top of page

Minush Hoxha: NJË LUTJE ZOTIT



 

Të pash dje tek bëje hapin kokëulur

Nuk e them nëse nga turpi a pesha e viteve

Por unë...e di, për ato..e di ti çfarë,.të fala

Të t’a them, kalurova dreqrisht nëpër mençurira

Që nga gozhdim Krishti gjer sot

N’ato urtirat me kod hyrjeje

Dhe secila ma kërkoj faljen

Ashtu, më zë të qetë fare, zë mençurak

Si një korr antik

Në një përsëritëse monotone

Shkrirë në një zë ma thanë:

Fal! Të vie më e qetë, pa dallga përplasëse yte vete

Dhe nuk do gjetesh ngujuar në çeli të sajë

Aty, brënda mureve guri e në errësirë shpirti

Ja pra, aty

do prehesh i qetë si në jetë amshimi

e diç do bëjë tëndin portret biçim Krishti

e ballë tij do pshtyhet në histori fytyr Pilati

Këtheva kokën nga dieli e shikova qiellin

Kërkoja të më duket n’universum fytyr Zoti

Dhe më zërin lutës, në vete e thash lutjen

Zot, mëshiroje, Zot fale

Se nuk dinte ç’po bë

Se nuk dijti ç’ësht mëkati e ç’është virtyti...

Dhe Zoti i Madh do vendosë se ku do i lë shpirtin

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page