoj gjendjen shpirtërore tënde, por Gjyqi nuk mund të jep gjykim në bazë të shpërthimit tënd emotiv. Në gjendje disponimesh të të akuzuarve.  E vërtetë se dispozita lejon pranimin e fajësisë dhe përfundimin e gjykimit në bazë të kësaj. Por, është ajo ana tjetër nga duhet të shtrihet aktgjykimi, ama një aktgjykim i drejtë, i mbështetur mirë në dispozita. E ajo është, ndikimi tek të tjerët, ai prevencioni që të mos kryejnë vepra penale, që kushtëzuan nxjerrën e dispozitës së detyrueshme ligjore. Ndaj, nuk mund të lejoj që çështja shkarazi të mbërrijten tek pika e vendosjes.

Vazhdo.

 

I pandehuri

Përsa e kuptoj kërkesën tuaj, duhet të përshkruaj fillin e romancës të lidhjes sonë, deri tek zvetënimi i sajë dhe krimi.

Kjo është neveritëse Kryetar! Dhe, kam përshtypjen se po dilni nga korniza ligjore tek vështrimi psikologjik e tek analiza e një drame . Besoj se pranimi i kryerjes së veprës penale dhe i fajsisë që i kam dhënë në gjendje esull e pa asnjë presion, mjaftojnë sa të jipni një aktgjykim të qëndrueshëm.

Mirëpo, tek i përgjigjem kureshtjes së gjithanëshme e meqë ju kini të drejtën të ma kërkoni, sikur edhe një shpiegim sipas revoltës qytetare-të grave në veçanti, do ta bëj këte sa të begatoj analin gjyqësor me një rrëfim romantikotragjik  dhe për aqë sa, opinionit të gjerë t’i ofrohet njëfarë eksplikimi për fenomenin që, në veçanti viteve të fundit , ka gjete hapsirë shtrirjeje irituese.

Kryetar, Prokurore

Ju këtu, të gjithë dhe të gjithë ata që nuk janë e që në një gojë dënuan veprën! Dhe me të drejtë! Të vritet një grua e re, një nënë e dy fëmijëve, një mësuese që begaton etiken e kulturën e nxënësve me sjelljen e leksionet e veta, një engjëll që ditë e natë ruan me fanatizem grixhen- është mëkat, është krim, është herezi! Në fakt, nuk ka term që shpërfaqë makabërllëkun, tmerrin që përmban krimi, tragjiken e sajë. Ky veprim nuk shkelë vetëm Kodin penal, aty dispozitën të cituar në akuzë! Nuk është as veprim që mllefos e mallkon opinionin! Patjetër që po! Patjetër që irriton deri tek kërkesa të më linçojnë publikisht në sheshin kryesor të qytetit! Jo tek të gjithë! Ka dhe të tillë që tek më njohin më mëshirojnë, që u dhimbsem tek e mendojnë në vete ,,Soj njeriu e soj profesori  të bëjë një krim të këtillë! E pabesueshme! Mëkat. Sigurisht nga tradhëti gruaje! Kohëra moderne, gra të pabesa” Dhe, kjo është e natyrshme. Secili ka boten e vetë që ndryshon nga tjetra dhe secili e sheh ate si ia thot mendje. Dhe ky është edhe misteri qiellor edhe magjia e jetës. Dhe, pas kësaj fjale time, bëhet përsëri pyetja: si ndodhi që një person që ka studjuar dhe është futur thellë në shkencën mbi shoqërinë, që ka studjuar me përkushtim dererminantat që i japin formën e përmbajtjen jetës së një shoqërie dhe të vetë individit. Një person që ka vështruar me diciplinë bashkësitë njerëzore në historitë të gjitha niveleve, që di ç’është klasa, shtresa, kasta, tradita, rendi shoqëror, organizimin e tyre dhe metodat që të dilet tek gjendjet në të cilat synim është ndjesi e lumturisë së njeriut. Një person që ka studjuar problemet e familjes dhe të martesës, qëndrimet teorike për familjen, dhunën dhe keqtrajtimet në familje, është ndjeshëm më i avancuar dhe di pasojat nga sjellje atakuese e vlerave. Si?! Si mund të ndodhë e kundërta?! Sikur cytet vetëvetiu përgjigja: ka në brendi të tij një hipotekim nga e kaluara, e mundshme dhe një trashigimi gjenetike, dhe më afër bile, një ndikim nga tradita që nga filli i jetës së njeriut tek i ka përcaktuar gruas një status çfarë e kishte dhe e ka akoma në mjedisin tonë. Në familjen e ,,patur familiasit” që pafytyrshëm, është zvarritur nëpër shekuj që të mbrijten tek ne, këtu, tek unë. Që ia kanë davarisur preferencat shkencore të avancuara nëpër katedrat e dijetarëve më të mëdhenjë, për ta shndërruar në një vrasës. Për t’a shtyer tek një krim makabër.  Për t’i zhytur në tragjiken e patejkalueshme!

