top of page

Minush Hoxha: SA ISHE I VOGËL


SA ISHE I VOGËL


Erdhe në këte jetë nje mëngjesi polar

Me qeshjen e parë ndrite fytyrat e t'pranishm've

Te jetë i lumtur-uruan sa të panë.

Dhe, gëzimi nisi me ,,Bajadera” të jashtme.


E shkumbë shampanje.

Nisi dhe troku i jetes meskine. S'ndaloj asnjë çast!

Dhe nje dite më vonë, nje dite tek zure shtatin

Se ç’ndalove kërkuar nga bari i keq në udhekryq.


Me shikim të tretur në të panjohurat hapesira.

Mërmëroje nga zemrimi se s’dije nga t’ia mbaje.

Si një jabanxhi në një qytet të huaj, pytje:


E kjo anë nga të çon. Po kjo tjetra, ju lutem? E treta?


Dhe nje shoqëruese që t’a kishte krijuar nje çast i shpirtit pisk

Si një fantazmë e shpifur, të kishte lidhur për fatin e vetë


T’a tha: Nuk më dha zoti të tëren. Zoti!

Veç rrugen e jetes të rrokullisem pa ndalim


Do lëndohem në rënie, e ti-po t’u dha, iken nga akcila anë

Ecen nga të çojnë syt e mbyllur e mendje e terratisur


Po në këte pikë të vdekjes mos ndal!

Ti! molekula pa peshë në Universumin pa fund!

Ti. Doje që të ikje nga burg vetmie, bonjak i përultë

I vetem, nëpër kallvarët ndëshkuese


Të lidheshe për një degë jete, për një çast lumturie

Po, s’të doli jetë e imagjinates, e ëndërrave rinie

Mu në prag të saj, të doli një gogol!

Të trazoj! Të trembi! Të ç’orientoj!


Dhe tani, nga kënd largë syrit në gjamë e them:

Se ç’huqi aheng me ,,Bajader” të jashtme…

Sa i marrëzishëm që ishte guf shkumbe shampanje. 

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page