Ti ardhe dhe ike
Tashmë mendje ime moshe
Nuk di qe sa vite
Vetëm e thot: një jetë
Me ata të vegjlit dikur
Ata engjëjtë që m’i jipnin jetës kuptim
Unë e veja mbeta si një miush
Që bodrumit të shtëpisë
Ecën me hap breshke për një troh ushqim
Me këmbet hark, të rrudhura, të zverdhta fare
Nga cepi në cep dhome
Këmbet e hapit t’ngdaltë
Që vonojnë të më çojnë jetën tek grahmë e fundit
Të piqem me Juskon tim
Vetëm, vetëm
E di i bekuari im
I dëshirit
Ylli që më bënë dritën e jetës
Ylli që më bëri shpresën e jetes
Ndo’iherë
Tek dalë për pluhur larjeje
Komshinjtë s’më njohin se më merrnin të vdekur
E unë, e unë pyes në vete:
E këta, këta nga ç’botë ardhën
E di i bekuari im
Tek je vetëm ti në shpirtin tim
Heqa dukjen e të mirëve komshi.
Të komshinjëve që kur në kuzinë zu vrapin flaka
Erdhën dhe në çast fiken ate
Dhe, më nxorren nga aty,
Dhe Haliti me bëri konak tek vetja
Dhe më shtruan supë të ngrohtë
Dhe çaj dhe një batanije mbi krah.
Eeh i bekuari im
Këta janë komshi të traditës
E ti i bekuari im, i shtrenjti i nënes
Sikur pate ngatrresë mendjeje
Dhe s’dije më ç’është lumturia
Dhe të hiki pa gjurmë se dhe këtu
Këtu skaj një nëne të rrudhur që të solli në jetë
Ka aqë dashuri, ka aqë ngrohtësi
Sa të jesh i lumtur edhe në përjetësi.
Ç’trishtim që më kaploj tek doja t’bisedoj me kalamajt e tu
Nuk dinin as një frazë të bënin
Dhe si një memece, më gishta ua thoja hallin.
Ti ike pa sosur një javë
E di nënë-më the-të mijtë nuk bëjnë pa mua
Ju ngecen hapi i vajtjes dhe tunden në frikë
Ee, i bekuari im
I thua po fjalët që t'i thoja unë dikur
Dhe, më i miri i nënes, dhe më i dashuri i nënes
Kujto dashurinë e droen sikur që ke ti
Dhe, përpëlitu e eja sa të çmallëm me ty.
Eja, eja, eja
Tek unë, tek nënë jotja
Në shtëpinë tënde tani shkretë
Në trollin tëndë që nga histori e lashtë.
m.m.h.
03.11.24
Pejë
Opmerkingen