Kryetar, me lejen e sipas urdhërit tuaj, unë, po më lejuat, do vazhdoj të mbërthej veprën për të cilën akuzohem, me apologjinë që kam për te.

Kryetari

Vazhdo, vazhdo.

I pandehuri

Kështu nisi:

Në  një vit të mëherëshëm, në një vit moshe rinore, shkuam me dy shokët e mij Xenin e Lulin, në një koncert me muzikë popullore në të cilin këndonin e interpretonin këngëtarë e instrumentist kulmor. Dhe, kjo ndodhte pas hapjes së mundsisë për kalim kufiri pas shumë vitësh të mbylljes së çeliktë. Duartrokitjet, britmat e lavdit, deri edhe tek djegje këmishash. Në kupqielli të ngrinte ndjesi euforike, me britma, duartrokitje, buqeta lulesh këngëtareve njëpasnjë të inspiruara sa nga trimat historik poaqë nga lirizmi në këndim tekst këngësh e përcjellje orkestrale. Disponim kulmor i paparë. Më në fund, ajo që ëndërrohej natëepërnat në gjatëkohë, ndodhi realitet dhe shihej e gjallë në hapsiren e midisit të  palestres. Një intimitet i pandodhur, midis publikut e interpretuesve.

Mbaroj pjesa e parë dhe dolëm për një intermeco në korridor, sa për një pushim cigareje të shkurtër.                                                                                                            Në disponime dhe tek lavdëronim këngëtarët dhe e pranonim, më në fund, ndodhi e papritura dhe dëshiruara! Me padashje më shtyu paksa fuqishëm një person nga pas, për aqë sa gadi u puçita me shokun tim. Këtheva kokën. Një vajzë fare e bukur, e veshur solemne për koncert, kishte mbuluar me duar fytyrën nga keqardhja

,,Më vie keq!  Vërtetë më vie keq! Por, pa dashje! Nga huti e koncertit”

,,Vashëze, më shtyve sa gadi përqafova shokun! Të kishe qenë ti sëpaku në vend të tij” ia këtheva me shaka.

Më pas, tek ishte ngrirë nga turpi, ia kërkova të mësoj emërin e sajë. Ishte tepër e bukur sa të iku nga vendi indiferent.

,,Mund të mësoj emërinë e zonjushkes së fuqishme?”

,,Patjetër, patjetër” mu përgjigj me gjentilencë e ndjesi faji për të ndodhurën: ,,Marta! Emër i pazakontë, apo jo?  Im baba m’a gjeti. Nga një arie operash kënduar nga një tenor me famë. Personazh opere se ai adhuron operan, Muzicient i pafat se nuk ia doli karrierës! E ndikuar  nga ai, vajta rrugës së tij. Po edhe unë. Kam kënduar në korin e shkolles soprano”

,,Emër i bukur-ia vërtetova dhe në shaka vazhdova: ,,ndonëse ka mundur të të ve emërin Aida. Është operë më në zë. Por ky ka një  tingullim më të pëlqyer dhe bashkë me figurën tënde, bëjnë një harmoni bukurie sa të mos harrohet! Imponon romantiken”

,,Unë quhem Vali. Dhe mua im babë më vuri me qëllim të shpëlaj jetën nga të palarat. Në fakt është shkurtesë emëri dhe në gjuhen tonë do quhej Shënd. Po, tek përpelitnim në veprimin sipas emërit, nuk ia dola as qëllimit sipas emërit të parë e as të atij nga gjuhë jonë. Ta them se shkenca më shtyri deri tek konfliktet nga cilatdo dhe tek i mirrja për zemër, ndjeja neveri deri në pendim që i hyra kësaj shkence. Kjo i pari kuptim  dhe i dyti shkrihet në të parin ”

U ndam aty dhe në të përfunduar të koncertit, që të dy vajtëm secili nga rruga e vetë. Mirëpo, ndodhi mrekullia! Që të dy bëmë hapin e parë: trokitëm në derën e njëri-tjetrit dhe që të dy kaluam pragun e hyrjes në jetën e njëri tjetrit. Ajo gjeti tek unë shkollarin serioz, inteligjent e të pashëm-sikur ua kishte thënë shoqeve, kurse unë tek ajo bukurinë, fërfëritjen frymëzuese,  elegancën, atë buzëqeshjen e hijshme të sajë, dhe, dashurinë e pasionuar ndajë muzikës.

VAZHDON...

 

 

60 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page