Përkushtim me poezi i mrekullueshëm z. Terziu. Portretizim me respekt z. Fatmirit. Dhe unë, jap një insert të një përshkrimi të tij, nga më herët, që substancialisht, puqet me poezinë Tuaj. Ja: Z. Fatmir Terziu, dukej kjo që nga distanca se gjërat e mëdha se ‘q’shihen që nga aty, ka tejkaluar mbiemërin e vetë në kuptimin më të plotë të fjales dhe nga Terziu i një kohe të ikur ka mbërrijtur tek një figurë poliedrike, tek një person me shpërthime vullkanike, e përkundra kësaj, duke u shpërfaqur me një qetësi e butësi olimpike,, tek një krijues që në mozaikun e artit kombëtar dhe patjetër gjithandej kontinentit, vetëvetiu gjeti një cope vendi të madh e të tjerët krijues ia pranuan, për të bërë ate ndjeshëm më të begatë shumëkuptimisht. Ai pra që me vepren e vetë, më tepër i bëri nderë Mëmëdheut që është smaragd në opusin e tij dhe artit se lavdi vetës. Të duket sikur ka rënë në amnesion dhe ka harruar fare vetën.
E them këte dhe përkundra rrezikut të më trajtohet një lajkatari e tepruar e një arrivisti të moshuar, nga ziliqarët por, t’a dijnë se as që kam se si e për hirë të së vërtetes, as që dua t’i iki kësaj përshtypjeje.
Zotëri Fatmirit zotëri Terziut! Uroj që të jeni prometeisht i qëndrueshem, tek jeni në detyrën e një hulumtuesi të pasionuar të të vërtetave, të të bukurave, të lumturisë së njeriut dhe mirëqenies së Atëdheut, përherë në mundime që herë-herë ju shpiejnë deri tek një gjëndje shpirtërore dërmonjëse, të thuhet sa më bukur që të kulturohet njeriu e kombi. Të forcohet Atëdheu i të gjithë neve, se ne vetem një e kemi dhe s’e kemi për Pazar.- ua shprehë dëshirat më të mira z. Terziut po dhe të tjerëve që gjënden nën përkujdesjen e sinqertë të tij dhe të “Fjala Lirë”, që, tek gjurmoni botes pa fund të imagjinates, të gjeni atë shprehjen më të persosur të artit të quajtur letërsi.Asgjë më shumë nuk i duhet këtij vendi se fjala e mençur, mendja esull dhe dashuria ndaj tij.
Me të drejtën që më jep liria e fjalës, mendja ma thot se stuhitë e shtrëngatat ndaj Atëdheut nuk më duket se kanë prajtur dhe ju do jeni në rradhën e parë, në mbrojtje të tij.
Suksese
Pejë, 25.10.2013
Comments