top of page

Minush Hoxha: Vajtja në dëshprime


Vajtja në dëshprime

Dje

I thirra bijës për 100 euro a më shumë

Dhe një xhaketë nga pazar pondlash

Ndonjë dite më parë,

I thirra bijës tjetër për 50 euro

Dhe një palë këpucë dimri me lesh

Se më ngrinë shuplak këmbe

Natyrisht, nga pazar pondlah

Se plakut s’i rrinë mirë të rejat

Sot në mesditë në kafeteri fukarenjësh

Më çorrasen shokët nga ndjesi dhimbe

Posi-dhe respekti

me një birro pils

Dhe një tarator me hudhër,

paksa i njelmtë për menynë time

Në brëmje nga bodrumi nxorra raki ryshfeti

Dhe ngrita ca gëllenjka me vezë pule për meze

Sa të bëjë një gjumë në ikje pishmanllëku

Dhe unë endacaku i rryer dalë rrugëve

Dhe futem dyqaneve e asgjë nuk blej

Veç dekortabakave kineze të kostos 1 euro

dhe bëjë me dije vetulloshen e bukur

se do e këthej pas 3 ditësh

sa të bëj rrugë se tjetër s’kam nga t’ia mbaj

E, posi, kam një jetë si n’ përralla

pak shkëlqim e rehati për dhurratë

pak ushqim e i ngopur dej n’gogsimë

E në paradite deri në pasdite

në llaptop që më gjezdis më mirë

se dikur n’ Bajram Hasan pajtonxhiu

e se Ramë taksisti boshnjak.deri në Gjakovë

Kam një jetë ngjashëm me ate të Ramë Shipnisë

Vetëm në një këthinë t'harruar, me plaçka gjetë në plehërishte

e 9 maca t’braktisura brenda.

Jetë Diogjeni e dinjitet kulmi

Dhe ulur n’kolltuk të lashtë vetëm

Tek shoh filmin ,,Shtëpi Fantazmash” të Meril

Dhe tek bëjë bilancin e fitimhumbjeve në jetë

Më vie t’i çepoj shpullë ballit tim

Dhe e qortoj veten

Dhe qortoj gjithë ata që hak e kanë

Or ulok i gjorë,

Or i vetëkënaquri në një hapsirë të ngushtë

Or kasapi që cungove veten sa për një të mjerë!

Po ikën i vogël si kur që linde

Sose jetën pa hedhë sy mbi boten

Ndale ecjen pa gjezdisë universumit

Dhe nuk njohtove,

Dhe nuk mësove shpirtin e verdhucëve,

Shpirtin e islamve e të hixhabve

Shpirtin e besimit në Buden

Të tërë shpirtërave që bënë jetën e njerit

Të tërë shpirtërave që çelen porta lumturie

E mbureshe me llomotitje se ia dole bregut

E i jipje amin vetes se ngrite lartë bajrak fitoreje

Se hyre me mburje në histori të vendit

Se i dhe vendit me shumë se ç’kërkoj

Ik me vrap atje nga shpie fundjeta

Dhe vë nën sy grimcinë e vetes sate

Dhe kuptoje se të tillë e kishe vrapin

Dhe flak ilusionin se mund t’ishe tjetri

Ik! 2.2.25

0 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page