Nga përmbledhja me poezi ,,Vargje në muzg moshe"
Hyri në mua pa dijtë nga më ardhi
Dëshirëqëndrimi mbi Uren e Fshejtë e vëzhgimi i Drinit
Se mbërthyer nga enigma, veja në parahistori.
E shenjta Rozafë, ajo themeli që rritë kështjellen
Ajo themeli që mbanë peshën e jetes
Ajo prova e të qenëmit të Zotit tej, në pakufi
Tashti, sot
tek më zbardhi koka si një kodërz bore
Urdhëroj auton ndalesën tek Urë e Fshenjtë
Dhe shoh të tëren në gjezdisje syri
Gryken e Uren
E nën te Dri i qetë, i këthjelltë i harlisur
Ecën rrugën e vetë nën mbrojtje ure
E tej tek një lëndinë një mama përlutet
Duarngritur që shenjtëri ure t’ia rruaj djalin
E tek cep tjetër burri që lut shpëtim gruaje
Dhe Ura që nisi ngritjen nga rënkim shpirti
Ura që patundueshëm bëri historinë
Njësoj si kur nisi të marrë frymë
Hedhë dashuri tek njeriu
Jep krahun të ecën jetën
Sakaqë njeriu!
Njeriu i verbuar nuk sheh
Njeriu i çakërdisur
Ecën kapërcimthi mbi te
E s’di për të sajën shenjtëri.
Comments