Më zinin mëngjeset në shtrat t’leckosur
Mbështet kokën n’ jastëk gungaç
me romanet e botes time nën sy
ato në serbishte, ato në gege, ato në toske
paksa dhe françeske
të lodhur e të përgjumur
kurse në gjimnaz, n’at midisin e mallkimit tim
aty në bangen e fundit të rrjeshtit të mesëm-majtë
më duhej të qëndroja në heshtje e veshhapur
si një lolo tabula rasa
se kërbaç dënimi t’bënte shpinën vija-vija
Ç’detyrë e shenjtë që më doli nga romanet
Nga rusët e çmendur e francezët aristokrat
Nga shqiptarët e shqiponjës e sërbet e Car Lazarit
Nga ebraitet e mendjes kulmore, të filosofisë, fizikes e letërsisë
Ebraitët e Talmudit
E të ndjekur prore në globin.
Dhe, ia detyroja vetes pashtyeshëm
,,dëgjo mendjeharlisur, fluturues pa busollë skajmëskajë dynjas
Në këte e vë mendjen:
Përse s’bëhesh i mençur
Dhe me materialin që të dhanë ruset,
Që të dhanë francezet e revolucionit
Që të dhanë talijanët,
çifutet, gjermanet e anglezët
Posi dhe amerikanet, besa hungarët a ndo’i serb
Nuk ndërton një botë që ta do zemra
Një botë paqeje e dashurie njerëzish
Ka aty në depon e mendjes sate të tilla materiale!
Ç’këshillë e mençur, ç’sofizem antik e helenizëm
Nga Ramajana e nga Odiseu
E nga sekush jo!
Dhe nisa vendosjen e materialit për ngrehinën e lumturisë
Për hedhjen në pakëthim të baterdisë së njeriut
Të katandisjes, të ndrydhjes, të tragjikes së tij.
xhan, sa shumë material ngrehine
Dhe nisa të marr hisen nga historia, nga letërsia, nga muzika
Nga ajo koprracja kronike filosofia e zonja fizika
Zonja fizika që sovrane rrinte në fronin e vetë,
e jipte urdhëra jete të prera, të pakundërshtueshme
E sa për shkaqe gjëkoti, njëfarë drejtësie e ekonomie
Aman xhanum sa shumë material ngrehine
E sa i largët fundi i ngrehinës.
Ikën vitet, mplakja la kohen në të shkuarën
Dhe tashti, një vegim ma do përgjigjen:
Hëë, ç’ndodhi, ku është ngrehina
S’u bë jetë fjala e dhënë! Nga ti i devoçmi!
Jo, s’ndodhi, vërteta
S’ndodhi se Zoti s’më dha krahun,
Njeriu nuk e dashti
Dhe vetës mi mungonte krahu.
Qeshi vegimi me një ,,ha,ha” dhe iku...
Comments